Vend interesant apo palaço? Drejtojmë OSBE-në, por reformën zgjedhore na e urdhërojnë të tjerë

Postuar në 26 Maj, 2020 17:39

Duket se ambasadores amerikane në Tiranë i eci fjala edhe kësaj radhe. Po të besojmë bufonin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reforma zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit. Pas takimit me Yuri Kim, Basha tha: 

Komunikatë/Ranë dakord. Edhe ambasada vazhdon të jetë në krah të popullit shqiptar

Postuar në 26 Maj, 2020 15:01

Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë.

Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.

Nga Siria në Libi. Rusia dislokon avionë ushtarakë në mbështetje të gjeneralit Haftar

Postuar në 26 Maj, 2020 14:41

Komana ushtarake amerikane në Afrikë ka njoftuar sot se Rusia ka dislokuar avionë ushtarakë gjuajtës në Libi në mbështetje të kontraktorëve privatë të grupit “Wagner” që vepron krah Ushtrinë Kombëtare Libiane të gjeneralit Haftar. Sipas komandës amerikane, avionët kanë mbërritur në Libi përmes Sirisë dhe për këtë janë ofruar edhe pamje satelitore.

Jep rezultate shumë optimiste trajtimi me qeliza staminale i sklerozës së shumëfishtë

Postuar në 26 Maj, 2020 14:02

Academia Pontifikale për Jetën në Vatikan së bashku me Shoqatën “Revert Onlus” dhe Fondacionin “Lehtësimi i Dhimbjes në San Giovanni Rodondo” kanë njoftuar përfundimin me sukses të një eksperimenti dy vjeçar me pacientë të prekur nga skelorza e shumëfishtë progresive. Eksperimenti ka përfunduar më 20 maj dhe konsistonte në transplantin e qelizave staminale cerebrale në 15 pacientë të prekur nga kjo sëmundje shumë e rëndë dhe debilizuese dhe ka rezultuar me sukses. Organizatorët njoftojnë se te pacientët nuk janë vënë re efekte anësore në fazën post-operatore, ndërkohë që monitorimi për të g

Sinjale se Turqia nuk njeh as kufirin tokësor me Greqinë

Postuar në 26 Maj, 2020 13:46

Herët apo vonë Europa do të duhet të përballet me problemin e emigrantëve nga Lindja. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin tokësor të tyre janë rikthyer me lloj-lloj incidentesh të përditshme që paralajmërojnë një krizë që pritet të shpërthejë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se muri në lumin Evros mes të dyja vendeve do të përfundojë dhe kjo nuk diskutohet.

Karantina vetëm për miletin. Një standard europian

Postuar në 26 Maj, 2020 13:27

Dje qarkulluan lajme se teksa qeveria ka vendosur masa të rrepta kufizimi për plazhet dhe lëvizjet, në zonat e jugut u panë sorollopët e elitës që ngroheshin në diell.

Në një nga reagimet e shumta spikaste autorizimi për shkak të detyrës. Detyra është: Gazetar. Pra kjo kartëvizitë që nuk ka mbetur i kuq e i zi pa e marrë, të hap portat e kënaqësisë.

Loja bajate me komplotin serb ndaj Shqipërisë

Postuar në 26 Maj, 2020 00:35

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në një intervistë televizive për lloj – lloj zhvillimesh dramatike që pritet të ndodhin në Shqipëri. Sipas tij ka ndërkombëtarë që janë bërë  palë me Edi Ramën, ka ekspertë që deformojnë reformën në drejtësi, ndërkohë që ka edhe një përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë. 

Covid-19, Papazisi: Nuk është sëmundje, por sindromë

Postuar në 25 Maj, 2020 17:27

Koronavirusi nuk është sëmundje, por sindromë. Kështu e cilëson Covid-19, Leka Papazisi, drejtor Kërkimi dhe Zhvillimi në Mikrobiologji në American Type Culture Collection - një organizatë jofitimprurëse, e cila operon në fushën e kërkimit mikrobiologjik në SHBA.

Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, edhe pse nuk i konvenojnë askujt

Postuar në 25 Maj, 2020 15:36

 

Politika e Bashkisë për biçikleta godet biznesin e vogël në Tiranë

Postuar në 25 Maj, 2020 15:23

Rruga "Myslym Shyri" ishte e radhës që iu shtua një korsi biçikletash. Gjatë kohës së pandemisë edhe të tjera rrugë në Tiranë patën të njeëtin ndryshim infrastrukturor. Nga një anë, përdoruesit e biçikletave ndihen të sigurt në qarkullimin e tyre, por nga ana tjetër bizneset po vuajnë mungesën e klientëve..

Më parë makinat ndalonin blinin, tani nuk i lë policia. Është gabim i madh të bëhet korsi biçikletash pasi bashkia fitonte lekë nga parkingu i makinave. Këtu pak biçikleta kalojnë…

Pages

Subscribe to ResPublica RSS