Varianti britanik i Covid-19/ Përhapet më shpejt, por nuk është më agresiv
Një variant i ri i koronavirusit, i shfaqur së fundmi në Britani, ka ngritur alarmin në Europë. Të parat ishin Italia dhe Belgjika, të cilat mbyllën linjat ajrore dhe hekurudhore, ndërkohë që Franca dhe Gjermania pritet të bëjnë të njëjën gjë.
Mjeku infeksionist, Massimo Galli, thotë se varianti i ri i Covid-19 nuk është më agresiv, por përhapet më me shpejtësi.
Vizito më shpesh Shqipërinë se i stresove hajdutët!
Dikur ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u shpreh se atë mund ta akuzojnë për çdo gjë, por jo për të korruptuar. Dhe në fakt ky është dallim i madh, themelor në referimin politik të ditëve të sotme. Dukuria “Tsipras”, e politikanit kundër sistem, nuk është shembull vetëm në Greqi. Italia, Ukraina, Trump vetë përfaqësojnë njëfarësoj raste të tilla. Por siç e dimë, me ardhjen e tyre në pushtet, sistemi askund nuk u vu në diskutim. Thjesht sistemi asimiloi edhe të tjerë përveç atyre që de facto i emëron.
Vikingët, lufta finale e djemve të Ragnarit
Seriali “Vikingët” prezanton këtë fund vit 10 episodet e fundit të një sage filmike me 6 sezone. Për ata që nuk e kanë ndjekur serialin, mund të sqarojmë se është fjala për eposin e Ragnar Lothbrok dhe djemve të tij, marrë nga sagat norvegjeze dhe ekranizuar në mënyrë të suksesshme aq sa pas “Game of Thrones”, “Vikings” mbetet ndoshta ndër më ndikuesit.
Zbulohen çmimet e vaksinave anti-CoVid-19. Pfizer kushton 12 euro/doza
Sekretarja belge e Buxhetit, Eva De Bleeker ka zbuluar pa dashje çmimet e vaksinave anti-CoVid-19. Sipas mediave belge ajo ka postuar në tuiter një listë të çmimeve për gjashtë vaksina që janë në qarkullim dhe të cilat BE mendon të përdorë për vaksinim masiv.
Çmimet variojnë nga 1.78 euro për një dozë në 18 dollarë për një dozë që është vaksina e zhvilluar nga Moderna.
Vaksina anti-CoVid-19, mbetet lypja. BE premton doza për Ballkanin, Serbia siguron kontratë me Pfizer
Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” njofton se pala shqiptare dhe ajo serbe kanë protestuar për mungesën e vaksinës anti-CoVid-19 si pasojë e metodave të ndryshme në shpërndarjen e parashikuar nga BE dhe mekanizmi COVAX.
P.sh COVAX parashikon të shpërndajë vaksinat në Ballkanin Perëndimor jo më herët se muaji prill i vitit 2021, ndërkohë që vendet e BE-së nisin vaksinimin në datën 27 dhjetor.
Huawei hyn në Europë
Huawei ka zgjedhur Parkun e Biznesit në qytetin Brumath, 17 kilometra në veri të Strasburgut, në verilindje të Francës, pranë kufirit gjerman, si vendndodhjen e fabrikës së tij të parë të prodhimit në Evropë. Lideri botëror i telekomunikacionit dhe autoritetet lokale në rajonin francez e bënë të ditur këtë zhvillim përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar dy ditë më parë.
Me një investim prej 200 milionë euro (245 milionë dollarë), fabrika do të krijojë fillimisht 300 vende pune dhe 500 vende pune në terma afatgjatë.
Shembja e një simboli (VIDEO)
Tre shtyllat masive prej betoni, kujtimet e fundit vizuale të termocentralit të mbyllur në Arizona, janë shembur. Një grumbull i madh njerëzish ndoqi nga largësia shkatërrimin përfundimtar të impiantit me qymyr. Impianti i mbylli dyert vitin e kaluar pasi gazi natyror u bë një alternativë më efikase dhe ekonomike sesa energjia elektrike.
Covid-19 / Debati për parandalimin me ilaçe të dëmit që u shkakton virusi mushkërive
Një nga elementët më të frikshëm të Covid-19 është se edhe në mesin e atyre që i mbijetojnë sëmundjes, dëmtimi i mushkërive është afatgjatë dhe mbetet e paqartë nëse indi do të rikuperohet plotësisht me kalimin e kohës. Dëmtimi që shkakton Covid-19 mund të jetë aq i rëndë, sa që në disa raste pacientë kanë nevojë për një transplant mushkërie, në mënyrë që të mbijetojnë.
Gati ora atomike me saktësinë më të madhe që është arritur ndonjëherë
Arrin të masë edhe vibrimet e paperceptueshme që ndodhin në botën pafundësisht të vogël: është ora më e saktë atomike e bërë ndonjëherë, me një gabim prej më pak se 100 milisekonda brenda një fashe kohore sa mosha e universit, rreth 14 miliardë vjet.
E përshkruar në detaje në revistën “Nature”, ora atomike super e saktë është vepër e grupit të shkencëtarëve të Massachusetts Institute of Technology (MIT).
Italia, e para në botë për vdekshmërinë nga Covid-19
Italia është vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi, për çdo 100 mijë banorë. Përfundimi del nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, i cili monitoron vazhdimisht progresin e pandemisë.
