Avokati i familjes Rasha: Pati tentativë për manipulimin e vrasjes
Idenë e manipulimit të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajadaraj, e mbështet edhe avokati i familjes Rasha, Sakip Lata. Për TvT, Lata shprehet se të dhënat e raportuara fillimisht nga policia, ishin të mjegullta, pasi linin të mendonin se fajtori ishte 25-vjeçari Klodian Rasha.
Sipas avokatit të familjes Rasha, vrasja e të riut është drejt zbardhjes, pasi siç thekson Lata, pamjet filmike vërtetojnë më së mirë ekzekutimin e Klodianit nga efektivi Hajdaraj.
Emigrantët/ Gjykata Europiane e Drejtësisë: Hungaria nuk përmbushi obligimet e BE-së
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka konkluduar se Hungaria nuk ia ka dalë të pajtohet me ligjin e BE për emigrantët. Ajo ka kufizuar hyrjen në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe kthimin e migrantëve në një zonë kufitare.
Vjosa Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se mes dy shteteve shqiptare nuk duhet të ketë tra që i ndan.
“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore mbarëshqiptare. Të ecim drejt një Kosove dhe Shqipërie, ku rinia jonë krenohet me ne për vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre", tha ndër të tjera Osmani.
Rrënjët e pandemisë së CoVid-19
Nëse nuk duam të përfundojmë si dinosaurët, është koha të kolonizojmë Hënën
Komandanti i një anije kozmike ndërgalaktike në "Takimi me Tiberin", romani epik nga Buzz Aldrin dhe John Barnes, e justifikon misionin para ekuipazhit të tij në këtë mënyrë:
"Nuk ka një vend në univers që të jetë i sigurt përgjithmonë", u thotë Osepok. "Universi po na thotë: shpërndahuni ose bëhuni gati të vdisni".
Merrni parasysh domosdoshmërinë aktuale për të paralajmëruar për distancim social.
Zbulohen dy lloje kërpudhash që i kthejnë mizat në zombi
Dy specie të reja kërpudhash që infektojnë mizat janë zbuluar në Danimarkë.
Pandemia, Rusia humbet 5 milionë emigrantë
Gjysma e emigrantëve rezidentë në Rusia kanë lënë vendin duke konfirmuar se çfarë lloj krize ka provokuar pandemia e CoVid-19. Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar sot se 5 milionë emigrantë janë larguar ndërsa në vend kanë mbetur ende 6.3 milionë të huaj.
Gjuha standarde shqipe dhe dialektet e shqipes sot
A mund t’i caktohen kufij hapësinorë gjuhës?
Bledi Çuçi merr postin e Lleshajt, Ekonomi shkon te Bujqësia
Një javë pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, posti i ministrit të Brendshëm i besohet Bledi Çuçit. Nëpërmjet një postimi në Tuiter, kryeministri Rama njoftoi se do të çojë emrin e Çuçit për dekretim te presidenti Ilir Meta.
Zhvendosja e Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm i ka dhënë postin e ministres Milva Ekonomit. Edhe emri i saj pritet të shkojë për dekretim te Meta.
Covid-19 po i ngjan gjithnjë e më shumë një sëmundjeje autoimune
Gjatë gjithë pandemisë, mjekët kanë vënë re një fenomen të çuditshëm: Shumë njerëz të infektuar nga koronavirusi zhvillojnë miokardit, një inflamacion të zemrës që mund të shkaktojë dëmtime afatgjata dhe vdekje.
