Blloku Bota
"So long jackass”
E gjen në çdo media amerikane. Jon Stewart mbylli programin e tij satirik “The Daily Show” që u kthye në një ndër programet më të ndjekura në ShBA. Dhe madje me shumë ndikim. Në natën finale të Stewart, disa politikanë bënë përshëndetje dhe përmes videove folën për Stewart. Mes tyre ishte edhe “rivali”, kolegu, Bill O’Reilly. Një mesazh e përcolli edhe senatori i njohur i Arizonës, ish-kandidat për President, John McCain.
NASA publikon videon me pamjet e "anës së padukshme të Hënës"
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka lëshuar një video ku paraqitet "ana e padukshme e Hënës". Pamjet janë marrë nga një satelit dhe i jane përcjellë publikut. Për herë të parë, Hëna u pa nga ky kënd, më 1959, kur sovjetikët hodhën në hapësirë satelitin e parë.
Maqedoni, arrestime imamësh të dyshuar për lidhje me ISIS
Në rajone të ndryshme të Maqedonisë u zhvillua një aksion i gjerë policor në të cilin u arrestuan 9 vetë të dyshuar se rekrutojnë luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri. Mes tyre është edhe një imam i një xhamie në Shkup, e cila vepron jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame. Ministria e Brendshme njoftoi se në Maqedoni nuk ka kampe për stërvitje, por bëhet rekrutim i shumë të rinjve, ndërsa deri më tani 16 persona kanë vdekur në luftërat në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur lidhje edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri.
Foto/70 vjet nga Hiroshima
Vdiq historiani i njohur britanik Robert Conquest
Ka vdekur në moshën 98 vjeccare historiani i njohur britanik, Robert Conquest. Ai është i njohur për punimet e tij në dokumentimin e periudhës staliniste në Bashkimin Sovjetik, për njohjen që i mundësoi opinionit perëndimor mbi Terrorin e Madh, që tanimë pranohet si emblemë e pushtetit të Josif Stalinit. Libri i tij “Terrori i Madh” i publikuar në vitin 1968 konsiderohet si libri i parë që hodhi dritë mbi krimet shtetërore në vitet ’30 në BS.
Fotolajm/ Stinë shirash në Indi, përplasen trenat, 25 të vdekur
Mbytet anija me 700 emigrantë në Mesdhe, 400 arritën të shpëtojnë
Tjetër tragjedi shënohet në detin Mesdhe. Një anije me të cilën udhëtonin qindra emigrantë, që synonin të preknin Europen, u përmbys. Në të gjendeshin rreth 700 klandestinë, 400 prej te cilëve arritën të shpëtojnë. Agjensia e lajmeve italiane ANSA raporton se deri tani janë konfirmuar 25 viktima, trupat e te cilëve jane nxjerrë në sipërfaqe nga ekipet e shpëtimit. Fundosja ndodhi rreth 25 km larg brigjeve libiane kur anija po haste vështirësi per shkak te motit te keq.
Gjykata Speciale në Kosovë, një perspektivë dështimi, ashtu si EULEX, thotë analisti Daniel Serwer
Edhe pse më në fund u mundësua krijimi i saj, Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë mund të rezultojë një histori dështimi, thotë analisti amerikan, Daniel Serwer. Kjo sepse edhe EULEX ka dështuar, çka tregon se korrupsioni është i plotfuqishëm në vend, ndërkohë që provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë i drejtë.
Kriza greke, Juncker shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët para 20 gushtit
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht, njofton agjencia e lajmeve “AFP”. “Të gjithë raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para 20 gushtit, për një plan të tretë ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi. Greqia duhet të paguajë borxhin në këtë datë me vlerë 3,4 miliardë euro në Bankën Qëndrore Europiane.
