Blloku Në Vëmendje

Nëse videot e Homelandjustice janë të vërteta, atëherë nga AKShI nuk ka funksionuar asgjë

Postuar në 31 Korrik, 2022 00:19

Eksperti i kibernetikës Besmir Semanaj, komenton deklaratën e djeshme nga Agjencia Kombëtare e Informacionit për sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare dhe pohon se kemi pasur një sulm Ransomware decoy dhe ZeroCleare Wipe, por sipas tij kjo është një pjesë e së vërtetës. Duke folur për MCN TV, Semanaj tha se deklarata për shtyp dhe mungesa e gazetarëve gjatë konferencës lë shumë pikëpyetje për çështje që ekspertët dhe qytetarët janë të interesuar. Ai tha se faqja Homeland Justtice paraqiti në video një akses ku keqbërësit futen në zemrën e akseseve shqiptare.

Kur do flasin superekspertët z. Kryeministër?

Postuar në 29 Korrik, 2022 14:43

Dita e 13-të: 

Sigurimet e Kryeministrit: Të dhënat nuk janë fshirë(por jo nuk janë kopjuar)

Postuar në 24 Korrik, 2022 19:12

ENë një reagim sot në profilin e vet në Twitter, kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët shqiptarë se:

Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!

Presidencë “pa pashaportizim” në ShBA. SPAK konfirmon hetimet paraprake

Postuar në 22 Korrik, 2022 23:45

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka çelur hetime paraprake mbi dy kallëzime penale të bëra në mars dhe prill të vitit të 2021 nga Artur Meçollari, ish-drejtues i lartë i forcës detare. Në to përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish - zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake.

Karagjozllëk me zarar/Nga përgjimet e miqve te sulmi kibernetik i armiqve të Shqipërisë

Postuar në 21 Korrik, 2022 13:37

Në vitin 2014, në revistën “Spiegel” doli një lajm sipas të cilit shërbimet gjermane kishin përgjuar masivisht Shqipërisë dhe Turqinë.

Në atë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi ndër të tjera se:

A do të reagojë (H)AMA pas ankesës publike të kryeministrit se Top-Channel dizinformon dhe përhap panik?

Postuar në 21 Korrik, 2022 12:44

Sot kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp për të dhënë verisonin e tij për sulmin kibernetik. Sipas tij janë përfshirë me gjasë dy shtete që nuk njohin rendin ndërkombëtar dhe në verifikim final do të ndërmerren masa përkatëse. Në një moment të fjalës së tij, z. Rama ka akuzuar drejtpërdrejt kanalin Top-Channel për përhapje paniku dhe dizinfomacion, pavarësisht siç tha ai se ësghtë bërë thirrje publike dhe komunikim zyrtar që lajmet për gjobvënie janë të pavërteta.

Pikëpyetjet e një sulmi për të cilin AKSHI mban errësirë të plotë

Postuar në 17 Korrik, 2022 15:34

Që sot në mëngjes Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka njoftuar mbylljen e aksesit në shërbimet online të qeverisë shqiptare, përfshirë e-albania, pas një sulmi masiv kibernetik që njoftohet. Lajmin e sulmit e ka përsëritur edhe kryeministria, një përpjekje e hapur kjo për ta politizuar mbrojtjen nga çdo akuzë ndaj një agjencie të dyshimtë si AKSHI.

Lidhur me këtë çështje ka qysh tani disa pikëpyetje: së pari, AKSHI ka njoftuar mbylljen e çdo shërbimi, qoftë për përdorues nga jashtë, ashtu edhe brenda Shqipërisë.

Po flas me fakte: Nuk ka asnjë biznesmen apo kryetar dhome tregtie që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë

Postuar në 15 Korrik, 2022 19:13

Në diskutimin e sotshëm mbi amnistinë fiskale, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur draftin me tri argumente: sipas tij, strukturat e luftës kundër pastrimit të parave janë ngritur tërësisht, së dyti, institucionet e reja të sistemit të drejtësisë janë krijuar dhe se treti funksionon fiskalizimi. Më tej, z. Rama ka akuzuar hapur të gjithë përfaqësuesit e biznesit dhe dhomave të tregtisë, reagimet e të cilave I quajti fletërrufe, se nuk ka asnjë prej tyre të mos ketë bërë një transaksion në të zezë.

Nuk po flas me hipoteza, por me fakte

Politikë amerikane për ndëshkimin - me ligje amerikane!!! - të kompanive europiane

Postuar në 08 Korrik, 2022 19:54

 

Administratori i incineratorit të Tiranës: Nuk di shumë gjëra, por Kryemadhi s’ka fakte

Postuar në 05 Korrik, 2022 19:35

Ky është Daniel Vermeulen. Një shtetas holandez që prej më shumë se 3 muajsh drejton shoqërinë koncesionare Integrated Energy B.V. SPV Energy e cila vijon të marrë pagesa nga buxheti I shtetit për koncesionin e incineratorit të Tiranës. Ardhja e tij në detyrën e administratorit të kompanisë përkon me kohën kur sapo përfundoi Komisioni Hetimor dhe SPAK lëshoi një sërë urdhër arrestesh për disa punonjës dhe zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-administratoren Ariola Kodra.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje