Klimë lufte mes Iranit dhe SHBA
Orët e fundit kanë sjellë lajme të reja nga gjiri Persik, kur pasnjoftimeve se SHBA ka vendosur të dislokojë 1000 trupa shtesë, pason tjetri: Irani ka rrëzuar një dron të SHBA me argumentin se kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane. Drejtues të lartë të Gardës Revolucionare janë cituar sot të jenë shprehur se Irani është gati t’i japë fund arrogancës ushtarake globale, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, vendi që qëndron pas tensioneve në Lindjen e Mesme, ka deklaruar se nuk ka interes për një luftë me Iranin.
Në emër të kujt kërcënon deputetja?
Disa media pranë pushtetit kanë zakonin e dispeçerit të mesazheve politike të ardhura nga burime të ndryshme, përfshirë faktorë ndërkombëtarë. Nuk ka sesi të kuptohet ndryshe p.sh hapësira mediatike që i jepet një deputeteje si Rudina Hajdari, të cilën e gjen në disa faqe mediatike sa herë që ajo flet.
Zbulohet elaborati "Dëbimi i palestinezëve"
Media të ndryshme në Izrael dhe në Lindjen e Mesme i kanë lënë vend një zbulimi arkivor të bërë nga një doktorant i historisë hebreje në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, Omri Shafer Raviv, sipas të cilit Izraeli ka ndjekur politika shtetërore për largimin e palestinezëve nga territoret e tyre. Sipas zbulimeve dokumentare në fjalë, çdo gjë nisi pas Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967, kur pasi trefishoi territorin e vet, TelAvivi zyrtar mendoi të bënte spastrimin e etnik të tyre.
Mbrohen duke sulmuar ata që i hodhën baltë gjithë Shqipërisë
Socialistët kanë vendosur të bëjnë atë që do bënte çdo i dëshpëruar: të mbrohen duke sulmuar. Sot zv. kryeministri Erjon Braçe ka hedhur poshtë faktin se në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” ka ndonjë akuzë, duke interpretuar se në këto materiale nuk provohet asgjëkundi blerja apo vjedhja e votave.
Ambasadori austriak: Zgjidhja në dorën e shqiptarëve
Përgjimet e fundit kanë bajatosur edhe më shumë situatën politike në vend, ku edhe ndërkombëtarët janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria është në fazën e një krize sistemike që buron nga shëndeti i paqëndrueshëm psikodemokratik i gjithë shoqërisë. Është e kuptueshme që imazhet e ditëve të fundit janë fotografia e një vendi me probleme të mëdha përfaqësimi si në qeveri ashtu edhe në opozitë.
Kryeministri: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë u pastruan nga llumi. Gabimi, jo i yni, por i sistemit
Thotë kryeministri në intervistën e sotme në TVSh:
E mbajmë mend sesi dikur kërkonte falje për ndryshimet e Kushtetutës, sesi deklaronte se përgjegjësia për aleancën me Ilir Metën ishte e tija. Sot zotëria po bën reformë, po pastron hauret e Avgjisë që i kishte krijuar me duart e veta. A mundet të ketë një njeri serioz që t’i besojë këtij zotërie?
Votojeni partinë deri në ditën e gjykimit, por mos na dërdëllisni se jeni Ndryshe
Rilindja e pagëzoi qeverisjen me aferën 400 milionë të CEZ-it. Në mes të saj rezultoi ministri Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama.
Nga një aferë financiare përfundoi në një aferë shantazhi mes dy palëve dhe u mbyll.
Vazhdoi me aferën Doshi-Meta, kur dikush akuzonte se dikush tjetër donte ta vriste.
Vazhdoi me megaskandalin e hashashit që përfundoi me qidra milionë euro fitim dhe një ministër të Brendshëm që kishte ngatërruar makinën. Ishte kjo prezencë e OSBE-së që fliste për 3 miliardë dollarë jashtë sistemit.
Shqipëria po shkon në theqafje syhapur
Po të ishte Shqipëria ndërmarrje ekonomike me aksione në bursë ndërkombëtare, menaxhmenti i saj do të duhej të mbante mbledhje urgjente e të përhershme alarmi me vetëm një pikë të rendit të ditës: si të ndalet rënia e vlerës së aksioneve?
Në fillim të këtij viti përllogaritja e “bursës” do të ishte që të mbahej stabiliteti i çmimit, e madje edhe mundësia e hipjes së tij pas marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Tash, në gjysmëvit, Shqipëria shihet me sy dramatikisht ndryshe prej para gjashtë muajsh.
Sofra e banditëve të Rilindjes; Babloku, Tërmeti dhe shoku i shokut Xhemal
Publikimi i të tjera përgjimeve nga gazeta gjermane "Bild" mbi zgjedhjet në Dibër ka ekspozuar edhe më shumë degradimin e qeverisë në një bandë ordinerësh që nuk gëzon më asnjë legjitimitet moral ligjor për të qëndruar në pushtet.
Përmbajtja e bisedave ku janë të përfshirë ministri Gjiknuri, shefa policie, deputetë dhe ku përmendet babloku ose kryeministri nuk kanë nevojë për më shumë koment. Vetëm sa kanë konfirmuar natyrën kriminale të organizatës së Rilindjes
Përgjimi 1:
Asgjë e paparashikuar. OSBE-ja kap normën duke mbrojtur qeverinë
Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri.
Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.
Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar.