Blloku Në Vëmendje
Një betejë e fituar për Vjosën(video)
Një film i shkurtër i realizuar për Vjosën dhe burime ujore në Bosnje tregon përpjekjet për të ruajtur nga shkatërrimi ata që quhen lumejtë e fundit të virgjër në Europë. Një sinjal pozitiv që duhet shpresuar të mos shuhet.
Ngjall reagime CV e ministrit shqiptar të Kulturës
Kryeministri Zoran Zaev prezantoi të dielën propozimet për kabinetin e ri qeveritar. Një prej emrave që do të përfshihet në qeveri është edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.
Për personazhin në fjalë pati shumë reagime për shkak se nuk ka eksperiencë politike dhe për më tepër do të drejtojë një Ministri si ajo e Kulturës.
Gjëja më e rëndësishme është se cv-në e tij (më poshtë), ministri i Kulturës specifikon si gjuhë amtare shqipen ndërsa gjuhën maqedonase si... të huaj.
Tërmet socialist edhe në Shtëpitë e Zotit
Partia Socialiste është kudo. E gjen nga sonetat e Carla Bruni-t , deri në Kishën e Leklit apo atë të Rroskovecit
Rilindja e bën tërmet ngado, si në Dibër me shenjtërinë e votës ashtu edhe me fjalën e dhënë në shtëpinë e apo Rrugën e Zotit. Publiçiteti i kësaj qeverisje po tejkalon çdo marrëzi duke zëvendësuar Ungjillin me ligjërimet e Tërmet Peçit dhe Majlinda Bufit. Dy bashkiakët socialistë të Tepelenës dhe Rroskovecit u futën njëri në Kishën e Leklit tjetra në Kishën e Shën Kollit për të folur për Rilindjen dhe bëmat e saj.
Zbardhet skema korruptive e punonjësve të AMA-s
Me një skemë mirëfilli shpërdorimi të detyrës përmes korrupsionit dhe rryshfeteve rezulton të këtë funksionuar Autoriteti i Mediave Audiovizive vitet e fundit. Këtë e faktojnë vepprimet e grupit që u zbulua rastësisht nga përgjimi i Bledar Karajt me qëllim zbulimin e plagosjes së tij në vitin 2013 në Elbasan.
Garanci publike për Maqedoninë e Veriut
Ajo që përflitej mbi një diferencim të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e hapjes së negociatave u konfirmua edhe publikisht nga kancelarja Merkel. Në përfundim të samitit të nivelit të lartë në Bruksel, ajo shprehu hapur mbështetjen që Shkupi të marrë dritën jeshile në tetor.
Ambasadori austriak: Zgjidhja në dorën e shqiptarëve
Përgjimet e fundit kanë bajatosur edhe më shumë situatën politike në vend, ku edhe ndërkombëtarët janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria është në fazën e një krize sistemike që buron nga shëndeti i paqëndrueshëm psikodemokratik i gjithë shoqërisë. Është e kuptueshme që imazhet e ditëve të fundit janë fotografia e një vendi me probleme të mëdha përfaqësimi si në qeveri ashtu edhe në opozitë.
Ndoshta kryeministri do ta quajë turizëm elektoral (Video)
Protestat e opozitës kryeministri i Shqipërisë i krahasoi me koncertet e mbremjeve verore dhe sugjeroi me ironi se mund të përfshiheshin në paketat turistike. Tashmë ka më shumë material për paketat që ka menduar t’ua ofrojë të huajve.
Tensionet e nisura mbrëmë në Shkodër janë shtrirë sot në disa qytete ku zyrtarë vendorë dhe mbështetës të opozitës kanë tentuar të hynë me forcë në Komisionet Zonale për t’i liruar. Përplasje raportohet të ketë patur në Burrel, Kamëz e Kavajë .
Një shije si do jenë zgjedhjet e 30 qershorit (Video)
Një shije sesi do jenë zgjedhjet e 30 qershorit vjen nga Tropoja ku policia bashkiake dhe mbështetës të opozitës hynë me forcë në KZAZ-në për të liruar ambjentet në zbatim të dekretit të Presidentit Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Policia nuk arriti të pengonte mësymjen e tyre duke qëndruar gjithsesi në ambjentet e brendshme.
Shkelës të dyshuar të Ligjit. Ministri organizon "çunat problematikë" për zgjedhjet
Damian Gjiknuri është sërish lajm. Ndodh ça ndodh në këtë vend, ai del përherë në qendër. Njëherë me tendera, njëherë me koncesione, tani me përgjime. Zotëria sipas gazetës “Bild” siguron për zgjedhjet lokale në Dibër një furgon me “çuna problematikë” që “të jenë për çdo rast”. Ai ja referon këtë një drejtori në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, që është drejtor i Qendrës për të Huajt që hyjnë Ilegalisht në Shqipëri.
Basha letër Prokurorisë: Tregoni faktet
Këtë të hënë pritej që Prokuroria t’i komunikonte akuzën kryetarit të PD për kontratat e Lobimit në Shtetet e Bashkuara, por Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, ish-sekretati i i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe dhe financieri Ilir Dervishi përmes një letre drejtuar organit të akuzës shpjegojnë pse nuk pranuan të paraqiten.
