Raporti i KE: Të parandalohet korrupsioni i ministrave dhe këshilltarëve të tyre

Postuar në 03 Dhjetor, 2020 11:49

Në një raport të publikuar sot, Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) konstaton se në Shqipëri, kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe këshilltarëve të tyre politikë, dhe policia, është gjithëpërfshirës, por ende tepër kompleks. Ai i bën thirrje Shqipërisë të përqendrohet në zbatimin e tij efektiv, veçanërisht duke përmirësuar kapacitetin e organeve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe

Ndërron jetë ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d'Estaing

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 23:59

Presidenca franceze ka njoftuar në këto orë se ka ndërruar jetë ish-presidenti, Valéry Giscard d'Estaing. 

Politikani i njohur ishte 94  vjeç dhe ishte shtruar per shqetësime kardiake që në mesin e muajit nëntor. Më herët ai ka qenë i shtruar në Paris për probleme ne mushkëri. 
Agjencia franceze AFP konfirmoi se d’Estaing ka qenë prekur nga CoVod-19. Ai drejtoi shtetin francez në vitet 1974-1981, më i riu në këtë detyrë, vetëm 48 vjeç. 

Cilat reforma e bënë jopopullor z. Kryeministër?

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 21:19

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një intervistë të dhënë për revistën “Forbes”. Është një ndër ato prezantime mediatike që i shërbejnë të intervistuarit, më shumë sesa hedhin dritë mbi problematika të ndryshme. Kush lexon intervistën krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një auto-profilizim në formën e një interviste që i shërben dhe kërkon audiencë “të ngritur”. 

Video/Pa maska

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 14:16

Aparat kritik: Në SHBA mediat e niveli botëror numëruan të gjitha historitë personale të Trump.

Video/Pa maska

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 14:08

Aparat kritik: Në SHBA mediat e niveli botëror numëruan të gjitha historitë personale të Trump.

Shembet teleskopi që gjurmoi për dekada me radhë jetën jashtëtokësore

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 12:57

Radio teleskopi gjigant në Observatorin Arecibo në Porto Riko është shembur, duke u dhënë fund disa dekadave zbulime jashtëtokësore. Teleskopi ishte dëmtuar më parë dhe pritej të mbyllej.

Platforma 820 tonëshe e teleskopit u çlirua nga kabllot e saj të çelikut dhe u përplas në bazamentin me sipërfaqe 305m2  nën të, të hënën në mbrëmje, bëri të ditur Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF).

Masat anti-Covid mbeten në fuqi pa afat

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 12:29

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen pa afat të masave anti-Covid. Në një deklaratë për mediat në mesditë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se se në ditët në vazhdim do të jenë në fuqi të njëjtat masa ku përfshihet kufizimi i orarit, ndalimet e grumbullimeve dhe vazhdimi i shkollave online e fizikisht.

Kompania e lidhur me Zuckerberg përdor mostrat e gjakut të grave daneze pa lejen e tyre

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 11:16

Mostrat e gjakut të grave daneze pjesëmarrëse në një projekt kërkimor publik kanë përfunduar në duart e një organizate të themeluar nga CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. Denoncimi është bërë nga mediat daneze.

Kontrolli teknik i automjeteve do të kryhet nga DPSHTRR

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 09:47

Kontrolli teknik i automjeteve i rikthehet shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama, i cili bën me dije se nga janari i 2021 do të ketë disa risi që do të jenë lehtësuese për drejtuesit e automjeteve.

Britania e Madhe miraton vaksinën e Pfizer-Biontech

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 09:19

Britania ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të Pfizer-BioNTech, e cila do të vihet në dispozicion duke filluar nga java e ardhshme, raportojnë mediat britanike.

Britania e Madhe bëhet kështu vendi i parë në botë që miraton vaksinën e Pfizer-BioNTech për përdorim të gjerë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS