Serbia merr të drejtën e ndërtimit edhe për fabrikën e Sinopharm për prodhimin e vaksinës
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se në Serbi do të ndërtohet së shpejti një fabrikë e Sinopharm për prodhimin e vaksinave kundër CoVid-19.
Nga 15 tetori ne do të kemi sasi të mëdha vaksine për vete dhe mbarë rajonin. Ne do të duhet të furnizojmë edhe rajonin të paktën me çmimin e prodhimit. Shpresoj se Serbia nuk do të bezdisë kënd në këtë drejtim. Dua të besoj se njerëzit kuptojnë se kjo është për shëndetin e mbarë rajonit. Serbia do të jetë pakrahasismiht e madhe me atë që është sot
Simulimi ushtarak nga SHBA: Lufta me Kinën është e humbur
E nakatosi edhe kësaj radhe
I solli vaksinat me çanta nga Rinasi.
Danimarka pezullon AstraZeneca-n, dyshime se çon në mpiksje gjaku
Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Danimarkë ka vendosur pezullimin e përkohshëm të vaksinimit me vaksinës AstraZeneca për shkak të problemeve me mpiksjen e gjakut të verifikuar në disa njerëz. Agjencia në fjalë ka nënvizuar se nuk është e konfirmuar ende nëse ka një lidhje mes vaksinës dhe simptomave te personat në fjalë por megjithatë ajo ka kërkuar nga autoritetet të ndryshojnë programin e vaksinimit dhe të ndalojnë përdorimin e AstraZeneca-s për një kohë.
Ne duhet ta sqarojmë këtë situatë përpara sesa të vazhdojmë me përdorimin e AstraZeneca-s
Fraksion në Vlorë
Në Vlorë po zhvillohet një përballje politike që mesa duket nuk kursen as PS-në dhe as PD-në. Pas lajmit të dorëheqjes së Bujar Leskajt nga pozicioni i Drejtuesit Politik të PD-së për Qarkun, vjen lajmi se Dritan Leli, kryetar i Bashkisë dhe një ndër përfaqësuesit e PS-së, përjashtohet nga fushata e kësaj të fundit.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por në media qarkullon tanimë një informacion për përjashtimin e Lelit. Ndërkohë bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama do të shkojë sot në Vlorë për të sqaruar mesa duket situatën e krijuar.
Ku shkoi gjithë ai pasion politik?
Fushata e tanishme elektorale, që mund të soditet edhe si kalendar zgjedhor, po konfirmon në mënyrë të qartë një lloj çmobilizimi emocional të shoqërisë shqiptare me politikën. Ndoshta ndikon edhe pandemia, tërmeti, emigrimi e shumëçka tjetër. Por në të vërtetë asnjë prej këtyre faktorëve nuk vepron aq sa zhgënjimi. Dhe ideja se në sfondin e çdo demagogjie, apo propagande, qëndron një dështim i dukshëm dhe strukturor i kësaj politike.
Nërron jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, shpikësi i kasetës
Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, Lou Ottens, inxhinieri hollandez që konsiderohet si shpikësi i kasetës së regjistrimit. Njoftimin e vdekjes e ka dhënë familja e tij nga qytet i Duizel.
Gjobë rekord në Rusi për ndotje mjedisore. Kompania "Norilsk Nickel" paguan 2 mld $
Kompania kryesore në botë e prodhimit të nikelit dhe paladiumit, Norilsk Nickel, ka paguar një gjobë prejj 2 miliardë dollarësh për shkak të ndotjes mjedisore masive në zonën ruse të Arktikut.
Britani, ligj që detyron kompanitë të riparojnë elektroshtëpiaket
Elektroshtëpiaket prishen shpejt dhe për to nuk ka pjesë këmbimi. Një ankesë që nuk ngjan të jetë vetëm në anët tona, por edhe në një vend të zhvilluar si Britania e Madhe. Aq sa ka shtyrë ligjvënësit të miratojnë me ligj të drejtën e konsumatorëve për të riparuar mallrat që blejnë.
Dyshime mbi neutralitetin e Agjencisë Europiane të Barnave. Zhvilluesit e Sputnik V: Kryetarja të kërkojë ndjesë
Zhvilluesi rus i vaksinës anti-CoVid-19 ka kërkuar që kryetarja e Bordit Menaxherial të Agjenicsë Europiane të Mjekësisë, Chrisat Wirthumer-Hoche për komentet e kësaj të fundit kur e quajti aprovimin e vaksinës si një “ruletë ruse”.
Ne kërkojmë një falje publike nga Wirthumer-Hoche e AEM-së për komentet e saj negative për miratimin nga shtetet e BE-së të Sputnik V. Komentet e saj ngrejnë pikëpyetje serioze rreth mundësisë së ndërhyrjes politike në vlerësimin që agjencia po i bën vaksinës. Sputnik V është miratuar nga 46 shtete
