Bipolarizmi në politikën shqiptare drejt fundit...

Dialektika e zhvillimeve politike në Shqipëri, përjashto disa momente dinamike, thuajse i ka ngjasuar një linje të drejtë. Pa u kthyer me pas në histori, këto momente të ndryshimeve të mëdha kanë qenë kurorëzimi i monarkisë në Shqipëri, instalimi i regjimit komunist dhe ndryshimet demokratike të fillimit të viteve 90-të. Para viteve 90-të fjala ‘pluralizëm’ në Shqipëri ishte e ndaluar. Pas rënies së diktaturës kaluam në pluralizëm që me kalimin e viteve rezultoi një maskim i bipolarizmit, ku dy forca të mëdha politike për dekada alternuan në mënyrë periodike pushtetin; alternim periodik që së fundmi nuk funksionon më për arsye të fuqizimit të një poli të vetëm dhe ligjit elektoral që fuqizon forcat e mëdha politike, duke ua bërë të pamundur forcave të reja politike hyrjen në parlament.
Me gjithë mangësitë e gabimet e tyre tw para, forcat e reja politike tani janë një realitet. Për të filluar me gabimet: në vend që të kërkonin proporcionalin kombëtar si kusht themelor i një pluralizmi të vërtetë, kërkuan listat e hapura që, përjashto Tiranën ose ndonjë qytet tjetër të madh, vështirë t’ju japin ndonjë mandat. Aty ku nuk gabuan, e që ndoshta do u japë shpresë, ishte kërkesa për votat e emigrantëve që u arrit. Për sa u përket gabimeve, theksojmë se, kush nuk kupton gabimet e të shkuarës është i detyruar ti përsërisë. Këto forca janë të penalizuara dhe nga mënyra bivalente e të menduarit e të gjykuarit (me dy mundësi të vetme) të shqiptarëve qw është me e theksuar se tek shumë popuj të tjerë, kështu që kërkohet kapërcimi i kësaj mënyre të të menduarit e të gjykuarit për të arritur në një pluralizëm të vërtetë. Për këtë duhet që panorama politike të ketë shumë oferta interesante.
Vetëm kur të ketë disa forca politike që krijojnë instabilitet qeverisjes, do të ketë shpresë për demokraci të vërtetë. Vetëm atëherë mund të mos vidhen, manipulohen, e të mos blihen votat. Blerja e votave është formë investimi me afat katër (+ katër) vjeçar(me një shkallë besimi tek rikthimi shumëfish i investimit). Po të ishte një skenar më i paqëndrueshëm qeverisje si në është në Kosovë, Greqi, Itali, Maqedoni të Veriut etj., trafikantët e votave do të ishin më të pasigurt. Siç u theksua: sa më e qëndrueshme është qeverisja aq më e rremë është demokracia. Faktikisht bipolarizmi në politikën shqiptare duket se është drejt fundit, por problemi është se vendin e tij mund ta zërë pluralizmi, siç shpresohet, por dhe unipolarizmi!
Comments
Uroj te shkojme drejt
Uroj te shkojme drejt pluralizmit, zoti Simoni. Thjesht duhet theksuar qe problemi nuk eshte vetem te kultura e shqiptarit. Problemi jane ujdite PD-PS, te firmosura ne 2008 nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Keto ujdi jo vetem na dhane pushtetin, por na dhane edhe opoziten, edhe listen e mbyllur edhe kryetarin e partise. Keshtu si u be puna, ky skizofreni kot pellet qe Saliu eshte kenete, sepse ne sistemin e tij nuk ka vend tjeter per opozite pervecse permes Saliut. Dmth. mire qe keta na bejne pushtetin, por keta e kane vendosur edhe cila do te jete opozita qe ne duhet ta pranojme si legjitime. Nese nuk te quajne Edi ose Sali, mediet publike dhe mediet e kontrolluara as qe do te te permendin si emer, as do te te ftojne ne debate, etj.
Ky eshte problemi i dikarures se re shqiptare. Ndonese televizor dhe portale ndjekim te gjithe, duhet te vinte 11 maji qe ta kuptonim se pervec Saliut ne Shqiperi paska edhe opozite tjeter. Deri me 11 maj nuk na u dha shansi qe ta dinim kete gje. Dhe sikur te mos mjaftonte ky maskim qe u behet pushtetit dhe opozites, sistemi zgjedhor eshte bere i tille qe te favorizohen vetem dy parti. Kemi nje ps qe me 600.000 vota merr 70% te Kuvendit, dhe nje levizje Shqiperia Behet, e cila me 50.000 vota e merr apo nuk e merr nje deputet.
Koment qe vlen
Koment qe vlen
Add new comment