President me para të pista, burg për vajzën e eurodeputetit Trajan Basescu
Ish-ministrja rumune e Turizmit dhe vajza e ish-presidentit Traian Basescu janë dënuar për korrupsion.
Ish-ministrja Elena Udrea – bashkëpunëtore dhe aleate e ngushtë politike e Presidentit Basescu - u dënua me tetë vjet burg për nxitje të korrupsionit nga Gjykata e Apelit e Rumanisë.
Ioana Basescu, vajza e ish-presidentit, u gjet fajtore për mbledhjen dhe pastrimin e parave që u përdorën më pas për të paguar për fushatën zgjedhore presidenciale të babait të saj në 2009. Ajo u dënua me pesë vjet burg.
Të dyja i kanë hedhur poshtë akuzat.
Katër në dhjetë të rinj, të varur nga smartfonët
Pothuajse katër në 10 studentë janë të varur nga smartfonët. Një studim i kryer me 1 043 studentë të moshës 18-30 vjeç në King’s College London zbuloi se 406 (38.9%) shfaqnin simptoma të varësisë nga smartfoni. Më shumë se dy të tretat (68.7%) e të varurve kishin probleme me gjumin, krahasuar me 57.1% të atyre që nuk ishin të varur nga pajisja e tyre.
Vuçiç i dhuron 10 000 vaksina Bosnje-Hercegovinës
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka bërë sot një lëvizje politike që me gjasë shenjon një konfirmim të një roli të ri të Beogradit në politikën rajonale. Mediat serbe raportojnë se ai ka vizituar Sarajevën për të dorëzuar një paketë ndihme prej 5000 dozash vaksine AstraZeneca në formë dhurate. Ai është pritur nga presidenti i Republikës Srpska, pjesë kosntituive e Federatës, Milorad Dodik dhe anëtari boshnjak i presidencës, Sefik Dzaferoviç. Në aeroport nuk ka qenë i pranishëm presidenti i Bosnjes, kroati Zhelko Komshiç, që më herët u tha se do të priste homologhun serb.
Belgjika del kundër pasaportës së vaksinës
Ministrja e Jashtme belge është zëri i radhës që kërkon qartësi në lidhje me pasaportën e vaksinës. Sophie Wilmes është shprehur se vaksinimi kurrsesi nuk duhet të lidhet me lirinë e lëvizjes në Evropë", siç synon pasaporta digjitale evropiane COVID-19.
Vaksinat, Austria dhe Danimarka “shkëputen” nga BE
Austria dhe Danimarka do të ndryshojnë kursin në lidhje me vaksinat anti-Covid. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, para udhëtimit të tij në Izrael, njoftoi se vendi i tij do të prodhojë vaksina në bashkëpunim me Izraelin.
“Nuk do të mbështetemi më te BE-ja në të ardhmen dhe, së bashku me Izraelin, do të prodhojmë doza të vaksinave të gjeneratës së dytë për mutacione të mëtejshme të koronavirusit dhe të punojmë së bashku për të kërkuar mundësi trajtimi në vitet e ardhshme", citohet Kurz nga agjencia APA.
Shqipëria anormale e para dhe pas 25 prillit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka rifilluar sërish me kapitullin e qametit në Shqipëri. Gjatë një interviste televizive sot z. Meta ka folur për prerje duarsh, për jetën, sakrifica sublime dhe Petro Nini Luarasin. Ai ka shtuar se nëse dikush prek votën do përballet me të paimagjinueshmen.
Shtyhet pagesa për koncesionin e skanimit të kontejnerëve
Kuvendi miratoi me 81 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenime projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktues dhe shoqërive “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “Për një ndryshim në marrëveshjen e konçensionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013” të ndryshuar””.
Shtyhet pagesa për koncesionin e skanimit të kontejnerëve
Kuvendi miratoi me 81 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenime projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktues dhe shoqërive “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “Për një ndryshim në marrëveshjen e konçensionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013” të ndryshuar””.
Ish-presidenti francez dënohet me tre vjet burg për korrupsion
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shpall sot fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm dhe u dënua me tre vjet burg. Megjithatë, 66-vjeçari Sarkozy ka të drejtën të kërkojë që dënimi i tij me burg - prej të cilit dy vjet janë pezulluar - të konvertohet në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.
Sarkozy bëhet kështu ish-lideri i dytë francez që i jepet dënim me burg. Paraardhësit të tij në Elysée, Jacques Chirac, iu dha një dënim me dy vjet burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion ndërsa shërbente si kryetar i Bashkisë së Parisit.
Mediat sociale na kthejnë në “minj të uritur”
Sipas një studimi të ri, njerëzit i ndjekin "pëlqimet" në platforma si Facebook dhe Instagram në të njëjtën mënyrë si minjtë ndjekin ushqimin. Përfundimi, edhe pse mund të duket qesharak, ka dalë nga një studim me mbi një milion postime në mediat sociale nga më shumë se 4 000 përdorues në nfaqe të ndryshme të mediave sociale. Studiuesit e Universitetit të Nju Jorkut zbuluan një korrelacion të drejtpërdrejtë midis asaj se sa shpesh njerëzit postojnë dhe sa shpesh marrin pëlqime.
