Truri "riciklon" neuronet për të lexuar

Postuar në 24 Janar, 2021 21:16

Truri i njeriut nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të zhvilluar një zonë të dedikuar posaçërisht për leximin: për të njohur shkronjat dhe fjalët ripërdor neuronet që kanë evoluar në kohët antike për të rielaboruar lloje të tjera të stimujve vizualë.

Covid-19/ A duhet t’u besojmë të gjitha studimeve?

Postuar në 24 Janar, 2021 15:50

Rasti i një studimi të publikuar së fundmi në Kanada ngre edhe njëherë shqetësimin e konkluzioneve të nxituara lidhur me SARS-Cov-2, virusi që prej më shumë se një viti qarkullon në botë, por ende nuk njihet plotësisht nga shkencëtarët. Një grup studiuesish dolën në përfundimun se kolkikina (colchicine), një ilaç që përdoret për trajtimin e inflamacionit të shkaktuar nga artriti mund të reduktojë nevojën për spital të pacientëve Covid-19.

Kadareja me mik...

Postuar në 24 Janar, 2021 12:51

Në një reagim të përbashkët i disa gazetërë të disa televizioneve ankohen se në një takim me çiftin Kadare në Kavajë, ata janë privuar nga e drejta për të qenë pjesë e aktivitetit. Reagimi i tyre shkon kundër drejtoresësh së Qendrës Kombëtare të Librit, që duket se trajton në mënyrë të diferencuar mediet duke dhënë alibi nga më të pabesueshmet. Po e sjellim më poshtë reagimin meqenëse përbën interes publik qoftë edhe për faktin se deri ku ka shkuar sektarizimi në këtë vend nën qeverisjen e kozmpolitanëve të mëngjër:

BE: Do të këmbëgulim për arsyet e vërteta të vonesave në furnizimin me vaksinën e CoVid-19

Postuar në 24 Janar, 2021 12:33

Bashkimi Europian ka paralajmëruar sot se do të marrë masa që kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat e nënshkruara për furnizimin me vaksinën anti-CoVid-19. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se masat konsistojnë në zbatimin e mjeteve ligjore që unioni ka në dispozicion. Michel nuk ka folur për sanksione, por sipas agjencisë “Reuters” në BE ka paqartësi për arsyet e vërteta se pse Pfizer dhe AstraZeneca nisën pakësimin e sasive të furnizimit të vaksinave.

Sfida e vaksinimit mes privatësisë dhe teknologjisë

Postuar në 24 Janar, 2021 12:25

 

“Paratë e errëta” që i shtruan Biden-it rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë

Postuar në 24 Janar, 2021 01:12

Presidenti Joe Biden përfitoi nga një sasi rekord donacionesh nga donatorë anonimë për grupe të jashtme që e mbështesnin, si rezultat, publiku nuk do të ketë kurrë një pasqyrë të plotë se kush e ndihmoi të fitonte Shtëpinë e Bardhë. Fushata fituese e Biden u mbështet nga 145 milionë dollarë, të ashtuquajtura donacione parash të errëta, një lloj i mbledhjes së fondeve që demokratët e kanë kritikuar për vite me radhë.

Shqipëri hesapi/Ministre Mbrojtjeje, SPAK, ministre e Jashtme. Dhe mbështetje nga SHBA

Postuar në 23 Janar, 2021 15:37

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka, ia ka dalë të bëhet sot lajm për kohën kur ishte ministre e Mbrojtjes. Lajmi: ministrja është marrë  në pyetje nga SPAK për dy tendera të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes gjatë pandemisë.

Tender maskash dhe ushqimesh.

Deri në pikën e fundit/ Doza të tëra të vaksinës Pfizer shkuan dëm sepse nuk u përdorën shiringat e duhura

Postuar në 23 Janar, 2021 14:51

Një detaj në kontratën e Pfizer me vendet që presin mbërritjen e vaksinës ka shkaktuar jo pak dhimbje koke në SHBA dhe në Europë ditët e fundit. Në SHBA, si në Evropë, kontratat përcaktohen duke marrë parasysh numrin e dozave dhe jo të shishkave.

Rusia: Reciprocitet me Shqipërinë. Kosova, një pseudoshtet

Postuar në 23 Janar, 2021 14:40

Rusia duket se nuk e ka gëlltitur mirë fyerjen sipas saj që iu bë nga qeveria shqiptare me dëbimin e një diplomati nën argumentimin e thyerjes së masave anti-CoVid-19. Përmes faqes së vet në Facebook, ambasada ruse në Tiranë përcjell një qëndrim të zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Grushko që paralajmëron se ky akt nuk do të kalojë për reagim.

Berisha: Sulmi i Ramës kundër Francës, shprehje vasaliteti ndaj presidentit turk, Erdogan

Postuar në 23 Janar, 2021 14:26

Gjatë një interviste në syri.net, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sulmi i fundit i Edi Ramës ndaj Francës në fakt lidhet me një rreshtim prej vasali të tij ndaj Presidentit të Turqisë, Erdogan. Në interpretimin e vet, Berisha thotë se marrëdhënia e Ramës me Erdogan manifeston të gjitha shenjat e një vasaliteti të Shqipërisë, që i shtohet rasteve të rrëmbimit të personave të dyshuar si gulenistë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS