Gjysma e popullsisë së botës, e ekspozuar ndaj ajrit të ndotur
Gjysma e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit. Një studim i ri i drejtuar nga profesori Gavin Shaddick i universitetit të Exeter, provon se megjithë përpjekjet globale për përmirësimin e ajrit, pjesë të mëdha të popullsisë botërore po jetojnë nën ajër të ndotur.
Ky studim vë në dukje se ajri i ndotur përbën sot një kërcënim kryesor për shëndetin publik në botë.
Misteri i CoVid-19, disa njerëz kanë kujtesë imunitare edhe pse infektohen për herë të parë
Aleksandra Walczak, mjeke në École Normale Supérieure në Paris shprehet në një intervistë për Horizon Magazine se përgjigja e diferencuar që disa njerëz kanë ndaj CoVid-19 në raport me të tjerë është një nga pikëpyetjet më të mëdha të mjekësisë në menaxhimin e epidemisë.
Dexamethasone, shpresa kryesore për pacientët në ventilim
BBC-ja raporton se dexamethasone mund të jetë një shpresë e madhe në luftën kundër koronavirusit. Sipas ekspertëve britanikë, medikamenti në fjalë, që kushton pak dhe është komisionuar në vitin 1961, ndihmon sidomos pacientët në gjendje kritike dhe që janë në ventilator. Medikamenti është pjesë e testimit më të madh në botë që provon nëse ilaçet në përdorim mund të jenë efektive ndaj CoVid-19. Testimi është kryer mbi 2000 pacientë të shtruar dhe sipas të dhënave përdorimi I dexamethasone ka ulur rrezikun e vdekjes me 12%.
Raporti i SIPRI-t, rënie e lehtë e arsenalit ushtarak bërthamor për vitin 2020
Kapaciteti ushtarak bërthamor sot në botë përllogaritet në 13 400 armë. Një raport i Institutit të Stokholmit për Paqen raporton situatën e tanishme në botë në përhapjen e armëve bërthamore mes fuqive që i disponojnë ato.
Janë nëntë vendet që kanë armë të tilla: SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Korea e Veriut.
Korea e Veriut hedh në erë godinën e ndërlidhjes me Korenë e Jugut
Korea e Veriut ka hedhur një tjetër hap drejt përshkallëzimit me fqinjin e vet jugor. Mediat raportojnë se Pheniani ka urdhëruar dhe ekzekutuar hedhjen në erë të një godine të kontaktit me Seulin në qytetin kufitar të Kaesong.
Pamjet e shpërthimit janë bërë publike dhe ato janë interpretuar si shenjë e qartë e vullnetit të Koresë së Veriut për të tensionuar situatën. Një arsye për këtë reagim është propaganda e nxitur nga Jugu që po përdor dezertorë të ndryshëm kundër regjimit të Kim Jong-un.
Rritet kurba epidemike. 82 raste të reja me CoVid-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka dhe janë infektuar 82 persona me COVID-19.
Ky është numri më i madh i të infektuarve në një ditë që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
68 vjeçari vuante nga spok dhe ishte në gjëndje të rëndë dhe i intubuar prej disa ditësh.
Shqipëria ka shënuar deri më tani 37 viktima si pasojë e koronavirusit.
Korrigjimi i pyetjes nga maturantët ishte përgjigjja më e saktë
Kur një nxënës apo student testohet dhe ai ka aftësi të korrigjojë pyetjen që i bëhet, përgjigjjen e ka dhënë në mënyrën me të mirë të duhur, madje ka kaluar pritshmëritë. Kështu që maturantët kanë plotësisht të drejtë që po çojnë zërin e tyre ne një protestë jo politike (tërralla në vendin tonë) që të kujton atë të studentëve një vit e gjysëm më parë. Më sa u pa, një pjesë e pyetjeve në testin e Gjuhës dhe Letërsisë vinin maturantin më shumë në provë për të kuptuar pyetjen, sesa për të dhënë përgjigjjen. Por ata këtë provë e kaluan me sukses.
Amerikanët marrin iniciativën: Takim Serbi-Kosovë më 27 qershor
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell njofton se më 27 qershor do të nisë dialogu mes të dyja vendeve në Shtëpinë e Bardhë.
“Lajme të shkëlqyeshme! Unë kam marrë premtim nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për Dialogun’’, ka thënë ai.
Kreu i Akademisë së Shkencave në Petersburg nën akuzë për tradhëti: U shiti sekrete kinezëve
Probleme rivaliteti me Kinën ka edhe Rusia. Një shkencëtar rus, Valery Mitko, 78 vjeç, president i Akademisë së Shkkencave për Arktikun në Shën Petersburg akuzohet për tradhëti dhhe rrezikon 20 vjet burg sepse akuzohet se u ka kaluar sekrete kinezëve.
Avokati i tij, Ivan Pavlov deklaron se klienti i tij zhvillon leksione në Kinë dhe përdor materiale mga burime të hapura.
Akuzat janë absurde
shprehet avokati.
Destinacionet turistike të sigurta, Hollanda lë jashtë Shqipërinë
Hollanda ka publikuar së fundmi listën e 16 vendeve të sigurta europiane që sipas bashkimit të kompanive të pushimeve, ANVR, konsiderohen të sigurta për pushime.
Mes vendeve të cilësuara si të sigurta nuk figuron Shqipëria që cilësohet si vend ku nuk rekomandohet pushimi veror. Si vende të sigurta, ose më saktë që janë relativisht të sigurta janë:
