Para 25 prillit skadojnë mbi 1 milionë karta identiteti

Postuar në 13 Janar, 2021 14:49

Nga 3.5 milionë shqiptarë me të drejtë vote, më shumë se një e treta e tyre mund të mos kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit për shkak të skadimit të kartës së identitetit. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Beldar Doracaj, shprehet se mbi 1 milion personave ose u ka skaduar karta e identitetit ose pritet t’u skadojë.

Youtube bllokon për 7 ditë kanalin e Donald Trump

Postuar në 13 Janar, 2021 12:30

Youtube ka njoftuar se ka hequr nga faqja e vet një video të postuar në kanalin e Donlad J. Trump me arsyetimin se ajo nxit dhunën. Për këtë vendim platforma që posedohet nga Google ka dhënë një njoftim të posaçëm përmes të cilit po ashtu bën me dije se edhe vetë kanali i Trump bllokohet për minimum 7 ditë.

Marrëdhëniet SHBA-BE në pikën më të ulët. Pompeo anullon turin në Europë

Postuar në 13 Janar, 2021 12:21

Politico” i ka kushtuar një shkrim anullimit nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të vizitës së parashikuar në Europë.

Pasi refuzoi të njihte fitoren e Loe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo papritur është kaq i dedikuar për një tranzicion të qetë saqë anulloi një udhëtim në Bruksel…

Pse i braktisën antibiotikët gjigantët e farmaceutikës?

Postuar në 13 Janar, 2021 00:29

Që prej vitit 1960, bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë janë bërë më rezistentë ndaj ilaçeve antimikrobiale. Kjo ka sjellë si pasojë rritjen e vdekjeve. Sëmundjet që lidhen me këtë u marrin jetën rreth 700 mijë njerëzve çdo vit, por përllogaritet që kjo shifër mund të shkojë në 10 milionë në vit nëse nuk bëhet diçka. Kjo shifër është shumë më e madhe se numri i atyre që vdesin aktualisht në botë nga kanceri çdo vit. Më pak antibiotikë të rinj po hidhen në treg; klasa e fundit krejtësisht origjinale e antibiotikëve u zbulua në fund të viteve 1980.

MCN Tv zbardh draft/marrëveshjen e qeverisë me Pfizer për vaksinën

Postuar në 12 Janar, 2021 18:26

Mbërritja e vaksinës anti-CoVid-19 në Tiranë është mbuluar me shumë spekullime për shkak të konfidencialitetit që qeveria ruajti. Megjithatë disa dokumente kanë dalë sot në media, dokumente të cilat provojnë kalimin në doganë të një pjese të dozave, por edhe vendin e origjinës.

Raporti i aktivistëve të të drejtave të njeriut: Izraeli është një regjim aparteidi

Postuar në 12 Janar, 2021 16:00

Një grup për të drejtat e njeriut në Izrael ka publikuar një letër që pritet të provokojë polemika të ashpra.

Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta...Por jo kjo!

Postuar në 12 Janar, 2021 15:24

Lulzim Basha duket se ka gjetur një togfjalësh elektoral që sikur ngjit: Shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta

E bëri çorap edhe punën e vaksinës

Postuar në 12 Janar, 2021 13:53

 Kryeministri ia ka dalë që të ngatërrojë mbarë vendin edhe me një zhvillim që teorikisht do të duhet të ishte pozitiv siç është vaksinimi kundër CoVid-19. Përtej diskutimit se vendi i origjinës është konfidencial për shkak të kërkesave të larta, qeveria nuk mund të mbajë të fshehtë dërgesën, llojin e vaksinës dhe mënyrën sesi ajo transportohet.

1075 vjet burg për predikuesin turk Adnan Oktar

Postuar në 12 Janar, 2021 12:41

Një gjykatë turke ka dënuar dje predikuesin televiziv të Islamit, Adnan Oktar me mbi 1000 vjet burg nën akuzën e krijimit dhe drejtimit të bandës kriminale, mashtrimit dhe abuzimit seksual. Ai u arrestua në korrik 2018 bashkë me 77 persona të tjerë dhe qysh atëherë ka qëndruar në burg.

Negociatat Turqi-Greqi, më 25 janar në Stamboll. Pala greke: Propozimi i Ramës, për të rënë në sy

Postuar në 12 Janar, 2021 11:50

Takimi mes Turqisë dhe Greqisë, i shumëpërfolur se do të zhvillohej në Tiranë, në të vërtetë do të mbahet në Stamboll. Gazeta konservatore greke “Kathimerini”, e cila është pranë kryeministrit aktual grek në qëndrime, njofton përmes një opinioni të Vassilis Nedos se Athina zyrtare ka refuzuar propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që është parë si një lëvizje për të impresionuar sesa për të zgjidhur punë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS