Blloku Në Vëmendje

Pse Covid-19 vret më shumë burra se gra?

Postuar në 08 Nëntor, 2021 14:00

Që prej fillimit të pandemisë u vu re se rastet që përfundonin në fatalitet ishin më shumë meshkuj se femra. Sipas statistikave në Itali, një nga vendet me numrin më të madh të viktimave gjatë valës së parë, 57% e viktimave të Covid-19 janë meshkuj.

Vaksinim i detyruar? Pas Molnupiravir, Pfizer njofton zhvillimin e një pilule të re kundër CoVid-19

Postuar në 05 Nëntor, 2021 14:18

Një ditë pasi Britania e Madhe miratoi Molnupiravir si pilulën e parë kundër CoVid-19, kompania Pfizer ka njoftuar se edhe ajo ka zhvilluar një pilulë që sipas saj redukton rrezikun e hospitalizimit dhe vdekjeve te pacientët me 89%.

Kundërshtime të forta ndaj ndryshimeve në kurrikulat e matematikës në Kaliforni

Postuar në 03 Nëntor, 2021 17:38

Rreth 1000 ekspertë të matematikës dhe matematikës së aplikuar në Kaliforni, me anë të një letre drejtuar Departamentit të Edukimit (CDE) kundërshtojnë ndryshimet në kurrikulat e lëndës. Ata thonë se këto të fundit mund të dëmtojnë procesin e nxënit te 6 milionë nxënës në shkollat publike.

“Jemi shumë pranë humbjes së Amazonës”

Postuar në 02 Nëntor, 2021 12:36

Amazona është një "rezervuar" i jashtëzakonshëm natyror i CO2. Me 7.8 milionë kilometra katrorë pemë, lumenj dhe ekosisteme, ajo thith dhe ruan midis 1 dhe 2 miliardë tonë gaz karbon në trupin e bimëve, duke e hequr atë nga atmosfera. Prandaj, pa pyllin më të madh në planet, çdo synim për të frenuar ngrohjen globale dhe për të frenuar rritjen e temperaturave brenda pragut 1.5 gradë, siç thuhet qartë në marrëveshjen e nënshkruar nga liderët ndërkombëtarë në Paris, është utopi e pastër.

Shërbimet amerikane, të paafta të sqarojnë origjinën e Sars-CoV-2: Nuk është armë biologjike

Postuar në 01 Nëntor, 2021 08:06

Shërbimet sekrete amerikane nuk janë në gjendje të përcaktojnë diçka të saktë mbi origjinën e CoVid-19. Të ngarkuar nga presidenti aktual Joe Biden me detyrën e identifikimit të  origjinës së virusit që provokoi pandeminë aktuale, shërbimet amerikane janë në dilemën mes një origjine natyrore dhe një incidenti laboratorik.

Analistët vlerësojnë se të një origjinë natyrore dhe një shpërthim epidemic si pasojë e një incidenti laboratorik, janë të dyja hipoteza të besueshme për atë sesi Sars-Cov-2 infektoi fillimisht njerëzit

Koha të injorohen përrallat e kronikanëve të krimit shqiptar

Postuar në 24 Tetor, 2021 16:01

Revista gjermane  “Spiegel” shkruan së fundmi për situatën e krimit në Hollandë, një vend të cilin e cilëson “Narko-Shtet”. Shkrimi referon burime zyrtare dhe studime kriminologësh dhe që andej rezulton se Hollanda është ndër vendet kryesore të trafikut të drogës, sintetike, por edhe kokainës.

Bullgaria me propozim të ri për Maqedoninë e Veriut

Postuar në 17 Tetor, 2021 20:30

Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka deklaruar në një intervistë për MCN Tv se Bullgaria ka bërë një propozim të ri për Maqedoninë e Veriut i cili po diskutohet. Kujtojmë se vetoja bullgare lidhet me identitetin dhe gjuhën dhe ajo u bë shkak që Shqipëria dhe MV-ja të mos marrin hapjen e negociatave teknike me BE-në.

Mazi nuk ka zbuluar përmbajtjen e propozimit, por në thelb, deklarata njofton se ka përpjekje për te ecur përpara.

Në pranverë do të synohet zhdukja e Republikës Srpska. Një paralajmërim edhe për Shqipërinë

Postuar në 14 Tetor, 2021 00:17

Presiudenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë demonstrimin e fundit politik pas incidenteve në Kosovë. Në një takim të mbajtur në kapanonet ushtarake të Rashkës, Vuçiç ka folur për skenarë të destabilizimit të rajonit nga aktorë të huaj perëndimorë që sipas tij synojnë të dobësojnë Serbinë.

Dedja: Hetimi i SPAK-ut është i mangët, prona është e vëllait

Postuar në 12 Tetor, 2021 20:20

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili u largua përfundimisht nga radhët e drejtësisë në 17 dhjetor 2018 me vendim të Komisionit të Pavarur të Apelimit, ka fituar betejen ë parë hetimore me SPAK. Këtë të martë, Gjykata e Shkallës së parë antikorrupsion vendosi të mos kalojë për gjykim dosjen hetimore me emrin e Dashkim Dedjes, duke urdhëruar plotësimin e saj me prova. Pas sekuestrimit në SPAK pretendonte sot nga gjykata kalimin e dosjes, shqyrtimin e saj dhe me pas konfiskimin e pasurisë.

Banorët e Bularatit reagojnë për “vetëvrasjen” e Kacifës

Postuar në 11 Tetor, 2021 15:58

Një ditë pasi Prokuroria e Gjirokastrës njoftoi mbylljen e hetimeve për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2018 ku mbeti i vrarë Konstandino Kacifas, MCN ishte në fshatin Bularat, në Gjirokastër. Prindërit e tij nuk pranuan të jepnin prononcim mbi përfundimin e dhënë nga organi i akuzës.

Fqinjët e familjes Kacifas por edhe banorë të tjerë të fshatit, thanë se Kostandino Kacifan e kanë vrarë dhe jo të ketë vrarë veten.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje