Shënim: E mbani mend kur ishte Saliu?

Sot u mblodh komisioni hetimor për emërimet në administratë ku siç pritej ka patur “debate”. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera nënkryetari i tij, deputeti socialist Taulant Balla: “Kemi mjaft prova konkrete që elementë kriminalë të larguar nga administrata strehohen sot në Bashkinë e Tiranës... Kur Basha ishte ministër i Jashtëm transportohej drogë me makinat e ambasadave shqiptare”. Para disa ditësh, kur po debatohej çështja e çmimit të karburanteve, Balla doli me një tjetër autoprononcim diversiv në “Facebook”: “A e mbështet PD-ja heqjen e taksës “Zen” për karburantet”, pyeste Balla. Janë dy raste, në mes dhjetërave, që i ngjajnë kaq shumë për nga “argumentimi” statuseve në “Facebook” apo deklaratave në Parlament të kryeministrit të këtij vendi anëtar i NATO-s. Dhe ky “argumentim” mëton të relativizojë çdo thagmë që po na dëgjojnë veshët, me redaktimin e devizës “Gjithë fajin e ka Saliu” në “E mbani mend kur ishte Saliu?”. Një qasje të tillë e has shpesh te militantë të majtë(më saktë PS-istë), te qytetarë që e refuzojnë modelin e Sali Berishës, pasojat e qeverisjes së tij, që shohin tek ajo farën e kriminalizimit dhe shkatërrimit të Shqipërisë. Por kjo nuk mund të jetë alibia e qeveritarëve, as qasja e tyre, pasi ata nuk janë votuar që të riprodhojnë përditë “histori me Sali”. Edhe sikur ta marrim në një aspekt formal, alibia nuk qëndron, pasi kjo qeveri, këta ministra, kanë bërë me bujë të madhe analizën e 300 ditëve të punës së tyre, ku me fjalët e veta pohuan se të gjithë sektorët kanë rilindur, se ndryshimi është i prekshëm, se transformimi i Shqipërisë ka nisur. Pse atëherë nuk funksionoka ky kontrast i progresit me të shkuarën e errët si element i vetëkuptueshëm bindës për qytetarët? Ç’nevojë do të kishte për Saliun alibi, nëse zhvillimi do të ishte real? Asnjë. Kjo ndodh sepse ajo që propagandohet nuk është e vërtetë. Që nga 23 qershori 2013 e deri më sot në Shqipëri ka ndodhur e ndodh çdo gjë: tritolvënia, mbyllja e proceseve gjyqësore për mediat, gënjeshtra publike, skandalet në spitale, vrasjet e pazbuluara, trafiku i drogës në përmasa të mëdha, korrupsioni, shfrytëzimi i pozicioneve shtetërore, tendera që ngjajnë si dy pika uji me ato që bëheshin dikur, përvjedhje nga qëndrimet publike, presioni ndaj mediave, instrumentalizimi i statistikave, mbifaturime dhe abuzime me energjinë etj.. Janë të gjitha këto që ndoshta kërkojnë një lexim më korrekt të mesazhit të 23 qershorit, që sjell sot kaq diskutime të kota në planin moral, kur flitet për zhgënjim etj.. 23 qershori shpjegohet më mirë si nevojë për të mos lejuar përqendrim pasurie në atë fare feje, si pikë frenimi ndaj monopolit përfundimtar të vendit. Është edhe mesazhi i dytë, ai që përçohet me rritjen e LSI-së, që e sheh votën si biznes dhe me funksione pragmatike. Aleanca për Shqipërinë Europiane është sarkazma e këtij pajtimi që po zbulohet përditë e më shumë si pronësues dhe menaxher i pasurisë publike, të kapur pjesërisht nga qeveritarët që ikën. Çmitizimi i zgjedhjeve të fundit, do kursente edhe këtë shfaqje të përditshme paternaliste të kryeministrit, gati si prej Pjetri të Madh të Shqipërisë, që flet për shtetin modern apo për Europën si "të vetmen rrugë". Për të mundësuar kështu një raport më të vërtetë dhe më mobilizues: taksë-shërbim.
skerdilajd zaimi
Comments
Kam pershtypjen se tani po

Kam pershtypjen se tani po fillojme e po mbledhim frutet e "koalicionit te qelbesirave" qe Mustafa Nano e bekoi dhe e percaktoi si parakusht te domosdoshem per te shpetuar nga "Berishizmi". Po kritika qe iu be asaj kohe dhe me vone Nanos per kete ide kishte te bente ne thelb pikerisht me kete ndroje: qe vertet ne saje te "koalicionit te qelbesirave" do mund te shpetonim nga Berisha, por do te ishte pikerisht "koalicioni i qelbesirave" dhe detyrimi per te te bere koalicion me Ilir Meten qe do te garantonte qe berishizmi te vazhdonte edhe per nje dekade tjeter ne kete vend. Tani po shohim rezultatet qe per mua ishin mese te pritshme, e per Nanon si teoricien i asaj qe duhej bere nuk rezervoj kurrfare vleresimi; te pakten jo per kete rast.

"Koalicioni i Qelbesirave" te

"Koalicioni i Qelbesirave" te pakten ka vendousr te beje dicka per shtetin edhe duke humbur ndonje vote per pushtetin,shume here me mire nga "Koalicioni i Lala Gjonit" qe per te mbajtur pushtetin i beri m**n shtetit,apo slloganin qe kishin...hani pini e shker****i vetem voten te ma jepni.

Po pse nuk fole atëherë o

Po pse nuk fole atëherë o Balla? Apo kishe frikë. Tash nuk ka vlerë.

Problemi nuk duhet pare aq

Problemi nuk duhet pare aq ngushte. As qe mund te imagjinohet se krimi do te zhduket. Ai eshte prezent edhe ne vende me te zhvilluara, si ne SHBA, Kanada, Japoni, France, Angli, pale ne Itali, Spanje, Greqi etj. Nga lajmet e perditshme degjojnme sa e sa vrasje, madje edhe femije ne shkolla, se sa arrestime per droge madje me ton, trafik te qenieve njerezore etj. Por askund s'kam degjuar qe kundershtaret politik per keto raste te akuzojne presidentet apo kryeministrat per bashkepunim me krimin, edhe kur ato zbulohen pas vitesh veprimtari. Vetem te ne gerthasin se ne krye te ketyre bandave qe kapin e cohen ne gjyq na qenka vet Rama! Cudi, edhe ne krye edhe i kap e i con ne gjyq! Po mendoni pak me thelle o njerez kur e nxirrni fjalen nga goja mos u beni te gjithe Arben Ristane!

Fjala eshte per krahesim se si po shkojne krimet, ne ulje apo ne ngritje, krhasuar me kohen e para 23 qershorit. Eshte nje spekulim i madh qe ben autori i ketij shenimi, qe na pritka te mos kete me asgje kriminale. Epo kjo eshte e pamundur ne kete epoke. Nese nuk kupton kete me mire mos hyre fare ne keto hulli. Nese e kupton dhe perseri shkruan ashtu si shkruan, atehere qellimisht tregon ligesine dhe perkatesine tende politike.

Jono ne bote nuk te akuzon

Jono ne bote nuk te akuzon njeri ashtu se Sali vetem nje ka,fati yne qe na ka rene neve.

Add new comment