Shqipëria dhe Kosova, ende larg një tregu të përbashkët energjetik

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:57

Një një analizë të publikuar nga Instituti i Studimeve të Avancuara (GAP) në Prishtinë mbi integrimin ekonomik të Kosovës e Shqipërisë thuhet se dy vendet janë ende larg krijimit të një tregu të përbashkët energjetik ndonëse qeveritë e Tiranës e Prishtinës kanë adoptuar strategji që synojnë këtë objektiv.

Në njërën anë, Qeveria e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2013-2022, në të cilën shpreh interesimin për krijimin e një tregu të përbashkët; në anën tjetër një gjë të tillë e bën edhe draft Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës 2013-2022, e cila është aprovuar në Qeveri, por nuk ka arritur të aprovohet në Kuvend.

Analiza thekson se dy vendet kanë specifike të ndryshme dhe krijimi i një tregu të përbashkët energjetik duhet parë në funksion të burimeve dhe kapaciteteve që kanë të dy vendet. Kështu sistemi energjetik i Kosovës i bazuar pothuajse krejtësisht në linjit, mund të shërbejë për furnizimin e energjisë baze, kurse sistemi energjetik i Shqipërisë mund të shërbejë si furnizues i energjisë së pikut.

Në këtë mënyrë do të optimizohen dhe ekonomizohen sistemet energjetike të të dy vendeve. Në të kundërtën, është shumë e kushtueshme që, në rastin e Kosovës, të përcjellët përmbushja e energjisë së pikut me termocentrale jofleksibile të linjitit, ndërsa në rastin e Shqipërisë të përdoret energjia hidrike për furnizimin e energjisë baze.

Edhe pse përfitimet nga bashkëpunimi energjetik i të dy vendeve janë të pa-kontestueshme, GAP thotë se Kosova duhet të ketë kujdes në ndërtimin e kapaciteteve të reja në bazë në qymyr. Përkundër faktit që qymyri i Kosovës është shumë kompatibil me resurset ujore të Shqipërisë, Kosova duhet të marrë parasysh edhe ndikimet negative të eksternaliteteve të djegies së qymyrit, si ndotja e ambientit nga pluhuri dhe gazrat, ndikimi negativ i ndotjes në shëndetin publik, dhe ndikimi negativ i zhvendosjes së popullsisë nga hapja e minierave të qymyrit dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja.

 

http://www.institutigap.org/documents/27075_Energjia.pdf

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.