Kontrolli teknik i automjeteve do të kryhet nga DPSHTRR
Kontrolli teknik i automjeteve i rikthehet shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama, i cili bën me dije se nga janari i 2021 do të ketë disa risi që do të jenë lehtësuese për drejtuesit e automjeteve.
Britania e Madhe miraton vaksinën e Pfizer-Biontech
Britania ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të Pfizer-BioNTech, e cila do të vihet në dispozicion duke filluar nga java e ardhshme, raportojnë mediat britanike.
Britania e Madhe bëhet kështu vendi i parë në botë që miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim të gjerë.
Administrata Trump kujtohet në fund për NATO-n. Pompeo: Turqia po minon kohezionin e Aleancës
Administrata amerikane e Donald Trump është kujtuar në fund që të marrë krah në tensionet e krijuara në Mesdheun Lindor. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar përmes një telekonference se Turqia i kundërvihet parimeve dhe funksionimit të NATO-s dhe minon kështu kohezionin e saj.
Sipas kreut të diplomacisë amerikane sjellja e Ankarasë në Mesdheun Lindor është provokative duke nisur që nga Libia, Siria e deri në Nagorno-Karabakh.
Blerja prej Turqisë e sistemit raketor S-400 është një dhuratë për Rusinë nga një aleat i NATO-s
Mediat greke vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave për Covid-19
Dy gazeta konservatore kanë ngritur alarmin në Greqi të dielën, pasi botuan raportime që pretendojnë se ka një sistem të dytë të regjistrimit të pacientëve Covid-19 në vend.
BE vendos partneritet strategjik me vendet e Azisë Juglindore
Bashkimi Europian ka vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me grupin e vendeve të Azisë Juglindore, ASEAN duke i çuar ato në nivelin e partneritetit strategjik.
Si partnerë të ngushtë ekonomikë, ne do të bashkohemi për rrugë të hapura dhe të sigurta tregtare dhe një tregti të lirë dhe të ndershme
Rusia dhe Turqia krijojnë qendër për monitorimin e paqes në Nagorno Karabakh
Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për krjimin e një qendre për monitorimin e paqes së arritur në rajonin e Nagorno Karabakut.
Si ta shpëtojmë demokracinë nga teknologjia
Shqipëria, zyrtarisht zorrë qorre e Europës
Tirana zyrtare ka arritur ta kompletojë dështimin e saj tërësor edhe në procesin e integrimit. Sot kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në vlerësimin e procesit duke njohur arritjet e Shkupit zyrtar.
Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt
Kur do bëhen premtime që mund të mbahen?
Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim disi të veçantë. Sipas njoftimeve ai ka takuar nënat që kanë fëmijët në emigracion. Siç mund të pritet, z. Basha e ka shpallur prioritet rikthimin e rinisë në Shqipëri.
Kryeministri ka të forta. E meriton votën e shqiptarëve
Kryeministri nuk i heq këpucët. Jo, ai i heq këpucët kur ia kërkon i zoti i shtëpisë. Ministri i Rindërtimit dhe ministër që ka pasion financat, Arben Ahmetaj, vesh çorape të kuqe.
Hiqi edhe ti Arben,- thotë kryeministri që na kujton sesi shoku Enver i sugjeroi një byroisti tjetër se duhet të linte duhanin. Pas këtij pasazhi me rëndësi të madhe psiko-historike, reportazhi vazhdon:
Më pas ata dalin nga shtëpia dhe veshin këpucët, ku Rama shihet ulur në shkallët e jashtme të shtëpisë duke veshur këpucët.
