Blloku Në Vëmendje
Si gjithmonë heq përgjegjësitë nga vetja
Në anën e atyre që janë në luftë frontale me krimin e ka rreshtuar veten kryeministri Rama, teksa iu desh të komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për sitatën e rënduar kriminale në vend dhe përgjegjësitë që strukturat shtetërore kanë në të paktën 3 çështje, mosarrestimin e Kelment Balilit, luftën kundër drogës dhe ngjarjen e Elbasanit ku akuzohet se dhëndri i Qazim Sejdinit goditi makinën e policisë.
Nisin verifikimet për ndërtimin në Parkun e Butrintit
Pas denoncimit në media, prokuroria ka nisur verifikimet për ndërtimin që po bëhet në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Sipas shqiptarja.com, Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar kushtet për lejen dhe nëse e lejon statusi i UNESCO-s ndërtimin.
Presion i fortë edhe ndaj Zaevit në Maqedoni
Arrestime edhe në Maqedoni si kusht që qeveria e Zaevit të ketë rrugën e hapur për integrimet euro-atlantike. Ky duket të jetë mesazhi i SHBA për fqinjin tonë lindor. Zv.ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee ka deklaruar në një intervistë për emisionin “360 gradë” në Tv Alsat në Maqedoni, se të gjitha çështjet e rrjedhura nga përgjimet e paautorizuara që u publikuan nga Zoran Zaev kur ishte në opozitë, duhet të trajtohen ligjërisht.
"Në Butrint po shkelet ligji"
Ajo që ndodhi dje në Butrint zbulon një politikë të kësaj qeverie për të bërë biznes në mjediset e mbrojtura. Dhe për të bërë biznes “siç duhet” nga njerëzit e duhur “që kuptojnë nga kjo punë”. Pasi akuzuan Sali Berishën për kompensimin e një prone në Parkun e Butrintit dhe pasi falën kangjellat e kryeministrisë për këtë park, socialistët përmes Mirela Kumbaros, kanë vendosur ta marrin nën posedim parkun. Në përgjigjen e djeshme pas konstatimit se në Butrint po ndërtohej, Ministria e Kulturës sqaronte se:
Ligji thotë qartë: Ndalohet çdo ndërtim...në Parqet Arkeologjike
Do të duhet pritur një reagim nga Ministria e Kulturës apo edhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik për të kuptuar më mirë atë që po ndodh në Butrint. Fotografitë dhe materiali video i publikuar sot dëshmojnë paraprakisht se në zonën e Parkut Arkeologjik të Butrintit po ndërtohet me tulla dhe beton, nën lejen e ministres. Këtë raportoi sot gazeta “shqiptarja.com”.
Ministria e Kulturës jep leje ndërtimi për bar kafe brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit(foto+video)
Ministria e Kulturës ka dhënë lejen e ndërtimit për një bar kafe brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit. Lajmi bëhet i ditur nga “shqiptarja.com”, që citon drejtorin e Parkut, Gjergji Mano. Firma që ka fituar tenderin është “hako.sh.p.k”, ndërkohë që brenda parkut, që është monument i mbrojtur nga UNESCO, nuk lejohen punime përveç restaurimit dhe mirëmbajtjes.
http://shqiptarja.com/home/1/skandal-n--butrint-nd-rtim-brenda-zon-s-ark...
Shqipëria e krimit, drogës dhe trafiqeve
Ambasadori Donald Lu ka deklaruar sot gjatë një fjale në Shkollën e Magjistraturës se Shqipëria përballet me një dukuri në rritje të krimit dhe trafiqeve. Ai ka përmendur emra konkretë. Sipas tij, Emiljano Shullzi vijon trafikun e drogës nga burgu, ndërkohë që Lulzim Berisha, u lirua për shkak të një gabimi dhe ndonëse pati procedime për këtë çështje, ai vazhdon të jetë i lirë.
Çfarë po ndodh me Vjosën? Gjermanët e quajnë karikaturë studimin mjedisor të kompanisë turke
Ndërtimi i hidrocentralit në Poçem shihet nga shkencëtarët gjermanë dhe ata austriakë si kërcënimi më i madh për shkatërrimin e biodiversitit të rrallë natyror që shtrihet përgjatë lugines së lumit Vjosë. Gazeta greke "To Vima" ka ndjekur nga afër ekspeditën e një grupi shkencëtarësh të Agjencisë Mjedisore Riverwatch në Vjenë dhe EcoAlbania në Tiranë.
Tallje dhe dështime diplomatike për shqiptarët dhe Shqipërinë
Ja një shembull i fundit se çfarë do të thotë diplomaci efektive përballë kapardisjes me fjalë boshe. “Shenja.tv” raporton se Maqedonia do të detyrohet të heqë nga tekstet çdo gabim, stigmatizim, apo hartë me përmbajtje irredentiste ndaj Greqisë për vetëm katër muaj. Teelvizioni në fjalë raporton se ky nxitim është imponuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili ka negociuar çështjen e emrit, për të cilin Athina ka paralajmëruar me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Zyrtare, jemi nën monitorim për rivendosjen e vizave
Azilkërkuesit nga Shqipëria janë shqetësim permanent për Brukselin dhe mund të çojnë në pezullimin e lëvizjes Shengen për shqiptarët. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst nuk përmend në vecanti shqetësimet e ngritura së fundmi në dy vende anëtare, Franca dhe Holanda, por konfirmon se Shqipëria është nën monitorim për këtë cështje.
