Perëndimi ta ndalë Izraelin në Siri përpara se të jetë shumë vonë

Postuar në 20 Dhjetor, 2024 15:50

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje që Perëndimi të frenojë Izraelin në veprimet e veta në Siri, përpara se të jetë shumë vonë, siç tha ai.

F- Asad-isti në Prishtinë

Postuar në 20 Dhjetor, 2024 14:41

Me kravatë të kuqe e xhaketë të errët, flamurtari nacionalist i shqiptarizmës së mbetur në dorën e bandave që drejtojnë këtë vend, kryeministri Edi Rama është shfaqur në mbledhjen e përbashkët mes Parlamentit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka dalë ky individ në podium jo për të shprehur ndonjë qëndrim të ri për politikën e jashtme, se një të tillë nuk e pati dot ndonjëherë lumëmadhi, por sa për të shprehur ndonjë mesazh të tjetërkujt me gjasë, sa për të t’u bërë lajm.

Rënie e pandalshme dhe moshim, përmbyset modeli i rritjes së popullsisë globale

Postuar në 20 Dhjetor, 2024 10:18

Popullsia e botës ka gjasa të pësojë një kthesë të madhe krahasuar me prirjen e vazhdueshme historike të rritjes. 
Disa gjetje të fundit nga Institute for Health Metrics and Evaluation nga Universiteti i Washington, sugjerojnë një prirje rënëse që nëse konfirmohet parashikon zhvillime dramatike për të gjitha vendet. 

E Majta e re dhe militantizmi në shkencat sociale

Postuar në 19 Dhjetor, 2024 21:19

Ajo që ndodhi më 7 tetor në Izrael dhe çfarë pasoi nxori në pah dallime të thella në debatin intelektual në Perëndim, dallime që kanë zënë fill në premisa idelogjike, apo më mirë ideologjizuese të një lloj kaste të së mjatës progresiste.

SHBA: Të zgjatet mandati i prokurorëve të SPAK

Postuar në 19 Dhjetor, 2024 17:32

Në një aktivitet të zhvilluar sot me rastin e pesë vjetorit të krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zëvendësndihmës-sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka kërkuar që prokurorëve të njësisë në fjalë t’u jepet e drejta e vazhdimit të mandatit.

Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit e korrupsionit në historinë shqiptare dhe humbjen e profesionistëve më me përvojë…

Censi 2024/Kosova me popullsi 1 602 515 nga 1 739 825 më 2011

Postuar në 19 Dhjetor, 2024 14:49

Censi i Kosovës ka evidentuar se në shtetin fqinj banojnë 1 602 515 qytetarë. Agjencia e Statistikave ka publikuar rezultatet dhe në shifrën e sipërcituar përfshihen edhe komunat serbe, ndonëse ato bojkotuan pjesëmarrjen në regjistrim. Shifra e banorëve të regjistruar faktikisht është 1 586 659, ndërkohë që në vitin 2011 ka qenë 1 739 825.

Mosha ka pësuar këto ndryshime:

Nuk iki nga Serbia!

Postuar në 19 Dhjetor, 2024 14:28

A do të ikë nga vendi Aleksander Vuçiç? Është një pyetje që po shtrohet së fundmi nga opozita serbe e cila e krahason presidentin e vendit me Bashar al-Assad. I pyetur për këtë çështje në Bruksel, Vuçiç është shprehur i nervozuar se:

Në arrest shtëpie

Postuar në 18 Dhjetor, 2024 22:51

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të vendoset së shpejti nën arrest shtëpie pasi Gjykata e Lartë e vendit konfirmoi vendimet e mëparshme që e kanë dënuar për korrupsion.

Gjykata e Lartë Franceze ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që e ka vlerësuar një politikan, avokatin e tij dhe një gjykatës si fajtor për korrupsion, ndikim me synim fitimin dhe shkelje të sekretit profesional

Antieuropiane mbajtja e masave të BE-së ndaj Kosovës. Po ndëshkohen njerëzit edhe në projekte si uji i pijshëm

Postuar në 18 Dhjetor, 2024 20:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e disa vendeve europiane. Duke folur para mediave ajo ka vënë në dukje se masat kufizuese ndaj vendit të saj mbeten në fuqi dhe se në këtë qasje nuk ka asgjë europiane dhe as drejtësi. Ndonëse siç tha ajo, Kosova e ka linjëzuar 100% politikën e saj të jashtme me BE-në.

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Postuar në 18 Dhjetor, 2024 19:57

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga vendi ynë, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS