Porfiri, patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe

Postuar në 18 Shkurt, 2021 20:28

Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe ka zgjedhur Mitropolitin e Zagrebit dhe Lubjanës, Porfir Periç, si Patriark të ri. Patriarku i ri që pason Irinein që vdiq pak kohë më parë, ka lindur në vitin 1961 në Becej. Serb në origjinë, prindërit e tij u zhvedosën herët në Vojvodinë. Ai i diplomua në vitin 1987 në Fakultetin e Teologjisë së Kishës Ortodokse Serbe, pasi kshte ndjekur më parë studimet për Arkeologji në Beograd.

Çako: “Geci” nuk përmbushi detyrimet e kontratës, duhet të mbajë përgjegjësi penale

Postuar në 18 Shkurt, 2021 15:55

Kompania Geci, e cila ka një kontratë koncensionare për mirëmbajtjen e aksit të rajonit Shkodër dhe Kukës, ishte njoftuar nga pushteti vendor dhe Agjencia e Emergjencave Civile për mundësinë e bllokimit të aksit Milot-Lezhë, por pavarësisht kësaj, ndërhyri me vonesë në terren. Kreun i Emeregjeëncave Civile, Haki Çako, thotë në një intetvistë për MCN se haptazi  me apo pa qëllim, kompania ka shkelur kontratën për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe administrative.

Në kërkim të flokut të përkryer të dëborës

Postuar në 18 Shkurt, 2021 15:34

 

Pasojat e Covid-19/ Dëmtime në zemër në gjysmën e rasteve të rënda  

Postuar në 18 Shkurt, 2021 13:03

Covid-19 lë pasoja në disa organe, mes të cilave edhe organi kryesor. Rreth 50% e pacientëve të hospitalizuar me forma të rënda të Covid-19 kanë rezultuar me pasoja në zemër. Kjo është zbuluar nga skanimi përmes rezonancës magnetike (MRI) të paktën një muaj pas largimit nga spitali. Këto janë gjetjet e një studimi të ri, i botuar në “European Heart Journal”.

Varianti i Afrikës së Jugut neutralizon vaksinën Pfizer në 2/3 e saj

Postuar në 18 Shkurt, 2021 10:54

Varianti i koronavirusit që u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut mund t’i bëjë rezistencë asaj që deri tani është konsideruar si vaksina më e mirë. Një studim laboratorik sugjeron që ky variant mund të zvogëlojë mbrojtjen e antitrupave nga vaksina Pfizer Inc/BioNTech me dy të tretat.

Me shpresë te budallallëku i një pjese, indiferenca e të tjerëve dhe solidariteti i të vetëve

Postuar në 17 Shkurt, 2021 22:21

 

Kryeministri Edi Rama postonte sot këtë foto në Facebook duke bërë këtë koment:

Titulli i “fotolajmit”: Dy pamjet e mandatit të tretë.

Siç mund të jetë vënë re, z. Rama po e thjeshton përherë e më shumë mesazhin e vet, i cili ka politike vetëm faktin se i mvishet një autoriteti publik.

Rupert Murdoch arrin marrëveshjen me Google, News Corp do të paguhet nga gjiganti i teknologjisë

Postuar në 17 Shkurt, 2021 22:08

News Corp arriti një marrëveshje globale me Google e Alphabet Inc. Kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha që kompania e Rupert Murdoch nënshkruan me një nga gjigantët e teknologjisë, raporton Reuters.

Ka apo nuk ka vend në spitalet Covid?

Postuar në 17 Shkurt, 2021 18:02

Dy ditë pasi njoftoi hapjen e spitaleve rajonale, fillimisht atij të Durrësit dhe më pas të Shkodrës, me qëllim lehtësimin e ngarkesës në katër spitalet Covid në kryeqytet, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se kapacitetet në Tiranë nuk janë ezauruar. Në një prononcim për mediat pasi inspektoi procesin e vaksinimit në “Air Albania”, në krah të kryeministrit Rama, Manastirliu tha se në spitalet Covid në Tiranë ka ende vende të lira.

Skandali në Peru/ Ish-presidenti u vaksinua gjatë testeve klinike

Postuar në 17 Shkurt, 2021 15:56

Një skandal ka trazuar Perunë, pasi një mjek zbuloi se ish Presidenti Martin Vizcarra ishte vaksinuar kundër koronavirusit në tetor të vitit të kaluar.

Doktori që drejtoi testet klinike të vaksinës kineze "Sinopharm" tregoi për ish-presidentin para parlamentit peruan, duke thënë se Vizcarra vetë kërkoi të vaksinohej, edhe pse vaksina ishte ende në fazën e provës.

Dr. Germán Málaga dëshmoi në Parlament të martën se Vizcarra, i cili më parë tha se ishte vaksinuar si vullnetar i provës klinike, nuk ishte, në të vërtetë, një vullnetar.

Martin Scorsese: Kinemaja e vërtetë po katandiset në “përmbajtje”

Postuar në 17 Shkurt, 2021 14:37

Në një shkrim-homazh për legjendën e filmit, Federico Fellini, që do të jetë në faqet e “Harper’s Magazine”, në numrin e marsit, Martin Scorsese ankohet për zhvlerësimin e kinemasë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS