Lamtumira e fundit për Koço Devolen

Postuar në 09 Nëntor, 2020 21:31

E kishte ndjerë se fuqitë fizike po braktisnin, e donte që ditët e fundit t'i kalonte pranë fëmijve, Dorinës e Gencit. I ndarë nga jeta këtë të dielë në moshën 75-vjeçare, aktori ikonë i humorit Koço Devole, iku nga kjo botë i rrethuar nga dashuria. Gjatë homazheve  që i bëhen pranë Medresezë dhimbja qëndron pezull, për artistin, babain, njeriun që diti të lërë gjurmë kudo shkeli.

Pandemia, 177 raste/100 mijë banorë. Miratohen masa të reja kufizuese

Postuar në 09 Nëntor, 2020 16:26

Komitet i Ekspertëve për pandeminë ka njoftuar sot marrjen e masave të reja kufizuese që sipas këtij komiteti është bërë në bazë të “një analize të hollësishme”.

Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth.

Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi.

Krasniqi në Hagë: Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz si më trajtuat mua nga burgu deri në këtë ndërtesë

Postuar në 09 Nëntor, 2020 15:05

Ish-zëdhënsi i UÇK-së Jakup Kransiqi është shfaqur i emocionuar në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara nga Hagë ku ai ndodhet për shkak të aktakuzës për krime lufte. Në fjalën e tij, Krasniqi ka akuzuar për keqtrajtim autoritetet e Gjykatës duke cilësuar se në jetën e tij nuk ka trajtuar asnjë njeri siç e trajtuan atë.

Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë.

Roli i injoruar i OSBE-së. Nga Putin tek Erdogan, krizat që po zgjidhen jashtë modelit perëndimor

Postuar në 09 Nëntor, 2020 14:52

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë një sugjerim të ri për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabakh. Në një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, Erdogan ka kërkuar që Putin të organizojë një grup të përbashkët pune jashtë Grupit të Minskut që është degë e OSBE-së. Mediat turke raportojnë se Turqia ka dhënë garanci për ndaljen e luftimeve pasi Azerbajxhani të marrë zonën e Shushas, ndërkohë që Armenia do të duhet të largohet nga shtatë distrikte.

Ka edhe Shqipëria ngjarje pa zbardhur...

Postuar në 09 Nëntor, 2020 14:05

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me teatrin hetimor dhe gjykues ndaj Lulzim Bashës për akuzat që janë ngritur ndaj UÇK-së dhe liderëve të saj. Për kryeministrin argëtimi me insinuata nga më të ndryshmet duket të jetë një mënyrë edhe për të fituar kapital politik.

Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty, aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK, ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!

Facebook adopton parimin e punës së Endri Fugës

Postuar në 09 Nëntor, 2020 04:09

Nëse në vitin 2016 u njohëm me fermentin propagandistik “Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane”, kësaj radhe manifestimi i ndërhyrjes është gati brutal dhe tejkalon edhe paturpësinë e çdo fletushke të së majtës markisiste. Në momentin që në SHBA pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Facebook, kompania kryesore në rrjetet sociale ka nisur të asistojë rivalin demokrat të Donald Trump, duke tentuar të izolojë kauzën ligjore të këtij të fundit.

Hetime për krimet e luftës bëri formalisht edhe Enver Hoxha

Postuar në 08 Nëntor, 2020 19:56

Ka një përpjekje mjerane për të mbrojtur politikisht Hashim Thaçin nga vendimet e një gjykate të ngritur nga shteti i Kosovës. Urtësia popullore na mëson se “me shqiptarin të gjen belaja” dhe aq e thellë është kjo urtësi, saqë ka dalë për të vënë para vetes një pasqyrë kaq të domososhme.

Qesharake: Ministri (i lënë) në Detyrë lobon ta shpallin Qytetar Nderi

Postuar në 08 Nëntor, 2020 13:39

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në faqen e vet në Facebook një tekst që e quan denoncim të këshilltarit dixhital sipas të cilit ministri i Jashtëm (i lënë) në Detyrë, Gent Cakaj po lobon që ta shpallin “Qytetar Nderi”.

raporton Berisha.

Nuk dihet sa e vërtetë është një gjë e tillë, por nëse sheh intensitetin e njoftimeve të z. Cakaj për Luginën e Preshevës mund të merret me mend se ka një investim personal në këtë drejtim.

Loja e vockël tinzare e kryeministrit të Shqipërisë

Postuar në 08 Nëntor, 2020 13:20

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dy ditë që po bën prokurorin e çështjes së Hashim Thaçit, duke akuzuar Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën se kanë miratuar raportin e Dick Martyt.

Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!

shkruan z. Rama.

Ndahet nga jeta i papërsëritshmi Koço Devole

Postuar në 08 Nëntor, 2020 12:38

Është ndarë sot nga jeta Koço Devole, aktor dhe regjizor i humorit, një njeri që qëndron në kujtesën e disa brezave. Devole ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv ku ishte shtruar pasi u prek nga CoVid-19, por ai vuante prej kohësh nga leuçemia. 

Ai bën pjesë në atë brez aktorësh që i dhanë një status të veçantë humorit në Shqipëri, pa rënë në vulgaritetin e sotshëm dhe në garën e përditshme për prodhim televiziv. Që i dha një shije edhe vetë jetës në një kohë mbylljeje dhe përdhunimi etik.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS