Starship i Elon Musk dështon sërish
Një prototim i raketës SpaceX të kompanisë së drejtuar nga Elon Musk shpërtheu në tentativën për tu ulur në tokë. Ky është incidenti i dytë pak javë pasi një prototip i Starship pësoi të njëjtin fat.
Jeff Bezos largohet nga Drejtor Ekzekutiv i "Amazon". Në detyrë një person nga IT
Jeff Bezos do të largohet nga detyra aktuale e Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë “Amazon” për të kaluar në pozicionin e Kryetarit Ekzekutiv. Njoftimi është bërë ndërkohë që kompania ka raportuar fitime prej 100 miliardë dollarësh. Pasues i Bezos në detyrën e tij të tanishme do të jetë Andy Jassy, personi përgjegjës për qendrat e të dhënave kompjuterike.
Europianët janë tallur gjatë me amerikanët, koha që të shpenzojnë për sigurinë e tyre
Vaksina ruse Sputnik V kalon provën. Efektive 91.6% ndaj CoVid-19
Sputnik V ishte vaksina e parë që iu prezantua botës si armë efektive kundër Covid-19. Fillimisht, komuniteti shkencor e priti me skepticizëm. Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte bërë në mënyrë të nxituar dhe mungonte transparenca lidhur me të. Rusia e nisi menjëherë fushatën e vaksinimit me të, madje lidhi marrëveshje me disa vende për t’I furnizuar me doza. Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga regjistrimi i saj në Rusi, studiuesit japin konfirmimin: Vaksina është efektive në 91.6 % të rasteve.
Letër e hapur për Joe Biden: Mbylleni Guantamon, burgun që nuk duhej hapur kurrë!
Disa ish-të burgosur të Guantanamos i kanë dërguar një letër presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden, përmes të cilës kërkojnë mbylljen e burgut që u bë i famshëm për ushtrim torturash.
Jack Ma hiqet nga lista e të preferuarve të qeverisë kineze
Jack Ma nuk është më në listën e të preferuarve të qeverisë kineze. Themeluesi i "Grupit Alibaba" nuk figuronte në listën e sipërmarrësve kinezë të botuar nga media shtetërore, Shanghai Securities News.
Politika e jashtme dhe negociatat eksploruese
Bisedimet hulumtuese të Greqisë me Turqinë nuk janë një dialog për hir të dialogut. Ato janë një debat i strukturuar në të cilin të dy palët investojnë për një seri arritjesh. Synimi i Greqisë, për sa u përket këtyre bisedimeve ka qenë gjithmonë:
a) Se çështja në shqyrtim është zona ekonomike ekskluzive dhe shelfi kontinental.
b) Se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, çështja do të referohet në një gjykatë ndërkombëtare, mundësisht në Hagë.
Marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael "acarojnë" Serbinë dhe Turqinë
Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, pika më e rëndëishme e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar reagime. Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik, por pakënaqësitë e para erdhën nga Serbia.
Ministri i Jashtëm serb tha se kjo ndikon në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Izraelit.
Shqipëri e gjeneratës tjetër? Jo, Shqipëri e atyre që do mbeten
Kryeministri Edi Rama është mburrur shpesh se ai punon për gjeneratën tjetër. Mirëpo një pjesë e madhe e shqiptarëve duan të ikin. Për arsye të ndryshme. Kryeministri thotë se emigrimi është dukuri e përhershme, kështu që për të nuk duhet të shqetësohet kush.
Kryeministri thotë se nëse kriminelët garojnë me partinë që ai drejton, kjo është përgjegjësi e tyre dhe jo e tij. Është e njëjta parti që rekruton ekeslentët, por nuk i kandidon asnjëherë.
Nuk mbaj përgjegjësi se kush kandidon me PS-në
Sot ka qenë një ditë kurioze për politikën. Partia Socialiste, një nga forumet e saj ku tubohen disa rreth Njërit, ka mbajtur një mbledhje. Pas saj, kryetari i partisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkesa e bërë për vetting të kandidatëve për deputetë është e pamundur të realizohet.
