"Brenda kometës Churyumov-Gerasimenko(video)

Postuar në 02 Mars, 2020 15:46

Videoja është realizuar nga 400 mijë fotot e marra nga sonda "Rosetta".

Cilat para po falen?

Postuar në 02 Mars, 2020 14:57

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Parlament, sipas asaj që ai mendon se është sqarim, amnistrinë e re fiskale dhe penale që pritet të miratohet për pasuritë e paformalizuara. Fjala e kreut të qeverisë paraqet disa probleme serioze për atë që quhet funksionim i shtetit të së drejtës dhe ligjit. 

Së pari z. Rama ka dhënë premtimin solemn se “ligji do miratohet me 84 vota” duke siguruar kështu idenë e vet se amnistia është e pakthyeshme. 

Kurti sqaron reciprocitetin me dy letra për Trump dhe Pompeo

Postuar në 02 Mars, 2020 13:43

Mediat në Kosovë kanë zbardhur sot dy letra që Kryeministri Albin Kurti i ka nisur presidentit amerikan Donald Trump dhe sekretarit të Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo ku sqaron politikën e reciprocitetit me Serbinë. Ai ka nënvizuar rëndësinë që ka për Kosovën marrëdhënia me SHBA-të. Më poshtë letrat e publikuara nga mediat e Kosovës:

Kjo është letra që Kurti ia dërgoi Presidentit Trump:

Fotolajm/Protesta para selisë së qeverisë në Kosovë

Postuar në 02 Mars, 2020 13:33

Duhet "kapërcyer Rubikonin!" - Taksa po përdoret si "municion" kundër Qeverisë Kurti

Postuar në 02 Mars, 2020 13:28

 

Taksa 100% është kundërproduktive, është bumerang ndaj shtetit dhe diplomacisë së Kosovës. Kjo taksë s'ka bërë asgjë tjetër pos se ka "viktimizuar" Serbinë në marrëdhënjet ndërkombëtare. Kjo taksë, më shumë me qëllime djallëzore sesa gjeo-politike, në dioptrinë e syzeve ideologjike e diplomatike europerëndimore, Serbinë po e paraqet si të "sulmuar" e si "shtet gjynah" nga "sulmet e Kosovës primitive".

Përgjimet zbulojnë lidhjet e fshehta të qeverisë së Erdoganit me Vëllazërinë Myslimane në Egjipt

Postuar në 01 Mars, 2020 18:23

Në vitin 2013, qeveria e Erdoganit (në atë kohë kryeministër), u zhgënjye nga Vëllazëria Myslimane kur protestat humbën forcën e tyre pas rrëzimit të Mohamed Morsit në Egjipt. Kjo është ajo çka del nga disa dokumente sekrete. Sipas një përgjimi të klasifikuar, në të cilin dëgjohet biseda private e ndihmësit të Erdoganit, Ibrahim Kalin, dhe biznesmenit proqeveritar, Abdullah Tivnikli, Kalın ankohet për faktin se protestat e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt po e humbnin fuqinë.

Eksperiment i dështuar i Europës në Ballkan

Postuar në 01 Mars, 2020 17:58

Serbia i drejtohet së shpejti zgjedhjeve të përgjithshme të cilat po vihen në pikëpyetje nga bojktoi i opozitës.

Gishtat dhe flamuri, pasuria e patundshme e shqiptarëve

Postuar në 01 Mars, 2020 15:57

 

Blerja e stokut të banesave për të pastrehët e tërmetit është e domosdoshme

Postuar në 01 Mars, 2020 14:48

 

Adashi im, “anglishtfolësi” i financave deklaroi gjithë pompë përpara publikut Vendimin zyrtar të Qeverisë se për të pastrehët e tërmetit që po vuajnë dimrin përjashta dimrin dhe kanë humbur gjithçka nuk do të blihen. Të gjithë e dimë se në qytetet kryesore me dëmtimet të banesave janë Tirana e Durrësi ku për fat ka një stok të konsiderueshëm banesash të pashitura, i cili me mjaft gjasë do të shtohet për shkak të emigrimit në rritje dhe ndërtimeve që priten të kryhen në këto vite.

Imagjinoni Shqipërinë me Edi Ramën kryeministër për herë të tretë!  

Postuar në 01 Mars, 2020 14:26

Imagjoni për një moment Saliun kryeministër dhe FRPD kundër ministrisë së Arsimit. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhte. Nuk mund të ndodhte një here

Kështu është shprehur Edi Rama në ditën e tretë të Kongresit të Partisë së tij.

Ai u është drejtuar freshistëve me Saliun si kryefjalë, ndërkohë që pyetja aktuale sot është: Imagjinoni Shqipërinë me Edi Ramën kryeministër për herë të tretë! Imagjinoni se sa pak copë qiell do mbetet për të gjithë!

Pages

Subscribe to ResPublica RSS