Kemi të drejtë - fare merak- ta dimë: Kush e ka bërë tamponin prej anëtarëve të qeverisë dhe Parlamentit?
Kancelarja gjermane deklaroi sot publikisht se ajo është vetëkarantinuar pasi mjeku i saj rezultoi me CoVid 19. Deklarata ishte publike, gjermanët mësuan prej saj se ajo është eventualisht e sëmurë.
Ky njoftim është tashmë standard i të gjithë drejtuesve politikë në Perëndim. Edhe zv. Presidenti amerikan, Mike Pence iu nënshtrua testit, presidenti Trump po ashtu.
Biznesi, i pakënaqur nga paketa financiare. Agolli: Nuk na u plotësuan kërkesat
Biznesi i vogël është i pakënaqur me paketën financiare që qeveria bëri publike tre ditë më parë, për përballimin e situatës së vështirë që ka krijuar pandemia e koronavirusi. Në një bisedë në studion e lajmeve të shtunën, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël për Tiranën, Shpëtim Agolli, tha se qeveria nuk ka plotësuar kërkesat që ky biznes i ka parashtruar qeverisë disa javë më parë.
Raportime se CoVid 19 ka qarkulluar në Itali që në muajin nëntor 2019
Koronavirusi që ka shkaktuar pandeminë globale mund të ketë qenë prezent në Itali që në muajin nëntor. Kreu i Institutit Kërkimor Farmakologjik “Mario Negri”, dr. Giuseppe Repuzzi ka deklaruar në një prononcim për National Public Radio se ka raportime nga patologë se në Lombardi ishin vënë re raste të çuditshme pnumonie te njerëz të moshuar.
Qeveria shpenzon 307 milionë lekë për mbrojtjen personale të personelit nga CoVid19
Qeveria ka nisur të aplikojë formën e prokurim të drejtpërdrejtë për blerjet që janë të domosdoshme për mbrojtjen personale në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Përmes një vendimi qeveria ka vendosur të blejë materiale me vlerë 307 milionë lekë nga bashkimi i dy operatorëve.
Irani refuzon ofertën e SHBA-së për ndihmë ndaj pandemisë. Khamenei: Virusi, krijim i Amerikës
Lideri Suprem i Iranit ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar vendin në betejën e tij kundër koronavirusit. Në një fjalim televiziv, Ayatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja është "armiku më i keq" i Iranit, duke lënë të kuptohet për një teori konspirative, të shprehur edhe nga disa zyrtarë kinezë, se Amerika është përgjegjëse për pandeminë.
Karantina nuk vlen pa testim agresiv
Eksperti kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për emergjencat, Mike Ryan ka deklaruar në një intervistë për BBC-në se karantina masive nuk mjafton për të luftuar koronavirusin.
Ajo për të cilën kemi nevojë të përqendrohemi është të gjejmë ata që janë të sëmurë, ata që kanë virusin, t’i izolojmë, të gjejmë kontaktet e tyre dhe t’i izolojmë. Rreziku tani me karantinën...është se nëse nuk aplikojmë masa të forta për shëndetin publik, kur këto kufizime të hiqen, sëmundja do të rikthehet
Përmes check-up mund të bëhej testimi agresiv për CoVid19. Qeveria e pezulloi!!!
Që nga nisja e krizës së pandemisë së koronaviorusit në Shqipëri, diskutimi kryesor është përqendruar në mënyrën sesi po menaxhohet ajo nga qeveria shqiptare. Pak ditë më parë kryeministri shqiptar, Edi Rama foli për arsyet se përse nuk është adaptuar modeli koeranojugor i testimit agresiv dhe është menduar adoptimi i modelit kinez dhe italian të karantinimit masiv.
Fotolajm/Radha para supermarketit "Esselunga" në Prato të Italisë
Gënjeu edhe sot
Edi Rama shkruajit në Facebook para pak:
KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!
O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI - TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS - DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR...
ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË
Fotolajm/Në Qom të Iranit
Një foto që ilustron kohën tonë, më saktë atë që do të jetë koha jonë nga këtej e tutje. Në Iran duket se po bëhet batërdia nga pandemia dhe askush nuk po do të dijë më. Sanksionet e kanë gjunjëzuar Teheranin zyrtar në këtë përballje që duket se do të ketë kosto marramendëse dhe të paprecedentë në histori.