CoVid-19, verifikohet kalim antitrupash nga nëna shtatzanë te fëmija
Një fëmijë isapolindur në Vranja të Serbisë raportohet se ka trashëguar nga nëna antitrupat kundër CoVid-19. Të paktën këtë raporton spitali i Vranjës që përmes drejtoreshës së pavionit gjinekologjik, Gordana Djordjevic ka sqaruar se fëmija ka rezultuar negativ ndaj CoVid-19, por me antitrupa ndaj virusit.
Covid-19, rritet numri i viktimave dhe rastet pozitive
Numri i rasteve të reja me Covid-19 vijon të ruajë trendin e dy javëve të fundit. Në 24 orë, 136 raste pozitive me Covid-19 i janë shtuar numrit total të atyre që janë prekur deri tani nga ky virus. Rastet janë konstatuar pas kryerjes së 561 testimeve.
Droga në Shqipëri, Hoxha: Jemi në situatën e alarmit të kuq
Ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha, e sheh shqetësuese situatën e drogës në Shqipëri. Në një intervistë për TvT, Hoxha thotë se vendi është në një situatë alarmi të kuq, për shkak të kultivimit, por edhe të shndërrimit të tij në vend tranzit për drogërat e forta.
Zbulohet portreti i Rafaelos
Mbetjet e gjetura në varrin e Pantheonit në Romë i përkasin Raffaello Sanzios.
Konfirmimi vjen nga rindërtimi i parë në 3D i fytyrës, i bërë nga ajo çfarë është gjetur nga piktor.
“Portreti” u rindërtua nga Universiteti Tor Vergata i Romës dhe është krahasuar me autoportretet e njohura të artistit.
Vetingu, Anastasi: “Strasburgu” mund të rikthejë vendimarrjen për disa dosje
Teksa shumë vendime të organeve të përkohshme të vetingut nuk kanë dhënë notë kaluese për njerëzit e drejtësisë, një pjesë e tyre i kanë ankimuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për shkak të paligjshmërisë së procesit të ndjekur nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Konstitucionalistja, Aurela Anastasi thotë se disa vendime të gjyqtarëve të Vetingut, mund të rikthehen për rishqyrtim nga Strasburgu.
Ndahet nga jeta gjuhëtari Jorgji Gjinari
Ndahet nga jeta Jorgji Gjinari, një nga dialektologët më të shquar shqiptarë, autor i një vargu monografish për të folme të ndryshme të shqipes, autor i veprës më të plotë e përgjithësuese mbi dialektet e gjuhës shqipe, bashkautor dhe drejtues shkencor i veprës madhore “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe”.
Ballkanizimi i internetit
Fluturimi i investimeve
Pak ditë më parë kryemministri Edi Rama ndau me qytetarët lajmin e mirë të investimit 100 milionë euro nga kompania franceze, “Voltalia”.
Do kemi një dëshmitar francez që do mund të thotë se si u gjend si u ndje si e kaloi kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, qeverinë që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi që është paragjykim lidhur me vetë Shqipërinë
tha ndër të tjera z. Rama.
Dekretet e Gencit
Genc Ruli është shpallur së fundmi nga mediat e Edi Ramës eminenca gri e Partisë Demokratike. Si dikush që ka kuptuar disa gjëra por edhe që ka guximin t’i thotë. Dhe në këtë kuadër mediat e Edi Ramës kanë vendosur se cila është e vërteta: Genc Ruli po dekreton largimin e Sali Berishës nga PD-ja, drejtimi faktik i saj. Në të vërtetë Genc Ruli thjesht ka bërë një deklaratë nga pozita e një anëtari të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD, për t’i thënë Berishës që mos hyr:
Presidenti detyrohet një sqarim që të mos e marrim për karagjoz
Sot presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh me rastin e 29 vjetorit të ikjes së anijes “Vlora” e cila hapi siparin e eksodit të marsit 1991.
Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë.
Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.