Që nga viti 1994, Toka ka humbur 28 trilionë ton akull

Postuar në 23 Gusht, 2020 15:40

Që nga viti 1994 Toka ka humbur 28 trilionë tonë akull. Kjo shifër është përllogaritur nga shkencëtarët britanikë që kanë analizuar të dhëna satelitore të mbledhura duke vëzhguar polet, malet dhe akullnajat. Sipas tyre shkrirja në masë e akujve për shkak të ngrohjes globale mund të çojë në rritjen e nivelit të detit me 1 m deri në fund të këtij shekulli.

Për ta kuptuar, çdo cm e rritjes së nivelit të detit do të thotë se rreth 1 milionë njerëz do të zhvendosen nga shtëpitë e tyre

Mjegulla e një pandemie, CoVid-19 nuk është edhe aq virus i ri. Asimptomatikët e "kanë kaluar më parë"

Postuar në 23 Gusht, 2020 15:16

Ajo që në media po përflitet si vala e dytë e koronavirusit në Europë duket se ka ndryshuar objektivin. Në Francë raportohet se CoVid-19 po qarkullon aktualisht katër herë më shumë mes njerëzve poshtë 40 vjeç krahasuar me 65 vjeçarët.

Ne jemi në një situatë të rrezikshme. Ky nuk është një rast përjashtimor për Francën, por një dinamikë europiane

ka deklaruar Oliver Veran, ministri i Shëndetësisë.

0.41% shanse të godasë Tokën më 2 nëntor

Postuar në 23 Gusht, 2020 14:55

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka përllogaritur se një asteroid që pritet të kalojë pranë Tokës në fillim të muajit nëntor, ka 0.41% shanse të godasë planetin. Objekti i njohur si 2018VP1, parashikohet të kalojë pranë Tokës më 2 nëntor 2020 dhe sipas trajektores së gjurmuar ekzistojnë tre mundësi përplasjeje.

Objekti është 0.002 km në diametër.

Nëse Greqia tërheq këmbëzën, Turqia del nga NATO. U ngopëm me kërcënimet e Macron

Postuar në 23 Gusht, 2020 14:12

Franca i ka hedhur bezninë zjarrit me vendimin e saj për të dërguar anije ushtarake në ndihmë të Greqisë. Kundëradmirali turk në pension, Cem Gurdeniz, që cilësohet nga AFP si autori i doktrinës detare turke, thotë se Franca po sillet si një fëmijë i llastuar.

Jam ngopur me kërcënimet e përditshme verbale të Macron-it

thotë Gurdeniz.

Sistemet zgjedhore malazeze dhe numrat e subjekteve politike shqiptare

Postuar në 22 Gusht, 2020 23:22

 

Tani, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi që do të mbahen me 30 gusht, paraqitet interesante një tablo e përgjithshme e efektit të sistemit zgjedhor tek subjektet politike që përfaqësojnë pakicat kombëtare, konkretisht duke u fokusuar tek subjektet politike shqiptare në Mal të Zi.

Helmimet në Rusi, skema e përsëritur dhe rasti Navalny

Postuar në 22 Gusht, 2020 17:16

 

Të dielën në mëngjes, lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dërgua në spital pasi një reaksioni alergjik për të cilin një nga mjekët e tij tha se mund të jetë shkaktuar nga një substancë kimike e panjohur.

Arrijnë së bashku në 1 trilionë dollarë

Postuar në 22 Gusht, 2020 14:02

Një studim i publikuar së fundmi nga Institute for Policy Studies në SHBA vë në dukje se për herë të parë në historinë e vendit, 12 miliarderët kryesorë të tij kanë një pasuri që vlerësohet 1.015 trilionë dollarë.

Ky është një stad shqetësues në historinë e përqendrimit të pasurisë dhe pushtetit në SHBA. Kjo është thjesht shumë pushtet ekonomik dhe politik në duart e 12 njerëzve

Ndërlikohet misioni i OSBE-së në Bjellorusi, Lukashenko urdhëron stërvitje masive në kufijtë perëndimorë

Postuar në 22 Gusht, 2020 13:13

Agjenci të ndryshme mediatike njoftojnë se ushtria bjellourse është urdhëruar të zhvillojë stërvitje masive mes datave 28-31 gusht.

Një grup i integruar forcash janë grumbulluar për mbatjen e stërvitjeve taktike. Ato përfshijnë forcat ajrore, reparte të motorizuara, njësi të artilierisë dhe skuadra dronësh dhe sistemesh elektronike

citohet Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.

Kremlini jep dritën jeshile për transportin e Alexei Navalnyt drejt Gjermanisë

Postuar në 22 Gusht, 2020 01:58

Mjekët rusë të qytetit të Omskit që po trajtojnë opozutari rus Alexei Navalny kanë rënë dakord që të lejojnë transferimin e tij drejt Gjermanisë. Pas shtrimit urgjent në spital, Kremlini lejoi ekzaminimin e tij nga mjekë gjermanë për të hequr çdo dyshim se ka dorë në atë që duket si një helmim, por që u trajtua zyrtarisht si gjendje e rënies së sheqerit në gjak.

OBSH: Shpresojmë se pandemia do të përfundojë në më pak se dy vjet

Postuar në 21 Gusht, 2020 22:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon se pandemia aktuale do të mund të mbyllet brenda dy viteve. Kuptohet virusi mund të qarkullojë, por statusi epidemik i tij do të ndryshojë. Të paktën kjo është shpresa e organizatës që mbështetet te menaxhimi I deritanishëm, teknologjia dhe përqendrimi i përpjekjeve kundër sëmundjes

Pages

Subscribe to ResPublica RSS