Apelit të të burgosurve të Agimit të Artë i mungon Christos Pappas
Një nga drejtuesit kryesorë të Agimit të Artë, partia e ekstremit të djathtë në Greqi, Christos Pappas, është shpallur në kërkim pasi nuk gjendet. Mediat raportojnë se policia shkoi në shtëpinë e Pappas pak pasi gjykata dënoi me burgim disa drejtues të Agimir të Artë, por ai ishte larguar. Avokati i tij, Periklis Stavrianakis ka deklaruar se Pappas ka zgjedhur të veprojë kështu, pra të mos paraqitet para autoriteteve.
Gara e përditshme e tre të mëdhenjve: Kush është më i zgjuari?
I ndiqni replikat ditore mes kryeministrit dhe rivalëve të tij dixhitalë, presidentit dhe kryetarit të PD-së? Ka media pranë kryeministrit që nuk përtojnë të raportojnë çdo përrce të Edit duke bërë edhe interpretime origjinale.
Diplomacia jonë flet turqisht
Shpeshherë fati i shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për shtete të pafuqishme, është varur nga aftësitë e diplomacive të tyre. Pikërisht për këtë është e rëndësishme përgatitja e diplomatëve.
Sa e sa shkolla janë bërë të famshme në botë duke përgatitur “shpëtimtarët” diplomatë të vendeve të ndryshme! Por diplomacia jonë prej vitesh nuk po gjen “shpëtimtarët” e saj. Kohë më parë, në takimet ndërkombëtare diplomatët tanë të brumosur më ideologjinë e partisë në pushtet vetëm do përsërisnin sloganet e udhëheqësit të lavdishëm.
Një moment i ri i Bretton Woods: Kapitalizmi demokratik vs kapitalizmi autokratik*
Ndërsa reflektoja mbi ndryshimin dramatik në botë gjatë vitit të kaluar, bëra një vizitë në Bretton Woods, New Hampshire, ku 44 burra nënshkruan nenet e marrëveshjes në 1944. Themeluesit tanë u përballën me dy detyra të mëdha: të merreshin me shkatërrimin e menjëhershëm të shkaktuar nga lufta; dhe për të hedhur themelet për një botë më paqësore dhe të prosperuar pas luftës.
“Deti” në Hagë, Nazarko: Mendoj se Rama është konsultuar me Erdoganin
Analisti Mentor Nazarko e cilëson lajm të mirë dakordësinë e palës greke dhe asaj shqiptare për të çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e detit. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, Nazarko tha se një vendim i tillë tregon se pala shqiptare nuk i ka kapacitete për të negociuar në nivele të tilla. Nazarko shtoi se vendimi për t’ia lënë gjykatës më të lartë këtë çështje nuk mund të mos jetë konsultuar nga Rama me presidentin turk.
Hapja e negociatave me BE rrezikohet nga vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut
Bullgaria ka kërcënuar me veto hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nëse Shkupi zyrtar nuk merr parasysh shqetësimet saj për gjuhën dhe historinë. Problemi në fjalë është serioz sepse përfaqëson një aspekt ballkanik për një proces që presupozohet se do të mënjanojë apo zgjidhë ato. Për procesin e negociatave, së fundmi, Gjermania në cilësinë e drejtueses së KE-së, do të prezantojë të ashtuquajturin “Pozicion të Përgjithshëm të Dakordësuar të BE-së”, që do të shenjojë hapjen formale të negoiatave.
Sëmundja e diplomatëve, mediat amerikane vënë gishtin ndaj Rusisë
Sëmundja e diplomatëve dhe zyratrëve të CIA-s në vende të ndryshme të botës, duke se po zbërthehet nga hetuesit amerikanë si një sulm i mirëmenduar nga vende kundërshtare të SHBA. Për ta rikujtuar, sëmundja në fjalë, ende e pashpjeguar se çfarë e shkakton, u njoftua fillimisht nga diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë me simptoma të tilla si dhimbje koke, marrje mendsh, parehati, apo edhe zhurma në vesh.
Musk: Shpresoj të ndërtojmë një qytet në Mars përpara Luftës III Botërore
Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka deklaruar së fundmi se ai shpreson të përfundojë ndërtimin e një ngulimi – qyteti në Mars brenda vitit 2050. Sipas tij, planeti do të popullohet dhe furnizohet duke përdorur anijet e kompanisë së tij, ende në zhvillim, Starship, që janë projektuar për të dërguar njerëz në Mars dhe sjellë ata pas.
Miqtë janë arma sekrete e Amerikës
Miqtë janë arma sekrete e Amerikës
Seks online para kamerës së Zoom, shkarkohet gazetari i “New Yorker”
Një incident i sikletshëm para kompjuterit i ka kushtuar jo pak gazetarit Jeffrey Toobin. I gjendur vetëm në zyrë, duke mos qenë në dijeni se platforma Zoom ishte aktive, Toobin ka vendosur të relaksohet. Nga ana tjetër kanë qenë të shumtë “spektatorët”, kolegë të tij, që kanë parë shkrimtarin e New Yorker dhe analist ligjor i CNN teksa masturbohej.
"Mendova se nuk më shihte njeri. Mendova se e kisha mbyllur videon". Ndërkohë, New Yorker, për të cilin ai ka punuar për 25 vjet, e ka pezulluar nga detyra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe CNN.