Është mëkat të paguash gjoba në këtë "shtet"
Qeveria ka nxjerrë së fundmi një akt normativ përmes të cilit fal të gjitha gjobat e vëna gjatë periudhës “së infeksionit të shkaktuar nga covid-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”. Për pjesën e pandemisë, masat administrative që fallen, e madje kthehen përfshijnë kohën mes 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020, ndërkohë që për shkeljet në procesin e rindërtimit “falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore”.
Tragjedia e Kalimit Diatlov, mister edhe pas 60 vjetësh
Më 1 shkurt 1959, në rajonin e Svjedllovksut në Urale ndodhi një incident me pasojë vdekjen e 9 alpinistëve që u bë i njohur si Insidenti i Kalimit Diatlov. Ngjarja ka thuajse një njohje të gjerë edhe për shkak të popullarizimit në internet, por fakt është se hetimi i saj e ka shtuar edhe më tepër misterin. Nga raportimet zyrtare u identifikua se katër viktima kishin vdekur nga hipotermia, ndërkohë që të tjerët kishin traumë fizike. Në raport flitet për një forcë të pëpërballueshme të natyrës, por askush nuk di të thotë se çfarë ndodhi realisht edhe pas konsultimit të dokumenteve zyrtare.
Europa detyrohet të hedhë sytë në Ballkan
Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Këtë ka deklaruar Përfaqëuesi i Lartë i BE-së për Çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit 2020.
Raportet mbi Procesin e Zgjerimit sigurojnë një vlerësim rigoroz që tregon rrugën përpara, duke theksuar atë që është arritur dhe ku duhet punuar edhe më shumë. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqen dhe sigurinë për të gjithë Europën, aq më tepër në kohë të sfidave globale në rritje
Katastrofë mjedisore në Kamçatka, vdesin 95% e organizmave në shtratin detar
Disa lajme shqetësuese vijnë nga Rusia, konkretisht nga rajonet detare që qarkojnë Kamçatkën. Sipas raportimeve të deritanishme, rreth 95% e organizmave në shtratin detar të gadishullit që ndodhet në Gjirin Avacha, kanë ngordhur.
Në mediat sociale janë postuar video të gjallesave që dalin në breg të vdekura duke vendosur në alarm autoritetet.
RT raporton se uji i lumit Nalycheva nuk ka shenja jete, ndërkohë që mostra të marra nga kepi Nalchyeva kanë një ngjyrë jokarakteristike kafe dhe shkumë të errët.
Alarm edhe në Serbi, shkalla e infektimeve rritet me 19% brenda një jave
Serbia i është bashkuar vendeve që kanë nisur të shtrëngojnë masat në luftën kundër pandemisë së CoVid-19. Epidemologia Darija Kisić Tepavčević ka deklaruar se puna mund të vijojë deri në ora 23:00 pavarësisht nëse kanë hapësirë apo jo. Ajo ka zbuluar një prirje të epidemisë që duhet të jetë shqetësuese. Sipas saj brenda një jave shkalla e infektimit është rritur me 19% brenda një jave duke vendosur autoritetet shëndetësore në alarm.
Greqi, Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale
Agimi i Artë është që nga sot një organizatë kriminale. Këtë ka vendosur një gjykatë greke pas një gjykimi prej 5 vjetësh sipas të cilës edhe drejtuesit kryesorë të saj përfshihen në akuzën e drejtimit të një organizate kriminale.
Në proces janë gjykuar 68 persona, mes të cilëve 18 ish-deputetë për katër akuza: vrasja me thikë e këngëtarit Pavlos Fyssas, sulmi mbi emigrantë, sulmi mbi aktivistë të së majtës dhe akuza për struturim kriminal.
Filloi gallata e zgjedhjeve
Vendi po hyn në fushatë elektorale dhe siç po shihet do të kemi rastin që fytyrën e Kryeministrit dhe të ashtuquajturve kundërshtarë politikë të tij do ta shohim shpesh e më shpesh.
Biden paralajmëron ndryshime në politikën e Jashtme: Të kufizohet Turqia e Erdoganit
Rivali i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, ka paralajmëruar ndryshime në politikën e Jashtme të SHBA nëse ai merr detyrën. Përmes një deklarate, Biden ndër të tjera ka kërkuar nga administra e Trump që të ushtrojë presion ndaj Turqisë për të shmangur veprimet e mëtejshme provokative ndaj Greqisë dhe të krijojë hapësirë për diplomacinë.
Lulzim Basha angazhon detektiv privat për gjetjen e vulës
Një ngjarje e pazakontë dhe e sikletshme ka ndodhur në Partinë Demokratike. Dikush ka vjedhur vulën e kryetarit Lulzim Basha dhe nuk dihet ende arsyeja dhe ata që e kanë marrë.
Sipas burimeve pranë PD-së, vula ka humbur gjatë periudhës së karantinimit dhe mendohet se ajo është marrë nga një person i brendshëm, gjatë ditës, pasi nuk rezulton asnjë thyerje me dhunë në mjediset e zyrave.
Për të shmangur skandalin dhe situatën qesharake që krijon një gjë e tillë, PD-ja nuk ka bërë denoncim në polici, por ka nisur një hetim të brendshëm dhe ka kontraktuar një dedektiv privat.
Nobeli i Fizikës u jepet zbuluesve të vrimave të zeza
Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2020 u është dhënë zbuluesve të objekteve më të errëta dhe më misterioze në univers: vrimat e zeza. Çmimi u nda përgjysmë mes Roger Penrose nga njëra anë, ndërsa gjysma tjetër iu dha fizikanëve Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez.
Roger Penrose u vlerësua për zhvillimin e metodës matematikore për të provuar teorinë e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe për faktin se gjatë kësaj pune ka arritur të demonstrojë se teoria parashikon formimin e vrimave të zeza, “përbindëshat” kozmikë që kapin hapësirë-kohën dhe gjithçka tjetër përreth.
