Blloku Në Vëmendje
Kulaç me kripë për Papën
Mëngjesin e kësaj të marte mbërriti në Shkup Primati i Kishës Katolike, Papa Franncesku, i pari Papë që viziton Maqedoninë e Veriut. Ai u prit në aeroport nga Presidenti i Gjorge Ivanov dhe Kryeministri Zoran Zaev me të gjitha nderimet dhe zakonet tradicionale (bukë dhe kripë).
Presidenti mbron rektorin
Ilir Meta kthen mbrapsht një tjetër propozim të qeverisë. Kësaj radhe bëhet fjalë për rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, të cilin Presidenti ka refuzuar ta shkarkojë.
Facebook lan duart, po gjyqtarët - censorë të medias online kush i kontrollon?
Gazeta britanike “The Guardian” shkruante sot mbi problemin shumë të madh që ka krijuar vendimi i Facebook për të bllokuar faqet e disa figurave të ekstremit të djathtë që propagandojnë ide racore etj..
ARRSH dhe policia heqin natën tabelat dygjyhëshe në Bashkinë e Finiqit (Foto)
Pak ditë pas vendosjes së tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit që administrohet nga partia MEEGA e minoritetit grek, Autoriteti Rrugor Shqiptar me mbështetjen e policisë hoqi gjatë natës emërtimet në greqisht dhe shqip të vendosura në rrugët e kësaj njësie.
Hapin debat tabelat dygjuhëshe në minoritetin grek
Bashkia e Finiqit që i përket pakicës kombëtare greke ka vendosur në rrugët dhe hyrjet e fshtrave që ka nën administrim tabela dygjuhëshe në shqip dhe në greqisht që tregojnë emërtimet përkatëse.
Kjo është hera e parë që kjo e drejtë vihet në zbatim të plotë, pasi më herë tabela dygjuhëshe ka patur vetëm në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, në zonën e Dropullit. Në të shkuarën megjithatë shpesh herë emërtimet në greqisht janë fshirë nga organizata apo shoqata patriotike.
“BE po luan me zjarrin në Ballkan”
Për "papërgjegjshmëri" akuzon Bashkimin Evropian eksperti për çështjet e Ballkanit, Michael Brand lidhur me diskutimet mbi ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sipas politikanit kristian-demokrat, kjo qasje rrezikon stabilitetin e rajonit më të gjerë. Ai tha në një intervistë për RBB-Inforadio, se Brukseli duhet ta bëjë të qartë se nuk shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.
Shqipëria lëshon “sovranitet”, Frontex vjen në fund të majit
Në fund të majit në kufirin shqiptar do vendosen ekipet e Frontex, sipas marrëveshjes për bashkëpunimin ndërkufitar mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian. Këto ekipe do të kenë të drejtën të ndërhyjnë në territorin shqiptar për të frenuar trafikun e drogës dhe kontrolluar flukset e migrimit.
Vuçiç me rekomandim në Berlin, zbardhet letra
Samiti i Berlinit u dha argument zërave që e shohin refuzimin e hapjes së negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor si përplasje të brendshme të BE-së në prag të zgjedhjeve të majit.
Shtyrja e vendimit për në shtator e justifikon deri diku këtë logjikë për aq kohë sa mediat e huaja flasin për një veto të presidentit francez Macron ndaj zgjerimit me vende si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, pranimi i të cilave do u jepte argument forcave të ekstremit të djathtë, kësisoj dhe vota në parlamentin e ri.
Haradinaj: Presione nga Merkel, Macron, Thaçi dhe Rama për heqjen e taksës 100%
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në një lidhje direkte nga Berlini, për Televizionin Koha në Kosovë, se gjatë takimit ka patur presione për heqjen e taksës me Serbinë.
Zbulohet njësiti guerril që fshiu germat e Teatrit Kombëtar
Pas u fshinë gërmat e ballinës në Teatrin Kombëtar, qeveria që e kap lepurin me qerre, edhe kur fshihet nëpër pyjet kanabiste të lirisë, tha se do hetonte se nuk dinte gjë.
Në fakt nga një foto e qarkulluar së fundmi në media duket qartë se kush është njësiti guerrlil që punon natën për të zhbërë institucionet sepse premtimi për tenderin është dhënë. Janë mjete të epër të ngjashme me ato të Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj - që sado të fshihet ka një fytyrë që bërtet më shumë se çdo demagogji se çfarë është pas saj.
