Blloku Në Vëmendje

Një kompani italo-shqiptare për pastrimin e Tiranës

Postuar në 06 Gusht, 2016 23:26

Zbulohet plani i biznesit i kompanisë së përbashkët italo – shqiptare që ka marrë përsipër pastrimin e kryeqytetit. Sipas plan biznesit, shoqëria do të nisë nga puna në pjesën e dytë të vitit 2016 me 23 punonjës staf administrative, 123 punonjës staf operacional dhe me një fond pagash prej 317.174 euro.

"TemaTv"

Ka një reformë, por asnjë garanci se gjërat do të ndryshojnë për mirë

Postuar në 06 Gusht, 2016 15:52

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, juristi Çlirim Gjata, në cilësinë e ekspertit, thekson se askush, as ndërkombëtarët, nuk kanë dhënë deri tani garanci se sistemi që do të ngrihet do të funksionojë. Duke qëndruar më tepër tek “Vetting”-u, Gjata ngre pyetjen se si do ta zgjidhin institucionet që do të krijohen problemin e fshehjes së pasurive dhe regjistrimit të pronave në emër të personave të dytë ose të tretë.

Përtej retorikës teknike të reformës, çfarë mendoni ju a është ky një proces politik apo ligjor?

Dekoratat e Luftës, qeveria nuk tërhiqet pavarësisht amendimit të Taulant Ballës

Postuar në 06 Gusht, 2016 11:34

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rikthyer në vëmendje një çështje që u debatua jo pak, ajo e dhënies së dekoratave veterenëve të luftës me rastin e 70 vjetorit të çlirimit. Presioni publik dhe ai i opozitës bënë që qeveria të pranojë rishikimin e ligjit, duke angazhuar madje Taulantin Balla të dorëzojë një amendim, i cili ka mbetur vetëm në sirtar dhe për ministren Kodheli fjala që duhet thënë në këtë rast është “t’i gëzojnë” medaljet e luftës ata që i morën. Një urim që zë vend në vitin e fundit të mandatit kur po nis të projektohet edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme.

Hiqet tarifa e qëndrimit për studentët e trevave shqiptare

Postuar në 05 Gusht, 2016 15:24

Numri i studentëve nga Kosova dhe trojet shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi ka patur një rënie të ndjeshme. Shkak për këtë mund të ketë qenë një tarifë vjetore qëndrimi që ata ishin detyruar të paguanin. Nga ky vit akademik tarifa është hequr, duke synuar shtimin e numrit të kësaj kategorie studentësh.

"TemaTV"

Goditet me predhë kuvendi i Kosovës, Mustafa: Sulm ndaj pavarësisë (foto)

Postuar në 05 Gusht, 2016 09:33

Godina e Kuvendit të Kosovës është qëlluar me një predhë në orët e vona të së enjtes. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë ndërmarrë sulmin dhe më pasj janë larguar me një motoëikletë.

Vëzhgim: Hipoteka që nuk zbatojnë vendimin e gjykatave, tapi për toka të zëna dhe përpjekja për pamundësimin e gjykimeve nga Strasburgu

Postuar në 04 Gusht, 2016 17:00

Ka disa kohë që ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shfaqet kërcënues  ndaj hipotekave, që sipas tij nuk respektojnë vendimet e gjykatave në regjistrimin e pronës së qytetarëve. Më e fundit dy ditë më parë:

Të tjera foto nga jeta e luksit të familjes Llalla dhe kërcënimet për publikuesin (foto)

Postuar në 04 Gusht, 2016 10:50

Gazetari Bledi  Mane ka postuar të tjera foto që sipas tij tregojnë jetën e luksit të familjes Llalla, thënë ndryshe kryeprokurorit. Në foto shfaqen fëmijët adoleshentë të Prokurorit të Përgjithshëm në makina luksoze. Deri më tani asnjë prej fakteve të publikuara nuk është përgënjeshtruar, ndërsa jo të gjitha mediat i kanë bërë jehonë zbulimit të këtyre fakteve për jetën luksoze të familjes Llalla dhe pikëpyetjet e mëdha që ngrihen me publikimin e tyre.

Vetë gazetari i ka shoqëruar fotot edhe me disa postime që tregojnë kërcënimet ndaj tij pas publikimit të këtyre fotove:

"Iliri pa toksina"/Një tallje për të gjithë ne

Postuar në 04 Gusht, 2016 01:53

Kisha Orthodhokse Autoqefale inauguron HEC-in Rapuni 3&4 në Elbasan

Postuar në 02 Gusht, 2016 18:36

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka përuruar sot një vepër energjetike që është realizuar me investimin e saj. Hidrocentrali Rapuni 3&4 në Elbasan, i cili ka fuqi Fuqia e instaluar 9,9 MW dhe një prodhim vjetor 42,94 GWh e të ardhurat e të cilit do të përdoren për KOASH. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryepeshkoi Anastas Janullatos, që siç informon Zyra e Shtypit e KOASH, ka qenë iniciator i veprës.

Të jetë e mundur? "TvKlan" publikon dokumente ku evidentohet shkelja e ligjit nga Vlahutin

Postuar në 01 Gusht, 2016 16:57

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit. Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje