"Vrasësi" Putin qëndron i ftohtë/I hapur për takim me Biden javës tjetër
Bisedimet midis presidenetit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Joe Biden ka shumë gjasa që të mbahen të hënën deklaroi për mediat zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Orban në kërkim të aleatëve në Europë
Pasi doli nga PPE, Viktor Orban është në kërkim të aleatëve. Në listën e këtyre të fundit është padyshim Matteo Salvini i Lega-s në Itali. Në një intervistë për radion publike hungareze, Oban tha se së shpejti do të takohet me Salvinin dhe kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki, për të diskutuar mbi krijimin e një partie të re nacionaliste në Bashkimin Evropian.
Një ditë më parë, Fidesz, partia e Orban, njoftoi largimin nga Partia Popullore Evropiane. Ai e bëri këtë lëvizje pas disa paralajmërimeve për përjashtimin e partisë së tij nga PPE.
Video/Joe Biden rrëzohet në shkallët e avionit, rrugës për në Atlanta
Lavrov ftohet në Pekin pas samitit SHBA-Kinë
Rusia dhe Kina intensifikojnë marrëdhëniet pas presionit të SHBA-ve. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të vizitojë Pekinin pas një ftese zyrtare nga autoritetet kineze, që erdhi menjëherë pas një raundi bisedimesh me SHBA-të.
Lavrov pranoi ftesën nga homologu kinez Wang Yi të enjten dhe pritet të udhëtojë drejt Kinës më 22 mars.
Studiuesit norvegjezë kundër OBSH dhe EMA: Vaksina e AztraZeneca provokon mpiksje gjaku
Kërkuesit norvegjezë pretendojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut si pasojë e vaskinës anti-CoVid-19 të zhvilluar nga AstraZeneca. Sipas këtyre ekspertëve vaksina provokon një reagim shumë të fortë imunitar që çon mandej në një kombinim të rrallë të gjakut të mpiksur dhe trombociteve. Studimi vjen nga spitali Rikshospitalet në emër të të cilit ka folur profesori Pal Andre Holme, spital që ka trajtuar tre pacientë me simptoma të rënda pas vaksinimit me AstraZeneca.
Nuk shoh ndonjë arsye tjetër përveç vaksinës…që provokon një reagim të fortë imunitar
Marrëveshja sekrete e Biden: Të jap vaksinën, ndalo emigrantët
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur t’i japin Meksikës 2.5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca. Ajo që duket si përgjigjja e dhënë kërkesës për ndihmë nga presidenti meksikan në fakt rezulton një marrëveshje e tipit “më jep të të jap”. Donacioni përkon me një seri kërkesash që administrata e Bidenit i ka dërguar vendit fqinj për të kufizuar krizën e migrantëve përgjatë kufirit.
Riinfektimi me SARS CoV-2, gjasat ndryshojnë në varësi të moshës
Rastet e infektimit me Covid për së dyti u shfaqën që në valën e parë të pandemisë, kur bota ishte ende në karantinë. Por pak të dhëna ka pasur në lidhje me këtë fenomen të përhapur në të gjithë botën. Studimi i parë i përmasave të mëdha që i jep përgjigje shkencore pyetjes mbi riinfektimin është botuar këtë javë në “Lancet”. Sipas studimit, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën 6 muaj.
Skualifikohen kompanitë në garë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë
Pesë kompanitë në garë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë janë skualifikuar nga gara. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha në një intervistë për Report TV se asnjëra prej 5 kompanive që u ofruan për të ndërtuar tunelin nuk kanë përmbushur dokumentacionin ligjor dhe teknik.
Emiratet testojnë reshjet e nxitura nga elektriciteti
Dronë që gjenerojnë shiun. Kjo është shpikja që pritet të testohet së shpejti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dronët fluturojnë në re dhe me anë të një goditjeje elektrike i nxisin ato të prodhojnë shi.
Në Emirate përdoret tashmë ajo që njihet si teknologjia e mbjelljes së reve.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mesatarisht vetëm 100 mm në vit dhe kanë nevojë për shumë më tepër.
Në vitin 2017, qeveria akordoi 15 milionë dollarë për nëntë projekte të ndryshme për rritjen e reshjeve të shiut.
Nuk kërkon kush të përsosurin, por normalin
Mediat citojnë sot kryeministrin Edi Rama të jetë shprehur ndër të tjera se:
Unë nuk jam i përsosur, nuk jam pa gabime, të metat disa mi njihni, po i kam siç i kanë të gjithë. Unë jam këtu për të luftuar për secilin prej jush, unë dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, e fëmijëve tuaj. Shqipëria të jetë shtëpia ku cdo fëmijë i kësaj Republike të ndihet krenar
