Kriza tani është ekonomike
Pandemia e koronavirusit po jep efekte të dukshme në ekonominë globale. Eurozona ka shënuar një rënie prej 3.8% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2019, ndërkohë që prodhimi i përgjithshëm europian ra me 3.5%.
Kjo kosniderohet si rënia më e madhe që nga viti 1995 kur Eurostati nisi matjet në këtë drejtim.
Papunësia në muajin mars arriti në 7.4% ndërkohë që një lajm i keq për Shqippërinë është goditja ekonomike në dy vende si Greqia dhe Italia me të cilët Shqipëria ka shkëmbime të larta tregëtare.
Kryeministri italian kërkon falje publike për vonesat në pagesat e krizës
Me rasrin e ditës së 1 Majit, kryeministri italian, Giuseppe Conte ka shpërndarë një mesazh përmes të cilit njofton masat e lehtësimit, por edhe ka kërkuar falje për vinesat në pagesa ndaj shumë italianëve.
Sipas Contes qeverisë dhe shtetit italian i është dashur të kryejë sforcime ekuivalente me manovrat buxhetore të 2-3 vjetëve, ndërkohë që ka përmendur disa letra përmes së cilave qyetarë i luten të lejojë hapjen e aktiviteteve.
Pandemia e CoVid-19/Los Angeles, testim për të gjithë dhe falas
Los Angeles në ShBA ka vendosur të ndryshojë strategji në përballjen me epideminë e koronavirusit. Kryebashkiaku Eric Garcetti ka deklaruar menjëherë pasi u njoftua rritja më e madhe ditore e të infektuarve se që nga këtej e tutje testimi do të jetë falas dhe do kryhet për të gjithë banorët.
Koncesioni i Porto Romanos, Gjata: Shitje e sovranitetit te Kastrati, do ta zhbëjmë
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, e cilëson rast flagrant korrupsioni, shitje sovraniteti dhe tradhti ndaj interesave të shqiptarëve shtesën e kontratës koncesionare që Parlamenti miratoi sot për portin në Porto Romano. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Gjata tha se një marrëdhënie e tillë korruptive bën përgjegjës njësoj si palën që e jep koncesionin, edhe palën që përfiton prej tij. Sipas Gjatës, opozita do ta shfuqizojë këtë kontratë dhe do t’u kërkojë organeve të drejtësisë hetimin e saj.
Drejtësi e pavarur përveçse nga Amerika
Sot në media është shpërndarë një njoftim sipas të cilit ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim “ka zhvilluar sot një takim me kryetar e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani”.
Unë u njoha me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Shqipëri. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë
citohet ambasadorja.
Kosovë, Hashim Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër
Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të Kosovës.
Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.
“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret.
Franca, teknikisht në recension ekonomik
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Francës ra me 5.8% krahasuar me 3 muaj më parë dhe ky katërmujor është i dyti radhazi në rënie pas katërmujorit të fundit të vitit 2019 kur rënia ishte 0.1%.
Mbi ndihmën për njerëzit dhe sipërmarrjen
Ndihmat, ashtu dhe mbështetja ekonomike për njerëzit dhe biznesin nuk janë as bamirësi e as lëmoshë për ta, por një detyrë për shtetin d.m.th. qeveritarët që e hartojnë dhe e jetërsojnë.
Në këtë fushë mbetet jo vetëm si slogan shëndeti së pari d.m.th. siguria në punë, pastaj ekonomia, seps lidhen me njëra - tjetrën. Por për të folur për gjendjen e ekonomisë shqiptare në këto muaj të pandemisë është e vështirë për shkak të mungesës së transparencës nga ana e qeverisë, ashtu dhe masave të pakta mbështetëse që zbatohen.
ShBA rrëzon studimin e Kinës: Remdesivir, efektiv në shkurtimin e kohës së rikuperimit nga CoVid-19
Kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në ShBA, Anthony Fauci ka njoftuar në një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump se testimet e medikamentit Remdesivir kanë dhënë rezultate pozitive në shkurtimin e kohës së rikuperimit te pacientët e prekur nga CoVid-19. Kompania Gilead që është prodhuesi lëshoi një deklaratë sot përmes së cilë deklaronte se ishte në dijeni të rezultateve pozitive.
Në këtë kuptim, ndoshta bota ka tanimë një trajtim efektiv, ndonëse jo një kurë definitive apo një vaksinë.
Një plan për ekonominë për të shmangur prag-katastrofën
