Mjeku imunolog: Testimi masiv, arma më e fortë në këtë stad të pandemisë

Postuar në 04 Prill, 2020 16:51

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, thotë se në fazën në të cilën ndodhet pandemia e koronavirusit, testimi masiv është mënyra më e mirë e frenimit të përhapjes së saj. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në TvT, Sulçebeu tha se moshat e reja mund të mos shfaqin simptoma, por janë bartës të një virusi që dëmton të tjerë.

Në këtë pikë, mjeku imunolog thotë se testimi masiv mund të japë rezultate në luftën kundër virusit.  

Mbi Aktin Normativ për qiratë*

Postuar në 04 Prill, 2020 15:00

Së fundmi rezulton se Këshilli i Ministrave, ka miratuar Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020. Ky akt solli disa shtesa në Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr.3, datë 15.3.2020, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19¨. Ky akt sipas parashikimeve kushtetuese ka hyrë në fuqi menjëherë (me miratimin e tij) dhe është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 57, datë 2.4.2020.

Sinjali i parë se Kushtetuta ekziston. Presidenti: Masat të jenë në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi

Postuar në 04 Prill, 2020 14:28

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës kujton qoftë prezencën e vet, qoftë atë të faktit, se mirë apo keq, Shqipëria ka një Kushtetutë. Në këtë kuadër Presidenti ka deklaruar se:

I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Nga e hëna turma rrezikon burgun

Postuar në 04 Prill, 2020 13:48

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i shqetësuar sot me pamjet e njerëzve që mësynë tregjet. Në një postim në Facebook, z. Rama ndër të tjera paralajmëron:

Ushtria dhe policitë bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve, ndërsa Policia e Shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja.

Identifikohen të paktën 8 varietete të CoVid-19

Postuar në 03 Prill, 2020 23:19

Shkencëtarët kanë identifikuar të patën tetë varietete të koronavirusit që ka provokuar pandeminë aktuale. 

Në bazën e hapur të të dhënave, NextStrain  janë ngarkuar me mijëra sekuenca genetike të CoVid-19 që përfaqësojnë mutacionet e ndryshme, të dobishme për të gjurmuar infeksionin. 

Kryeministri: Mua më ka zgjedhur Zoti për të drejtuar Shqipërinë në këtë moment

Postuar në 03 Prill, 2020 22:52

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një lidhje me emisionin “Zonë e Lirë”. Ai është pyetur se duke qenë se po i ndodhet pranë Shqipërisë në ditë të vështira mos vallë është bir i Zotit. 

Zoti Rama është përgjigjur se gjyshja e tij thoshte se Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.(Minuta 14: 50). 

Pra Zoti mesa duket ka zgjedhur Edi Ramën në këto kohë, diçka që ai e ka deduktuar nga një thënie e gjyshes dhe nga bindja mesa duket se pa të Shqipëria kushedi ku do të ishte. 

Sarandë, rifillon për herë të katërt puna për bulevardin

Postuar në 03 Prill, 2020 18:14

Në Sarandë ka rinisur puna për brezin urban. E njofton kryeministri Rama në Facebook bashkë me disa pamje nga punimet në bulevardin e qytetit. 

I shkreti bulevard çka hequr nga nallbanët e Tiranës që duken në ato anë me kapardisjen e të qytetëruari, por që nuk bëjnë gjë tjetër veçse me llastiqet e banditizmit në dorë thyjenë xhamat e asaj që ka mbetur. 

Saranda u ndërtua nga italianët, më saktë iu dha fizionomia e qytetit nga italianët dhe njësoj si Tiranës së qendrës, çdo arnim shqiptar i qëndron si mish i huaj, si një tumor malinj që duhet operuar. 

Merr një 20 mijë lekësh dhe bëj pazar, pastaj masat dhe kufizimet!

Postuar në 03 Prill, 2020 16:43

Kryeministri i  Shqipërisë Edi Rama tha se qiratë nuk duhen  paguar. Kush kërkon qiranë në marrëdhënie biznesi do gjobitet.  Pas reagimeve e korrigjoi. Tha se do paguhen me këste. Ky akt na njofton disa gjëra. Selektivitetin e strategjisë së luftës së pari. 

Kryeministri i Shqipërisë i quan budallallëqe kërkesat për anullim, pezullim të koncesioneve. As nuk pranon ta diskutojë një gjë të tillë. 

Të dyja janë marrëdhënie kontraktuale. Për njërën kemi ndalim, për tjetrën tolerim. Për njërën vlen gjendja e jashtëzakonshme, për tjetrën jo. 

Qeratë? Shiko se nuk e thashë ashtu...

Postuar në 03 Prill, 2020 15:19

Kryeminstri irritoi dje shumëkënd me thirrjen për mospagimin e qerave. Në mbrëmje doli dhe sqaroi atë që kishte ndërmend sipas mënyrë së tij. Sot paradite mediat vunë re se aktit normativ i ishte shtuar një pjesë plotësuese që rregullon detyrimin me këste, jo faljen e tij. Pyetja që shtrohet këtu është se ky hyn qeveria me aktet e veta në një detyrim kontraktor mes palëve të pavarura? Por ta lëmë mënjanë këtë dhe të shohim se çfarë thotë kryeministri sot:

Rrëzimi i qeverisë Kurti dogji kredibilitetin e SHBA

Postuar në 03 Prill, 2020 14:20

 

Me botën e shpërqendruar nga përkeqësimi i pandemisë së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshpejtuan javën e kaluar rënien e një Qeverie popullore dhe premtuese reformiste në shtetin mbase më pro-amerikan në botë, Kosovë. Dëmi që i është shkaktuar kredibilitetit amerikan dhe autoritetit moral në Kosovë, kudo përgjatë Ballkanit, dhe në relacionin me Gjermaninë dhe Francën, ka qenë masiv.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS