Babai vret të birin, dhe nusen e tij italiane; gazetat kërkojnë një “përplasje qytetërimesh”

Lajmi i ditës është një lajm i kronikës së zezë. Ngjarja është kjo: “Engjëll Uçaj, bashkëshorti i Rajmondës, ka vrarë të birin, Sokolin, tok me të shoqen, Giulia Baldassari-n. Në momentin që i biri po ushtronte dhunë mbi të atin, ngaqë ky i fundit nuk shkonte me nusen e re italiane, e ngaqë po u kërkonte të dilnin nga shtëpia e ta linin në paqe, nxehen gjakrat keq. Nuk ishte hera e para që djali ushtronte dhunë mbi të atin. Në këto rrethana, i ati i ikën nga duart, shkon në dhomën tjetër, merr automatikun, dhe qëllon mbi të. Qëllon dhe mbi Giulia-n që po ndiqte të shoqin nga pas. Të dy (shihni foton e lajmit) mbeten të vdekur.”
Gazetat e sotme nxjerrin në evidencë versionin e autorit të krimit përpara hetuesve, duke i mëshuar idesë së kontrastit dramatik midis një vjehrri, që ish tepër i prapambetur e nuses së djalit, që ish tepër moderne. Ja ç’del duke bashkuar këtë dëshmi me ca pohime të gruas së tij bërë gazetareve Elisabeta Ilnica e Miranda Sadiku të së përditshmes Panorama: “Ajo, Giulia, kish sjelljen e një të përdale. Vishej si e përdalë dhe shante, na shpërfillte e na injoronte të dyve si prindër, vërdallosej kot, pinte cigare, i linte bishtat kudo, ishte e paedukatë, na shante në italisht. Djali na gjente vazhdimisht duke u zënë, por ajo i varej në qafë, qante, dhe thosh se ne e kishim fyer. I thoshim djalit se ajo gënjen, se duhej ta ndante e se duhej të merrte një nuse për së mbari, dmth shqiptare. Por ai bëri të kundërtën, na u kundërvu, dhe zuri të vinte dorë mbi ne. Kështu i kërkuam të merrte nusen e të largohej nga shtëpia. Etj., etj.”
Të gjitha gazetat kanë raportuar mbi këtë ngjarje, por ndahen më dysh kur vjen puna tek motivet e krimit. Disa, si Panorama, i mbahen “përplasjes së qytetërimeve”, të tjerat e përshkruajnë si një krim të ngritur mbi varfërinë, mbi çështje të pronës, e mbi mosmarrëveshje banale që shndërrohen fare pa të keq në konflikte për jetë a vdekje.
Re.Pu.
Comments
Në këtë version ndërynë
<p>Në këtë version ndërynë shteti dhe organet e drejtësisë me të drejtë prindrit duke e parë se nuk mund të bashjetojnë me çiftin e ri të drejtoheshin dreitësisë dhe se cili të bënde jetën e tijë ashtu si i pëlqenë por nuk lejohet vrasija por kjo është mentaliteti ynë e kemi më të lehtë të tërheqim këmzën e armës se ti drejtohemi drejtësisë</p>
Ore, po fakti qe kta shkuan
Ore, po fakti qe kta shkuan ne polici 2 ore perpara ngjarjes, dhe nuk deshi t'ja dinte njeri, po i kthyn mbrapsh ne shtepi, nuk i ben pershtypje njeriu? Ktu nuk gjen zgjidhje ne shtet, e prandaj detyrohet njeriu ti zgjidhi gjerat ne kto menyra...
Add new comment