Blloku Në Vëmendje
Virusi godet të gjithë sistemin
Kur flet me mjekë të kujdesit intensiv në të gjithë Britaninë e Madhe, të rraskapitur pas javësh që merren me pacientët me Covid-19, ajo që të thonë herë pas here është: "Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë më parë".
Ata e dinin që një sëmundje e re po vinte qëkur u shfaq rasti i parë në Kinë. Dhe ndërsa numri i rasteve rritej, mjekët nëpër Britani lexonin raportimet e dorës së parë nga kolegët në Kinë, dhe më pas në Itali - në revista shkencore dhe në media sociale - për intensitetin e infeksionit.
Sulçebe: Covid-19 nuk lë pasoja në sistemin imunitar
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe të shtunën është shprehur se koronavirusi është një sëmundje virusale e cila transmetohet nëpërmjet rrugëve respiratore, por që nuk e dëmton imunitetin e njeriut. Gjatë një lidhje me Skype për televizionin TVT, Sulçebe tha se imuniteti jonë është aleat në luftën ndaj virusit Covid-19.
Letrat e prishjes së Teatrit. Zbardhet komunikimi Fusha-Veliaj-Kumbaro-Agaçi
Një ditë pasi biznesmeni Shkëlqim Fusha pranoi se plani i tij për ndërtime pas zonës së teatrit vijon të jetë aktiv, TvT zbardh korrespondencën mes kompanisë dhe institucioneve lokale dhe qëndrore që u përfshinë në avancimin e projektit për Teatrin dhe kompleksin e ndërtesave pas tij.
Në 16 shkurt të vitit 2018, kompania “Fusha” zyrtarizoi me një shkresë drejtuar Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës planin e tij për të ndërtuar godina shërbimi në zonën e Teatrit Kombëtar.
Shkëlqim Fusha: Vazhdojmë projektin e kullave
Shembja e godinës së teatrit Kombëtar nuk i ka prishur planet e kompanisë Fusha për të zhvilluar planin e saj të biznesit për këtë zonë, ku ajo zotëron një pjësë të truallit. Drejtuesi i kompanisë, biznesmeni Shkëlqim Fusha I kontaktuar nga TvT na thotë se ambicja e tij është po e njëjta.
Ëndrra ime është e njëjtë me të parën
Gënjen me qetësi(ose nuk di gjë) dhe publikisht
Ky është Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili në një video 10 minutëshe u përpoq të shpjegonte vendimin e vështirë që sipas tij iu desh të merrte për të hedhur në tokë me fadroma godinën e Teatrit Kombëtar.
Fiton obsesioni i një njeriu. Prishet Teatri Kombëtar
Është prishur në orët e para të mëngjesit godina e Teatrit Kombëtar. Akti është konkretizuar pas më shumë se dy vjet rezistence dhe proteste dhe në përmbushje të një obsesioni 20-vjeçar të Edi Ramës(jo pa mbështetje).
Përtej padive në Gjykatë Kushtetuese dhe çdo ankese tjetër, Teatri siç e njohim nuk ekziston më duke dhënë dëshminë se teka e një njeriu triumfoi mbi nevojën për të paktën një referendum lokal.
Çdo gjë mund të restaurohet dhe rikonstruktohet, vetëm Teatri JO!
Sot ka shktruajtur për Teatrin Kombëtar, Blendi Gonxhja, ish-nënkryetar I Bashkisë së Tiranës në kohën e fasadave në kryeqytet. Ndër të tjera z. Gonxhja – që thekson se opinioni I tij është krejt personal dhe jo në emër të ndonjë detyre – shkruan:
KLSh: Pezulloni veprimet për Teatrin derisa të vendosë Kushtetuesja
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) i ka dërguar një letër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke i kërkuar të pezullojë çdo veprimtari për teatrin derisa të vendosë Gjykata Kushtetuese në bazë të padisë që bëri kreu i shtetit, Ilir Meta.
Rrethohet sipërfaqja e parkut pas “Sheratonit"
Ky rrethim është vendosur prej disa ditësh në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës pa një tabelë orientuese për punimet që do të kryhen mbi këtë hapësirë publike. Rrethimi zë një pjesë të konsiderueshme të parkut të madh të tiranës që është një prej zonave më të lakmuara nga ndërtuesit që planifikojnë godina shumëkatëshe. Në media është folur prej të paktën dy vitesh për ndërtimin e 3 kullave në këtë zonë nga kompania Kastrati, qëkurse kjo e fundit bleu ish-hotel Sheraton.
Një prishje që po fsheh firmën kryesore
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë publikuar një listë ku figurojnë emra drejtorësh në Bashkinë e Tiranës që firmosin për shembjen e godinës. Janë anonimë publikë, me detyra besnikërie, ku disa prej tyre janë verifikuar si njerëz me probleme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Çka bie në sy është se për prishjen e godinës në fjalë ka një shumëzim firmash dhe njerëzish, ka VKM dhe vendim këshilli Bashkiak, për ta shndërruar procedurën në një përgjegjësi kolektive.