Rikthimi i ligjërimit fetar në jetën publike shqiptare dhe diferencat qytetërimore

Postuar në 21 Nëntor, 2013 09:52

Pse krijon ndjeshmëri afrimi i Shqipërisë me Turqinë? Pyetja implikon vetiu elementin fetar, por edhe atë historik. Dhe këtu ndikojnë edhe mendimet e intelektualëve shqiptarë. P.sh Ismail Kadareja në librin “Mosmarrëveshja” e trajton ekzekutimin e Ramize Gjebresë si një akt që reflekton një mendësi fetare, islamike të disa komunistëve shqiptarë. Kjo plotëson një mendim që rrjedh në tranzicionin shqiptar sipas të cilit Diktatura shkonte kah Lindja, jo vetëm si rreshtim i detyruar gjeopolitik, por edhe si një afinitet shpirtëror, madje si një ndjesi antiperëndimore. Sa e vërtetë është kjo? Sigurisht që kërkohen studime, por në këtë drejtim gjithçka lidhet me figurën e Enver Hoxhës, i cikluar gjerësisht si totemi i të keqes të së shkuarës. Mungon në të vërtetë analiza e ligjërimit politik të atij sistemi. “Shqipja Totalitare” e Ardian Vehbiut sugjeron një vështrim, por ajo më shumë ndalet në aspektin e klisheve, ‘paketimit’ gjuhësor, sesa në përmbajtjen dhe orientimin e ligjërimit në shtrirjen kohore. Akuza për afilacionin mysliman të Hoxhës ushqehet edhe nga një punim i njohur i Arshi Pipës që e gjurmon atë në librin “Shënime për Lindjen e Mesme”. Dhe pikërisht mbi këtë libër, këtu: http://www.e-zani.com/2013/10/15/enver-hoxha-hoxhe-enveri/ mund të lexohet një vështrim, i cili merret hollësisht me investiturën e supozuar myslimane të Enver Hoxhës. Tema ka rëndësi, sepse përpjekja për të pajtuar komunizmin alla shqiptar me një mendësi fetare, transferon probleme në marrëdhënien e sotme ndërshqiptare dhe priret të polarizojë ligjërimin aktual politik, që mori nuanca fetare në fushatën e fundit elektorale.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.