Ndryshojnë rregullat e shahut

Postuar në 02 Prill, 2021 08:52

Shahu ka një histori të gjatë që shtrihet në mijëvjeçarë. Ndërsa rregullat kanë evoluar gradualisht gjatë 1500 viteve të fundit, ndryshimi i fundit i madh që u është bërë atyre daton afërsisht në vitin 1860.

Dera e një krize të mundshme kushtetuese paszgjedhore

Postuar në 02 Prill, 2021 00:29

Nëse hap sot faqen e presidencës të shfaqet një njoftim i cili të fton si qytetar që të denoncosh çdo krim zgjedhor. Aty jepen adresa email ku mund të denoncosh dhe bëhet thirrje që të mos qëndrohet pasiv ndaj kësaj situate.

Një drejtori dhe dy gjykata injorojnë Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 01 Prill, 2021 23:13

Në Fletoren Zyrtare është botuar së fundmi një vendim i Gjykatës Kushtetuese i datës 4 mars 2021 që është disi atipik nisur nga lloji i vëmendjes që i kushtohet në media kësaj gjykate. Ankues është një subjekt juridik, shoqëria “Top-AlB Konfeksion” që ka kërkuar në objektin e ankimit shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.

"Nuk ka ende fonde për projektin e ri të Bibliotekës Kombëtare"

Postuar në 01 Prill, 2021 18:56

Vendi do të ketë një Bibliotekë të re Kombëtare, me gjasë tek zona e ish-Gardës së Republikës, terreni është, por mungojnë fondet.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, thotë në një intervistë për MCN TV se kjo është arsyeja që ka mbetur pa nisur zbatimi, por e sheh me optimizëm hedhjen e një prej hapave, zgjedhjen e vendit të përshtatshëm.

Por në çfarë do të kthehet Biblioteka aktuale Kombëtare? Ai thotë se ideja e kahershme është që të bëhet Biblioteka e Tiranës. Drejtori Misha tregon edhe në fazën ku gjendet projekti i dixhitalizimit të veprave dhe artikujt.

Akuzë Bolsonaros: Pandemia, genocidi më i madh. Na ndihmoni!

Postuar në 01 Prill, 2021 16:08

Brazili është ndër vendet me numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva e cilëson këtë situatë gjenocidi më i madh në historinë e vendit.

Histori e gjatë me hashashin në Shqipëri

Postuar në 01 Prill, 2021 15:17

Një e dhënë kurioze nga arkivat shqiptare na jep një mundësi për ta parë çështjen e hashashit si dukuri të shtrirë në kohë dhe në kulturën shqiptare. Më poshtë po përcjellim një dokument të vitit 1956, që konsiston në një urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Siri Çarçani, për ndalimin e shitjes së hashashit(hashishit), referuar Kodit Penal, por edhe kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë që nënvizonte se lënda në fjalë është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

OBSH, kritika Europës për ritmin e ngadaltë të vaksinimit

Postuar në 01 Prill, 2021 12:45

OBSH kritikon Europën për ritmin e ngadaltë të vaksinimit. "Vaksinat janë mënyra jonë më e mirë për të dalë nga kjo pandemi ... Sidoqoftë, fillimi i këtij procesi është në mënyrë të papranueshme i ngadaltë" dhe "po zgjat pandeminë", tha drejtori i OBSH-së për Evropën në një deklaratë, Hans Kluge.

OBSH vlerëson se rritja e aktuale e numrit të rasteve të koronavirusit në Evropë është më shqetësuesja.

Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.6 milion njerëz janë prekur nga COVID-19 në 51 vendet e Evropës javën e kaluar – java e gjashtë radhazi që shënon rritje.

Harvardi i thotë 'Jo' për momentin projektit të gjeoinxhinierisë

Postuar në 31 Mars, 2021 23:39

Mund të luftosh ndryshimin e klimës, por jo me çdo mjet. Gjeoinxhineria diellore është një prej tyre. Ideja është të bllokosh një pjesë të rrezeve të diellit që të mos arrijnë në sipërfaqen e Tokës, duke i reflektuar ato në hapësirë me grimca të stratosferës. Ekspertët në këtë pikë nuk janë të sigurt për rreziqet që mund të paraqesë një eksperiment i tillë.

Nismë për një traktat të ri ndërkombëtar për shëndetin

Postuar në 31 Mars, 2021 21:14

Drejtuesit e 25 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare kanë nënshkruar një letër të përbashkët përmes së cilës bëjnë thirrje për rishikimin e arkitekturës ndërkombëtare të shëndetit në funksion të përballimit më të mirë të pandemisë së radhës. 

"Është koha të ndëshkojmë krimet e regjimit në Siri"

Postuar në 31 Mars, 2021 16:00

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS