Për herë të parë Kosova nuk duartrokiti, por kërkoi diçka në Tiranë
Vështirë se gjen dot një rast kur ndaj një zyrtari të lartë të një shteti tjetër të jetë lëshuar një serial shkrimesh dhe sulmesh mediatike, si ky me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Sulmet kanë autorësi fillestare kampin socialist, posaçërisht kryeministrin Edi Rama, që përfaqëson në kuadër të kësaj vizite një episod kompleksi personal dhe incidenti. Kompleksi sepse mbajti një takim të mbyllur aty ku në raste të tjera ka dashur të përqafohet dhe incidenti kur mungoi në seancën ku zonja Osmani mbajti një fjalë.
John Brennan mbi UFO-t, teknologjinë dhe testet e poligrafit
I rritur në një qytet të klasës punëtore në Nju Xhersi, babai i John Brennan ishte një emigrant irlandez i cili gjithmonë i kishte porositur të bijtë t’u ishin mirënjohës qytetarëve amerikanë. Ky patriotizëm i ngulitur thellë dhe ndjenja e theksuar e së drejtës dhe së gabuarës për shkak të edukimit katolik do ta nxisnin John-in të bëhej fillimisht oficer i inteligjencës dhe më vonë edhe drejtor i CIA-s. Kujtimet e tij rrëfejnë këtë udhëtim në karrierë.
Plaku i Tiranës ka nisur të shprehë frikë
Gazeta “Tema” ka bërë sot një zbulim sipas të cilit prej kohësh ka një plan për të katapultuar Vetëvendosjen në Tiranë me synim përçarjen e të majtës.
Vaksinimi i shpresës me një foto
Greqia pritet të marrë në dorëzim partinë e parë të vaksinave anti-CoVid-19 më 26 dhjetor të këtij viti dhe si fillim do të vaksinohet personeli mjekësor dhe popullsia mbi 65 vjeç. Bëhet fjalë për rreth 2.4 milionë njerëz. Autoritet greke mendohet se do të miratojnë vaksinën Pfizer më 22 dhjetor për të hapur rrugë përdorimit të saj për imunizimin e popullsisë.
Çekia dhe Sllovakia bllokojnë dokumentin gjerman të zgjerimit të BE-së
Republika Çeke dhe Sllovakia kanë lëshuar së fundmi në deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë shprehur mosaprovimin e tyre me përfundimet e Këshillit të Europës mbi zgjerimin. Dokumenti në fjalë është propozuar nga presidenca gjermane dhe në qëndrimin e palës çeke dhe sllovake vihen në pikëpyetje ato që quhen “elementë të falsifikimit të historisë”.
Le Foche: Nëse CoVid do të kishte dy nivele më lart vdekshmërie, do të kishte zhdukur njerëzimin
Je optimist? “Po, sepse besoj tek shkenca. Dhe tek historia”. Historia? “Njeriu gjithmonë ka përdorur shkencën për të zgjidhur problemet që ka hasur. Kur isha fëmijë, një shok i imi në klasë kishte poliomelitin. Sot polio është zhdukur, sepse kemi vaksinën. Ja, besoj tek shkenca dhe tek historia”.
Imunologu Francesco Le Foche ka shkruajtur edhe një libër për këtë temë. “Po, çdo gjë do të shkojë mirë”, dhe këmbëngul që shpejt do të dalim nga ky makth.
Facebook shfrytëzon Brexit-in për të shmangur ligjet europiane për mbrojtjen e të dhënave
Facebook do t’i zhvendosë të gjithë përdoruesit e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke dalë kështu jashtë juridiksionit të ligjeve të BE-së për privatësinë.
Ndryshimi hyn në fuqi vitin e ardhshëm dhe vjen pas një lëvizjeje të ngjashme të njoftuar në shkurt nga Google. Këto kompani dhe të tjera i kanë zyrat qendrore për Europën në Dublin. Por dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja do ta ndryshojë marrëdhënien e saj ligjore me Irlandën, e cila mbetet në Union.
Avokati i familjes Rasha: Pati tentativë për manipulimin e vrasjes
Idenë e manipulimit të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajadaraj, e mbështet edhe avokati i familjes Rasha, Sakip Lata. Për TvT, Lata shprehet se të dhënat e raportuara fillimisht nga policia, ishin të mjegullta, pasi linin të mendonin se fajtori ishte 25-vjeçari Klodian Rasha.
Sipas avokatit të familjes Rasha, vrasja e të riut është drejt zbardhjes, pasi siç thekson Lata, pamjet filmike vërtetojnë më së mirë ekzekutimin e Klodianit nga efektivi Hajdaraj.
Emigrantët/ Gjykata Europiane e Drejtësisë: Hungaria nuk përmbushi obligimet e BE-së
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka konkluduar se Hungaria nuk ia ka dalë të pajtohet me ligjin e BE për emigrantët. Ajo ka kufizuar hyrjen në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe kthimin e migrantëve në një zonë kufitare.
Vjosa Osmani: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se mes dy shteteve shqiptare nuk duhet të ketë tra që i ndan.
“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere komunikimi është kundër lëvizjes së lirë dhe marrëdhënieve ndërshtetërore mbarëshqiptare. Të ecim drejt një Kosove dhe Shqipërie, ku rinia jonë krenohet me ne për vendimet që i marrim ne, si përfaqësues të tyre", tha ndër të tjera Osmani.
