Zgjedhjet parlamentare mbahen më 25 prill

Postuar në 06 Shtator, 2020 14:46

Zgjedhjet elektorale të radhës do të mbahen më 25 prill. Presidenti Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve parlamentare, pas konsultimeve të ditëve të fundit me partitë parlamentare.

Në këto të fundit, opozita propozoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar 9 majin, që përkon me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.

Po dëshmojmë fundin e bankave qendrore të pavarura. Mbijetesa e Eurozonës kërkon një Macron gjerman

Postuar në 06 Shtator, 2020 01:06

 

Shënim (vetë)rehabilitues

Postuar në 05 Shtator, 2020 18:44

Nëse ka një politikan në Ballkanin Perëndimor që ka gjetur këndin e duhur për të shfrytëzuar atë që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë, ky është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 
Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, nuk ka se çfarë të thotë. Ai nuk është në kushtet që të mund të interpretojë atë që firmosi sepse Amerika në Kosovë ka forcën e Ungjillit dhe refuzimi ndaj saj ka një kufi. 

Uragani Laura detyroi lumenjtë të rrjedhin në të kundërt

Postuar në 05 Shtator, 2020 15:32

Uragani i kategorisë 4, Laura, ka qenë aq i fortë saqë raportohet se ai ka imponuar rrjedhjen në krah të kundër të lumit Neches në Texas të SHBA. Fluksi i lumit është 425 m3 në sekondë që është ekuivalente me mbushjen e një fushe olimpike për gjashtë sekonda.

Helmimi i Navalnyt, Rusia aludon se është lojë që lidhet me Bjellorusinë

Postuar në 05 Shtator, 2020 14:42

Rusia duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë presidentin bjellorus Alexander Lukashenko i cili ka dalë së fundmi në skenë me një ofertë të pazakontë. Në një dalje televizive, Lukashenko ka deklaruar se qëndrimet publike të kancelares, Angela Merkel, për helmimin e Alexei Navalnyt dhe trajtimin e këtij rasti si tentativë vrasjeje, janë falje.

Marrëveshja që rikthen Serbinë në Kosovë

Postuar në 05 Shtator, 2020 13:07

 

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ligjëroi rikthimin e Serbisë në Kosovë, 21 vite pasi ajo u dëbua si pushtuese nga forcat e NATO-s dhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Kosova pranoi një marrëveshje që e gjunjëzon sërish përpara Serbisë, cenon sovranitetin, dhuron pasuritë e vyera ekonomike dhe shtrin kurrizin për t’u bërë urë për ekspansionin serb në tregun ballkanik.

Një histori e "fisnikërisë" në Shqipërinë e Jugut - rasti i Familjes osmane Vlora

Postuar në 05 Shtator, 2020 04:50

Punimi në fjalë me autor studiuesin grek Stefanos P. Papageorgiou është një vështrim i shpejtë mbi atë që mund të quhet historia osmane e Shqipërisë së Jugut, parë përmes lentes së luftës së pushtet të parisë së këtij rajoni. Është një lente që i mungon historiografisë shqiptare e cila nuk ndalet në origjinën e asaj që quhej “fisnikëria” shqiptare, ose ndalet vetëm kur do të provojë se të gjithë kanë qenë shqiptarë dhe në vend të saj ka preferuar të paravendosë terma arbitrarë si p.sh “kryengritjet antiosmane”.

NATO bën thirrje për hetim ndërkombëtar për helmimin e Alexei Navlany-t

Postuar në 04 Shtator, 2020 23:00

Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar ndaj Rusisë lidhur me programin e saj për gazrat nervorë, ku përfshihet edhe Novichok, që thuhet se u përdor për helmimin e liderit opozitar, Alexei Navalny.

Qeveria ruse duhet të bashkëpunojë plotësisht me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për një hetim të pavarur ndërkombëtar. Ne po ashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të vërë në dispozicon të gjithë dokumentacionin për programin  Novichok

Historike sot ishte vetëm tallja dhe poshtërimi i Kosovës dhe Serbisë

Postuar në 04 Shtator, 2020 19:43

 Marrëveshja e imponuar sot nga SHBA mes Serbisë dhe Kosovës është një tallje të cilën nuk ka hiperbolë që ta konkurojë. Të lëmë mënjanë aspektin procedurial, pra mënyrën sesa shpejt kjo marrëveshje u imponua dhe të përqendrohemi te përmbajtja dhe te mënyra sesi presidenti amerikan e përkufizoi atë: Një Marrëveshje e normalizimit ekonomik.

Mirëpo teksti i shpërndarë ka 15 pika nga të cilat nuk ka absolutisht ASNJË GJË TË RE.

Shkëlzen Berisha, gjyqi në SHBA dhe mediat e Tiranës

Postuar në 04 Shtator, 2020 19:11

Në mediat pranë pushtetit po zhvillohet prej disa ditësh një betejë ku janë shpallur fajtorët, mëkatarët dhe fituesit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS