Blloku Bota

Mediat: BE hap misionin e vet diplomatik në Kabul

Postuar në 25 Tetor, 2021 13:23

Talebanët duket se e kanë fituar betejën e legjitimimit ndërkombëtar. "Financial Times" raporton se Bashkimi Europian do të hapë në muajin nëntor një mision të vetin përfaqësimi në Kabul. Misioni nuk do të konsistojë në një ambasadë pasi BE nuk e njeh qeverinë e talebanëve.

Vendimi vjen pasi Perëndimi duket se ka humbur kontaktin me terrenin në një vend që pasi dëboi forcat e NATO-s dhe ato amerikane, ka marrëdhënie në nivel të lartë diplomatic me vende të tjera rivale si Kina, Turqia dhe Rusia.

Franca një hap para Shqipërisë. Lëshon satelit komunikimi për forcat e armatosura

Postuar në 25 Tetor, 2021 02:19

Franca ka lëshuar së fundmi një satelit komunikimi që cilësohet si fjalë e fundit e teknologjisë. Sipas mediave franceze, sateliti në fjalë u lejon forcave të armatosura të komunikojnë nga çdo pozicion dhe në mënyrë të sigurtë.

"Syracuse 4A" u ngrit nga Guajana Franceze të shtunën dhe ai është në gjendje të mbrohet nga një sulme nga toka dhe hapësira, por edhe impulseve elektro-magnetike si pasoja e shpërthimeve bërthamore.

Turqia: Marrëveshjet e Greqisë dëmtojnë NATO-n

Postuar në 23 Tetor, 2021 15:22

Turqia ka reaguar zyrtarisht ndaj lëvizjeve diplomatiko-ushtarake të Greqisë duke cilësuar përmes ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar se aleancat përtej NATO-s dëmtojnë këtë të fundit.

Duke qenë se ne jemi në NATO, çdokush duhet të dijë se aleancat jashtë saj, do të dëmtojnë vetë NATO-n dhe marrëdhëniet tona dypalëshe si dhe do të trondisin besimin

tha Akar.

Nafta është përherë në zona të diskutueshme. Probleme me kufirin detar edhe mes Libanit dhe Izraelit

Postuar në 22 Tetor, 2021 21:33

Irani duket se ka marrë një dorë në Mesdhe përmes Hezbollahut në Liban. Kreu i këtij të fundit, Hasan Nasrallah ka bërë thirrje që Izraeli të mos nisë kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare që është në diskutim mes të dy vendeve.

Nëse armiku mendon se mund të veprojë siç i pëlqen përpara se të arrihet një zgjidhje për këtë çështje, atëherë e kanë gabim

Nuk ka kompromis për Tajvanin!

Postuar në 22 Tetor, 2021 13:16

Kina dhe SHBA kanë militarizuar komunikimin e tyre publik rreth ishullit të Tajvanit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se SHBA do të mbrojë ishullin nëse ai sulmohet nga Pekini dhe kjo deklaratë është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin sipas të cilit qëndrime të tilla nga SHBA nuk lënë vend për manvorim.

Parlamenti Europian i jep çmimin "Saharov", Alexey Navalnyt

Postuar në 21 Tetor, 2021 13:58

Parlamenti Europian i ka akorduar aktivistit rus, Alexey Navalny, çmimin “Saharov” për Lirinë e Mendimit. Zëvendës presidentja e Parlamentit, Heidi Hautala, ka dhënë njoftimin, ndërkohë që kryetari, David Sassoli ka cilësuar se:

NATO miraton planin e përgjithshëm për mbrojtjen nga një sulm i shumëfishtë nga Rusia

Postuar në 21 Tetor, 2021 13:20

Aleanca e Atlantikut të Veriut pritet të miratojë sot një plan të përgjithshëm për mbrojtjen nga Rusia dhe një sulm eventual i saj në Baltik dhe Detin e Zi. Agjencia e lajmeve, “Reuters” raporton se plani merr në konsideratë kërcënimet e shekullit tonë, duke vlerësuar një sulm në disa fronte, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore dhe hakerimin e rrjeteve kompjuterike.

Plani konsideron më tepër kërcënimet e shekullit të 21-të dhe mënyrën e përballjes me to

Jemeni, vendi më i keq në botë për një fëmijë. 10 000 të vrarë që nga 2015

Postuar në 20 Tetor, 2021 12:32

Agencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, ka raportuar së fundmi se gjatë luftës së Jemenit janë vrarë apo lënduar më shumë 10 000 fëmijë. Zëdhënësi I UNICEF, James Elder ka thëksuar se që nga ndërhyrja e koalicionit të drejtuar nga Arabia Saudite në vitin 2015 janë vrarë 4 fëmijë në ditë, një turp për kohën tonë.

Greqia mbron Zonën Ekskluzive me Egjiptin me kartën e energjisë elektrike

Postuar në 20 Tetor, 2021 12:21

Greqia dhe Egjipti kanë firmosur një marrëveshje të intekroneksionit të energjisë përmes Mesdheut. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e ka cilësuar marrëveshjen si me rëndësi kritike për Europën nisur nga fakti se ajo jep një mundësi burimi të ri për energji.

Kjo është absolutisht kritike për stabilitetin e Europës. Energjia e prodhuar në Egjipit duhet të gjejë rrugën e vet drejt Europës

Polonia sfidon BE-në: Referendum nëse doni një super shtet europian

Postuar në 19 Tetor, 2021 13:10

Në Parlamentin Europian është zhvilluar sot një debat mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Poloni. Kjo e fundit ka miratuar së fundmi përmes Gjykatës Kushtetuese se e drejta e brendshme prevalon mbi atë të Unionit, duke ardhur kështu në përplasje me Brukselin. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur “shumë e shqetësuar” për vendimin e Polonisë që sipas saj, “vë në diskutim bazën e BE-së dhe përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rregullimeve juridike europiane”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota