10 raste të reja me CoVid-19 në 24 orët e fundit
Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka informuar sot mbi numrin e të infektuarve me CoVid-19 në 24 orët e fundit.
Kriza po shtron mendimet për rishikimin e rendit ndërkombëtar
I gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Të paktën këtë mendon Rusia teksa ndihmësi i presidentit rus, Maxim Oreshkin ka shprehur nevojën e një ndryshimi.
Të gjitha institucionet ndërkombëtare do të rikonceptohen. Them se ne do ta kalojmë këtë situatë krize dhe i gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet seriozisht nga ky kënd i ri
është shprehur ai.
Kundër karantinës/Schäuble: Dinjiteti i njeriut vjen para jetës së tij
Jo çdo gjë i duhet nënshtruar shpëtimit të jetës njerëzore. Kështu mendon ish-ministri gjerman i Financave, aktualisht kryetar i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble. Në një intervistë për gazetën “Der Tagesspiegel”, ish-ministri thotë se vendimet në këtë situatë nuk duhen lënë ekskluzivisht në funksion të mendimit të virologëve.
Pipero: Vala e dytë, më e dobët. Riinfektimi, shumë i rrallë. Protokollet tona të mjekimit të CoVid-19
Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksiklorokina, e cila kombinohet me medikamente të tjera, që ndryshojnë nga një pacient te tjetri. Në një bisedë në Skype me studion e lajmeve në TvT, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se janë disa faktorët që përcaktojnë se cila skemë mjekimi ndiqet me secilin pacient.
Një ndihmë e mirëpritur, por e paragjykuar
Jack Ma, miliarderi kinez i Alibaba është vënë në krye të ndihmës për luftën kundër koronavirusit.
Një botë, një betejë, kjo është motoja e Ma që ka nisur të shpërndajë ndihma në 150 vende të ndryshme, sidomos në Afrikë dhe Amerikën Latine, përfshirë pajisje mjekësore apo edhe materiale të dobishme studimore nga përvoja kineze në luftën kundër CoVid-19. Një nga kapacitetet logjistike të Ma, shpërndarja e shpejtë më do cep të globit, mundëson që ndihma të jetë efektive dhe e dorëzuar nenkohë reale.
Në Gjermani protestohet kundër masave kufizuese
Në Gjermani është prorestuar kundër karantinës së vendosur nga qeveria me rastin e pandemisë së CoVid-19. Në Berlin dhjetëra protestues dolën në shesh me thirrjen: “Dua të më riktheni jetën time", krahas pankartave të tilla si “Mbroni të drejtat kushtetuese", “Liria nuk është gjithçka, por pa Lirinë gjithçka është asgjë".
Në Vuhan nuk ka më të infektuar me koronavirus
Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar Shëndetësor kinez, Mi Feng sot ka deklaruar se në spitalet në Vuhan nuk ka më të infektuar nga Covid-19.
“Lajmi i fundit është se më 26 prill numri i të infektuarve të rinj nga koronavirusi në Vuhan është zero, duke iu falënderuar përpjekjeve të përbashkëta të qytetit dhe personelit mjekësor nga gjitha zonat e vendit”, ka thënë Mi.
Kina refuzon hetimin ndërkombëtar për koronavirusin
Kina kundërshton nisjen e një hetimi ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit në Vuhan. Nisur nga akuzat e nivelit të lartë dhe spekullimet e shumta, pala kineze mendon se një hetim i tillë nuk udhëhiqet nga kërkesa shkencore, por motive politike.
Një hetim i tillë është politikisht i motivuar dhe do të zhvendoste vëmendjen dhe burimet e kinës në luftën kundër pandemisë. Nuk mendoj se dikush do të bjerë dakord me një hetim të tillë. Nuk i shërben askujt
u shpreh për BBC-në, ambasadorja kineze në Britaninë e Madhe Chen Wen.
Koha për rihapje
Një ushtar që sillet si protagonist
Nëse ka në Shqipëri një biçim politikani që bën protagonistin e punëve të tjerëve ky është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.