Blloku Në Vëmendje

Tahiri, i pari që bie në pranga

Postuar në 19 Tetor, 2017 13:49

Zhvillime intensive politike në kuadër të hetimeve për dosjen "Habilaj" dhe  implikimin e mundshëm të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një njoftimi ka kërkuar arrestimin e deputetit socialist dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit. Vetë Tahiri në deklaratën e dy ditëve më parë u shpreh i gatshëm të dorëzojë imunitetin dhe të hetohet nga Prokuroria në kuadër të dosjes "Habilaj"

 

Njoftimi i Prokurorisë

Ditë të zeza për policinë

Postuar në 19 Tetor, 2017 11:11

12 drejtues dhe punonjës së policisë së Elbasanit u liruan dhe shkarkuan nga detyra për ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan, mes të cilëve edhe zv/drejtori Gjergj Oshafi, makina e të cilit u godit nga një automjet i blinduar që dyshohet se u godit nga Suel Çela, dhëndri i kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Ishte vetë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako që lajmëroi masat disiplinore dhe pranoi dështimin e plotë të strukturave të policisë së këtij qyteti. 

Deklarata e Çakos

Dosja “Habilaj”, deri ku shkon skandali i radarëve

Postuar në 18 Tetor, 2017 21:56

Zbardhja e dosjes “Habilaj” dhe përgjimet ambientale lënë të kuptohet se grupi i trafikantëve që dyshohet se mbante lidhje me ministrin Tahiri, kishte nën kontroll edhe struktura policore që monitoronin radarët e sallave operative në Vlorë e Durrës.

Çështje e drejtësisë shqiptare

Postuar në 18 Tetor, 2017 16:32

Sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se dosja e përgjimeve ku përmendet edhe emri i Sajmir Tahirit, është çështje e drejtësisë italiane dhe jo e policisë italiane.

Po ministri duket se ka të drejtë vetëm pjesërisht, pasi siç raporton sot Top-Channel, dosja e Katanias do të bashkohet në një të vetme me dosjet që ka në hetim prokuroria e Shqipërisë.

Shqipëri: "Ruani zemrën blu të Europës"

Postuar në 18 Tetor, 2017 08:47

Ka disa vite që qeveria e Tiranës planifikon të ndërtojë 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosë dhe degët e tij, nga të cilat dy tanimë kanë filluar. Për ndalimin e projekteve të ndërtimit në këtë zonë madje qeverisë në Tiranë i është bërë thirrje më 2015 përmes një rezolute edhe nga Parlamenti Europian. Ky sinjal erdhi në një kohë kur shoqatat ekologjiste europiane, ato shqiptare e grupe të shoqërisë civile, personalitete të kulturës dhe artit në Shqipëri dhe banorë nga rajonet, ku kalon lumi Vjosa filluan të kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar.

Policia tregon forcën me invalidët (Video)

Postuar në 18 Tetor, 2017 00:47

Kur priten sqarime nga policia për akuzat e forta që e implikojnë atë në bashkëpunimin me rrjetet kriminale të trafikut të drogës, policia shqiptare gjen kohë të tregojë forcën me invalidët. Emisioni Fiks Fare ka përcjellë një kronikë mbi protestën e një grupi invalidësh në kryeqytet, të cilët fajësojnë kreun e shoqatës për zaptimin e godinës së dhënë me qira nga Bashkia e Tiranës.

Tahiri sqaron pozicionin! (Video)

Postuar në 17 Tetor, 2017 17:13

I mbetur vetëm dhe nën dritën e raportimeve mediaike që implikojnë emrin e tij në aktivitetet kriminale të kushërinjve Habilaj, të cilëve në vitin 2013 u ka shitur makinën personale, për ish-ministrin Tahiri është çështje orësh marrja si i pandehur. Adriatik Llalla refuzoi ta presë, ndërsa kryeministri u distancua naivisht nga mbrojtja për ish-bashkëpunëtorin e tij. Siç e tha dhe në konferencën për shtyp, tani betejën do ta bëjë i vetëm në emër të zbardhjes të së vërtetës dhe borxhit që u detyrohet atyre që e besuan.

Ish-ministri që kërkonte faktet dhe mesa duket i gjeti(video)

Postuar në 17 Tetor, 2017 14:56

Dalin përgjimet e Habilajt, përmendet emri "Saimir"

Postuar në 17 Tetor, 2017 12:57

“30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”. Kjo deklarate eshte nje pjese nga pergjimet e bandes se droges kryesuar nga Moisi Habilaj, arrestuar të hënën ne Itali dhe qe theksohet edhe nga media italiane Meridioneës.it se eshte kusheri i ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

Procesi "Shullazi", Rektori nuk mban mend gjë. Oficeri i policisë dëshmon për "aq sa kishte dëgjuar në radio"

Postuar në 17 Tetor, 2017 11:55

Rektori i universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka dëshmuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit. Rektori që u bë sebep për ndalimin e tij, ka deklaruar se nuk e ka përmendur emrin e Shullazit në dëshminë që ka dhënë më herët. Sipas Rektorit ai është thirrur nga disa persona në një makinë të zezë dhe pasi është future brenda, i është kërkuar që të hiqte dorë nga gara për rektor. Mediat raportojnë se Emiljano Shullazi e ka pyetur nëse ka qenë ai në makinë dhe përgjigja e rektorit ka qenë:

“Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje