Tërmeti dhe pandemia do ikin, pasojat e sëmundjeve endemike do të zgjasin

Postuar në 12 Nëntor, 2020 21:03

Akuzat dhe shqetësimet e shumta për situatën në spitalet publike të Shqipërisë ku po trajtohen njerëz të prekur nga CoVid-19 janë administruar nga kryeministri I vendit si materie për propagandë. Përtej videos skandaloze sot në Sanatoriumin e Tiranës, ku mbetej që pacientët t’ia merrnin këngës pse ishin në spital, z. Rama ka shpërndarë në Facebook edhe një mesazh ku shfaqet si njeriu që është në anën e shqiptarëve në këtë betejë. Ndërkohë që kushdo që e kundërshton, vë në dyshim seriozitetin e angazhimit të tij është thjesht një armik I progresit dhe të mirës.

Video: Ka dhënë urdhër Shefi të mos hanë bukë njerëzit

Postuar në 12 Nëntor, 2020 17:22

Policia Bashkiake është në aksion dhe pse aksionet ngjajnë disi selektive. Videoja flet më shumë se çdo koment: 

KE: Kush nuk respekton të drejtat e komunitetit LGBTQI humbet fondet e BE-së

Postuar në 12 Nëntor, 2020 17:12

Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen ndaj vendeve anëtare të BE-së për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI. Në një intervistë për “Politico”, Komisionerja për Barazinë, Helena Dalli tha se vendet që nuk respektojnë të drejtat e këtij komuniteti do të humbasin fondet e Unionit.

Jam shumë e vendosur për këtë. Sepse është një mënyrë shpresojmë për të sjellë vendet anëtare në linjë duke u thënë “Ok, nuk ke për të marrë pjesën e fondeve nëse nuk respekton sundimin e ligjit”.

Radhë për grafi dhe përplasje te Dispanseria

Postuar në 12 Nëntor, 2020 15:11

Dyert e dispancerisë përballen çdo ditë me fluks të shtuar qytetarësh që paraqiten për konsulta dhe grafi.

Në shumë raste, nevojitet ndërhyrja e forcave policore për të normalizuar radhët, por edhe konfliktet e pacientëve me mjekët.

TvT

Kryeministri kundërpërgjigjet me video ekskluzive: Oh, sa mirë të jesh në Senatorium!

Postuar në 12 Nëntor, 2020 12:00

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook pamje ekskluzive nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Videot paraqesin spitalin dhe mjekët që pozojnë për televizionin e qeverisë në një kronikë publicitare që duket sikur do të mbyllet: Sa mirë të jesh te “Shefqet Ndroqi”.

Ogurzezë/Teza se koronavirusi çon në vetëvrasje ka për shënjestër Presidentin e Republikës

Postuar në 11 Nëntor, 2020 23:52

 

Pa asnjë provë/Një nga pasojat e futjes së virusit në trup është edhe nxitja për të vrarë veten

Postuar në 11 Nëntor, 2020 18:51

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot për të mbrojtur publikisht punën që po bëhet në spitalet e vendit kundër pandemisë.

Nga timoni në tepsi/Edi Rama cakton zv.ministër të Financave "ekspertin që flet brroçkulla"(video)

Postuar në 11 Nëntor, 2020 17:32

Sot mediat kanë raportuar se kryeministri Edi Rama ka emëruar në detyrën e zv.ministrit të Financave, Besart Kadinë, i trajtuar si ekspert ekonomie dhe me funksione në Partinë Demokratike. Kadia është i disati zyrtar “opozitar” që merr funksione publike nga qeveria e z. Rama,  e cila sipas një zhargoni të Qëndrestarëve do të duhet të njihet si qeveria e Neobllokmenëve. Në fillim Visho Ajazi që shkoi ambasador, më tej Ridvan Bode në Bankën e Shqipërisë, tani Kadia. Siç mund të shihet z. Rama nuk heq dorë nga bashkqeverisja. Jo me PD-në, aboslutisht jo. Por me ekselentët.

Kryepeshkopi Janullatos infektohet me CoVid-19. Zgjedh Athinën për t'u kuruar

Postuar në 11 Nëntor, 2020 13:27

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, është infektuar me Covid-19. Aktualisht mësohet se gjendja e tij është e mirë, pasi ka shfaqur simptoma të lehta. Megjithatë, ai është dërguar në Athinë, në spitalin “Evangelismos”. Kryepeshkopi Anastas, 91 vjeç, do të mbahet nën monitorimin e mjekëve përgjatë ditëve në vijim, ndërkohë që merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njoftimin për transferimin në Athinë e ka bërë Kisha Orthodhoske Autoqefale e Shqipërisë. 

11 pikat e marrëveshjes për Nagorno-Karabakun. Rusia lë jashtë Turqinë

Postuar në 11 Nëntor, 2020 11:46

Paqja e ndërmjetësuar nga Rusia në konfliktin azero-armen në Nagorno Karabakh parashikon 11 pika të cilat janë bërë sot publike. Konkretisht marrëveshja e firmosur nga tre përfaqësuesit e përfshirë në diskutime janë: 

Armëpushimi hyn në fuqi në mesnatën e 10 nëntorit me orën e Moskës. 

Azerbajxhani dhe Armenia do të qëndrojnë në pozicionet aktuale.

Armenia dhe Azerbajxhani do të shkëmbejnë robërit e luftës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS