Franca akuzon Rusinë: Sputnik V, mjet propagande dhe diplomacie agresive
Franca akuzon Rusinë se po e përdor vaksinën e saj, Sputnik V, si një mjet për të përhapur ndikimin dhe mesazhin e Moskës dhe jo si mënyrë për të luftuar krizën globale të shëndetit.
"Për sa i përket mënyrës se si menaxhohet, ajo (vaksina Sputnik V) është më shumë një mjet propagande dhe diplomacie agresive sesa një mjet solidariteti dhe ndihme shëndetësore", i tha ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, radios France Info.
Votat në zgjedhjet parlamentare dhe efekti i sistemit në shpërndarjen e mandateve
Përveç votave që mund të mbledhin subjektet zgjedhore në çdo qendër votimi, roli i sistemit zgjedhor mund të jetë deçiziv në përcaktimin e forcave në parlamentin e ardhshëm që do formohet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Pra rezultati në vota për çdo subjekt zgjedhor në çdo qendër votimi prodhon edhe rezultatin final që është rezultati në mandate për subjektet. Kjo do të thotë që ka varësi mes rezultatit në vota dhe rezultatit në mandate. Kjo varësi (të cilën e përcakton Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor) dhe defektet e saj do të jenë objekt analize në këtë shqyrtim.
Status quo-ja nuk prodhon më stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Status quo-ja nuk po garanton më stabilitet në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të përqendrohet më shumë te fitoret e vogla në mënyrë që të arrijë qëllimet afatgjata. Ky ishte konkluzioni që doli gjatë panelit “Si të rikthejmë zgjerimin e BE-së në rrugën e duhur? Përparësia te sundimi i ligjit dhe reformës në drejtësi”, organizuar nga “rrjeti WB2EU”.
Karoline Edtstadler, Ministre Federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, tha se ajo nuk e sheh si negative situatën aktuale në lidhje me procesin e zgjerimit.
“Jemi gati të ndryshojmë mënyrën si e drejtojmë Facebook-un. Thjesht na thoni si ta bëjmë”
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, do të jetë sërish të enjten në Kongres, në një seancë dëgjimore mbi rolin e medias sociale në shpërndarjen e informacionit të pasaktë.
“Jemi gati të ndryshojmë mënyrën si e drejtojmë Facebook-un. Thjesht na tregoni si ta bëjmë”, pritet të jetë thelbi i deklaratës së Zuckerberg.
Facebook, i rritur në mënyrë progresive përgjatë viteve të fundit, është kthyer në një kompani jashtëzakonisht fitimprurëse. Ai gjeneroi 84 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar dhe aktualisht vlen më shumë se 800 miliardë dollarë.
Vaksina ka, nuk ka...ka...i gjeta Unë
Kryeministri Edi Rama e ka gjetur edhe një vjegë tjetër për të shitur veten elektoralisht: vaksinat. I sapokthyer nga Turqia, z. Rama ka njoftuar një sukses të madh me sigurimin e 1 milionë dozave.
Në Stamboll për shumë vaksina! O ia dalim o ia dalim, s'ka tjetër dhe po s'ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot. Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim
Holograme në pak sekonda falë inteligjencës artificiale
Një grup studiuesish të MIT kanë zhvilluar një teknikë për të gjeneruar holograme në kohë reale. Teknika e re është aq efikase, sa mund të bëhet në një kompjuter portativ ose smartfon. Liang Shi, njëri prej studiuesve, thotë se falë kësaj teknike hologramet do të përdoren në shumë fusha.
Kultura pop e bëri termin “hologram” sinonim të reperit të ndjerë Tupac Shakur, me performancën e tij në Coachela 2012. Në fakt, nuk ishte mirëfilli një hologram. Ishte një iluzion optik me efekt pasqyrë, që njihet ndryshe si Pepper’s Ghost.
Përtej dominimit - e ardhmja dhe e shkuara e dekolonizimit
Ka një traditë të vjetër në shkrimet akademike që i trajton zonat gjeografike të botës si sfonde natyrore në të cilat janë zhvilluar ngjarjet historike. Kjo perspektivë, që e ka origjinën tek iluministë si Montesquieu, është e dukshme në punën e teoricienëve politikë konservatorë si Samuel Huntington, sipas të cilëve qytetërimet u ndërtuan në blloqe të përhershme gjeo-etnike, si dhe në punën e studiuesve marksistë si Immanuel Wallerstein, sipas të cilit qendra dhe periferia ishin produkte të zhbalancimeve gjeografike afatgjata.
Raporti i ri i Pentagonit për UFO-t ka elementë që shpjegohen me vështirësi
SHBA duket se po shkon tashmë drejt pranimit zyrtar të ekzistencës së Objekteve Fluturuese të Paidentifikuara, njohur botërisht me akronimin UFO. Deri më sot autoritetet dhe shkenca akademike kanë qenë në një lloj dueli mbi të vërtetën e dukurive të tilla të dëshmuara nga miliona njerëz, ndërkohë që në SHBA thuhet se rreth 50% e njerëzve besojnë në ekzistencën e UFO-ve si dëshmi e pranisë së alienëve në planetin tonë.
Arian Çani: Do të jetë një lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje
Disa gjëra duhen qëruar. Të paktën këtë mendon gazetari Arian Çani që në studion e MCN TV ka qenë i drejtpërdrejë. Pyetjes se si e parashikon fushatën, gazetari Arian Çani iu përgjigj duke thënë se “do të jetë një lajm i mirë nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje”.
Pikëpyetje për AstraZeneca edhe në SHBA
Ndërsa EMA i hapi sërish rrugën vaksinimit me AstraZeneca në Europë, një tjetër pengesë del në SHBA për vaksinën e Oksfordit. Të hënën, AstraZeneca publikoi rezultatet e testeve klinike në SHBA, të cilat tregojnë se ajo është 79% efektive në parandalimin e Covid-19, por Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive ngriti shqetësimin se këto rezultate mund të jenë të vjetra.
