Kioskat dhe motelet nuk krahasohen me kullat dhe prishjet në Tiranë
Po sulmojnë Bashkinë! Ja fjalia thuajse e preferurar e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sot ai ka shpërndarë një status në Facebook përmes të cilit njofton me gëzim prishjen e një moteli në hapësirën e kalasë së Tiranës përmes të cilit rikujton punët e mira të Bashkisë:
Fillon lirimi i pjesës së dytë te Kalaja e Tiranës - largohen motelet me orë e çibanët mbi mure, për ta dyfishuar hapësirën e transformuar nga rigjenerimi urban.
OKB regjistron marrëveshjen detare mes Turqisë dhe Libisë
Memorandumi mes Turqisë dhe Libisë për Zonën Ekskluzive Ekonomike është përfshirë në bazën e të dhënave të Divizionit për Çështjet e Oqeanit dhe Ligjit të Detit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo lëvizje është interpretuar nga Ankaraja zyrtare si zyrtarizim i marrëveshjes me qeverinë e al-Sarraj dhe po kundërshtohet nga Athina zyrtare.
Loja për pasuritë detare të Mesdheut
E kupton kush politikën e z. Rama?
Albin Kurti është tanimë objektivi i ri i Tiranës zyrtare. Më saktë i kryeministrit të Shqipërisë. Duhet goditur, zhvlerësuar, diskredituar po qe e mundur. Mbi të duhet fituar. Për ç’arsye, cilën axhendë, kjo nuk është e qartë. Por ai është objekti i parë.
Mbi paraardhësin e tij, Ramush Haradinaj peshonte historia e luftës, por me të, kryeministri Rama dhe diuretikët e vet mediatikë vuri në përdorim lojën e diskrditimit në sferën intelektuale. Është një goditje poshtë brezit në fakt, por në politikë ndodh.
Dëbimi i gylenistëve, Ballanca: U shkelën procedurat
Dëbimi i turkut, Harun Çelik, nga autoritetet shqiptare në ditën e parë të 2020-s, për Avokatin e Popullit është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Erinda Ballanca, kreu i këtij institucioni, thotë së policia gaboi me dorëzimin e tij, duke mos i lënë hapësira dhe mundësi për ankimim. Ballanca në një intervistë për TVT-në thotë se institucioni që ajo drejton ka listuar të gjitha shkeljet e shetit shqiptar, mbi procedurën e ndjekur për ekstradimin e Çelik.
Gjurmohen për herë të parë sinjale radio të rregullta nga kozmosi
Shkencëtarët kanë detektuar për herë të parë sinjale radio nga hapësira jashtë sistemit diellor që përëriten në intervale të rregullta. Kapja e parë u dëgjua një herë në një orë për katër ditë, mandej u ndërpre për të rinisur sërish 12 ditë më vonë. Ky cikël u përsërit për çdo 16.35 ditë për më shumë se një vit dhe sinjali origjinonte nga një galaktikë që është 500 milionë vjet dritë larg. Shkencëtarët spekullojnë se burimi mund të jetë një trup qiellor që orbiton rreth një ylli apo trupi tjetër. Por rregullsia e sinjalit nuk shpjegohet me këtë hipotezë.
Në Shqipëri një klloun bllofoi si mbret. Britania nderoi me titull një gjeneral që as nuk ekzistonte
Shumëkush mund ta ketë lexuar historinë e Otto Witte, një klloun gjerman që më 1913 u shpall mbret për dy ditë dhe mandej iku para se të zbulohej identiteti i vërtetë i tij. Një histori e ngjashme ka ndodhur pak më vonë edhe me Britaninë e Madhe, ndonëse perandoria sigurisht nuk ngatërroi monarkun e vet, por fliste në rrugë zyrtare për një person që nuk ekzistonte. Incidenti zë fill me Luftën Civile ruse, që nisi pas vitit 1917, pra Revolucionit Bolshevik.
Gjurmë gjenetike të një specieje të zhdukur në Afrikën Perendimore
Një ekip kërkuesish nga universiteti i Kalifornisë pretendon se ka zbuluar një “specie fantazmë” njerëzore e cila është zhdukur mijëra vjet më parë por që ka lënë gjurmët e veta genetike te popullsitë e Afrikës së sotme Perëndimore.
Strasburgu i hap dritën jeshile kthimit të emigrantëve
Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë Spanjës për kthimin e emigrantëve mbrapsht. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka shqyrtuar rastin e emigrantëve N.D. dhe V.T., të cilët janë dëbuar nga Spanja në Marok. Rasti i dy emigrantëve në fjalë i përket shkurtit 2015 dhe është mbështetur nga Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut. Kjo është hera e parë që GJEDNJ merr në shqyrtim një rast të kthimit të emigrantëve.
Sikur prokuroria të kishte vërtet këtë standard për hetimin dhe drejtësinë
Sot prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar ndaj një lajmi sipas të cilit hetimi për vdekjen e Konstandin Kacifas ka gjetur si shkak vetëvrasjen.
Prokuroria deklaron se hetimi është ende në fazë paraprake dhe se lajmet e paverifikuara zyrtarisht ndikojnë për keq në të.
Më tej prokuroria bën thirrje që për rastin në fjalë mediat të bazohen në burime zyrtare.
Parimisht organi i akuzës ka të drejtë, por praktikisht këtu kemi dëshminë e një hipokrizie. Kjo sepse prokuroria ka dy vjet që heton vrasjen e Kacifas dhe është hermetike në dhënien e informacionit.