Blloku Në Vëmendje
Edhe SHISH del bllof me agjentët rusë
As Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo nuk ka thënë ndonjë arsye më shumë për dëbimin e diplomatëve rusë nga sa argumentoi Ministria e Jashtme.
Në një raportim me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, ku media u lejua vetëm pak minuta brenda, Bendo mësohet t’i jetë shmangur pyetjeve të anëtarëve të komisionit të sigurisë nëse SHISH-i ka qenë në dijeni të aktivitetit të dyshimtë të dy diplomatëve rusë të dëbuar një ditë më parë nga qeveria shqiptare, si dhe ndikimt rus për llogari të Partisë Demokratike.
Gjakmarrja/Avokati i Popullit: Në disa zona, shteti nuk garanton dot qytetarët
Një raport mbi dukurinë e gjakmarrjes në Shqipëri nxjerr në pah edhe problemin shumë serioz të mungesës së kontrollit të territorit nga shteti në disa zona. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, tha gjatë prezantimit të një raporti të realizuar nga organizata “Operazione Colomba”, se në këto zona, nuk ofrohet siguri dhe kjo çon në vetëburgosje apo largim nga vendi.
"Lista Serbe" del nga qeveria e Kosovës. Spekullime të shumta për ndalimin e Gjuriç
Ndalimi në mënyrë demonstrative në Mitrivicë i zyrtarit serb, Marko Gjuriç, ka provokuar reagimet e para. Lista Serbe është tërhequr nga qeveria e Kosovës, ndërkohë që skenarët që hapen si pasojë e asaj që ndodhi janë disa. Vetë kryeministri Ramush Haradinaj, ka mohuar se ai do të japë dorëheqjen. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ai ka bërë të ditur se arrestimi i Gjuriç nuk ka të bëjë me përkatësinë e tij, por me shkeljen e ligjit, pasi atij nuk i ishte dhënë leja për të hyrë në Kosovë.
Vrasja e gazetarit sllovak, kontratë vdekjeje
Vrasja e gazetarit Jan Koutsiak dhe të fejuarës së tij që shkaktoi protesta masive dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, ka të ngjarë të jetë kontratë vdekjeje e ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Koutsiak 27 vjeçar u qëllua me dy plumba në gjoks, ndërsa e fejuara e tij Martina Kousnirova me një plumb në kokë.
Gjuriç kthehet paketë në Beograd (Video)
Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç u arrestua nga Policia e Kosovës pasi nuk kishte përfillur autoritetet e Prishtinës për t’u futur në Mitrovicë. Pas arrestimit, ai u dërgua në Prishtinë, ku u mbajt vetëm pak minuta brenda stacionit policor.
"Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë” u shpreh presidenti Thaçi.
Ekuacion i vështirë BE-Turqi
Një ditë para samitit të Bashkimit Evropian, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dërgoi një mesazh rreptë ndaj vendeve Perëndimore. Ai theksoi, ndër të tjera, se vendi i tij nuk do të pranojë mësime nga Perëndimi, duke shtuar se "askush nuk ka të drejtë të luajtë me krenarinë dhe dinjitetin e turqve."
Vettingu fut në kolaps edhe shkollën e Magjistraturës
Shkolla e Magjistraturës rrezikon të mos pranojë studentë të vitit të parë për sezonin e ri arsmor. Kjo për shkak të vonesave në ngritjen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, të cilat përcaktojnë me ligj kuotat e pranimeve. Ngritja e këtyre dy organeve është e bllokuar, për aq kohë sa nuk ka përfunduar procesi i Vetting-ut në të cilëin do të kalojnë anëtarët e KLP e KLGJ. Drejtori i shkollës së Mgjistraturës, Sokol Sadushi në një prononcim për TemA TV se në këto kushte nuk mund të bëhet konkursi i pranimit në shkollë.
124 muxhahedinë dezertojnë nga Manza, alarmohet policia
124 ish-muxhahedinë të opozitës iraniane janë larguar nga kampi në Manëz, pasi po ndeshen me kërcënime për jetën. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të Ambasadës Iraniane.
Në një relacion të Policisë thuhet se ajo ka marrë një varg masash për mbrojtjen e muxhahedinëve iranianë ish-anëtarëve të MEK (opozitës iranianëve) sepse dyshon për një skenar vrasjesh të mundshme nga anëtarët aktualë.
Zhbllokohet Kosova, zhgënjehet ambasadori amerikan
Me minimumin e nevojshëm, prej 80 votash Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh të seancës për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në sallë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Arrestohet Sarkozy
Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi u arrestua nga autoritetet franceze të martën në mëngjes. Sipas mediave franceze, Sarkozi u arrestua jashtë stacionit të policisë Nanterre ku u ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me financimet e fushatës së tij presidenciale nga Libia në vitin 2007.
