Merkel pranon dështimin: Humbëm kontrollin mbi pandeminë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranur se Gjermania dështoi në kontrollimin e situatës së pandemisë. Gazeta “Bild” referon një videokonferencë të kancelares me krerët e CDU/CSU gjatë së cilës ajo ka folur hapur për atë që e quan dështim të qeverisë.
Ne humbëm kontrollin mbi këtë situatë
citon “Bild” kancelaren.
Merkel ka pranuar se autoritetet nuk kanë aftësinë për të moitoruar kontaktete e personave të infektuar.
Putin: Ky pallat nuk është i imi
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit të tij, Alexei Navalny se ai posedon pranë detit të Zi një kompleks që kushton mbi 1 miliardë dollarë. Në një bashkëbisedim me studentë, Putin ka deklaruar në mënyrë kategorike se ai, apo të afërm të ngushtë të tij të kenë një pasuri të tillë.
Afera e përgjimeve, reagon biznesmeni Besnik Halili
Disa ditë më parë, Ora News botoi disa pjesë përgjimesh të realizuara nga Antimafia Italiane në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Itali. Në këto përgjime janë përmendur disa emra në biseda telefonike, dhe ndër të tjera përmendet emri “Niku”, i cili është z. Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k.. I kontaktuar sot, z. Halili u shpreh për MCN TV në lidhje me lajmet e këtyre ditëve të fundit.
Z. Halili, emri juaj është përmendur në përgjimet e dala në media gjatë javës së shkuar. Cili është roli juaj në to?
Rikthim në krizë, Giuseppe Conte jep dorëheqjen
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, pritet të japë dorëheqjen.
“Lufta e ftohtë” e Kinës me Biden, Jingping: Amerika është arrogante
Duket si një fjalim i hartuar për të hyrë në histori ai që presidenti kinez, Xi Jinping, mbajti sot në Forumin Ekonomik Botëror. Ndryshe nga ç’pritej me largimin e Trump, Kina duket e vendosur për “luftën e ftohtë” me SHBA-të. Edhe pse asnjëherë nuk iu referua me emër Amerikës së Biden-it, Jingping nuk e kurseu termin arrogancë.
Kriptovalutat/ Në Rusi pritet lançimi i Sbercoin
Banka më e madhe e kredive në Rusi, Sberbank, ka aplikuar te rregullatori kombëtar financiar për të ngritur një platformë blockchain për monedhën e saj digjitale, Sbercoin. Projekti mund të nisë që në pranverë.
Sberbank dërgoi aplikimin për platformën në Bankën Qendrore të Rusisë në fillim të vitit. Kërkesa është bërë në bazë ligjit për pasuritë financiare digjitale, që hyri në fuqi në Rusi më 1 janar.
Shpifje dhe mashtrim, kompania e pajisjeve të votimit kërkon 1.3 miliardë $ nga Rudy Giuliani
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ndaj Trump dhe njerëzve të tij kanë nisur paditë në gjykata. Një kompani amerikane e makinerive të votimit hapi një proces gjyqësor 1.3 miliard dollarë kundër avokatit të ish-presidentit. Rudy Giuliani akuzohet për shpifje dhe mashtrim lidhur me zgjedhjet presidenciale. Kjo nuk është padia e parë që ngre kompania “Dominion Voting Systems Inc” ndaj njerëzve të ish-presidentit. Ajo më parë ka hapur një proces kundër avokatit të fushatës së Trump, Sidney Powell, të cilin e akuzoi për përhapjen e teorive të rreme të konspiracionit në lidhje me zgjedhjet.
Gjermani, zbulohet skeleti i një peshkaqeni të 150 milionë vjetëve më parë
Zbulimi i një skeleti pothuajse të plotë të një peshkaqeni të periudhës jurasike u ka dhënë studiuesve një pasqyrë më të qartë të jetës në Tokë 150 milionë vjet më parë.
Fosili i ruajtur jashtëzakonisht mirë u gjet në formacionin gëlqeror Solnhofen në Bavari, Gjermani. Zona ka pasur peizazh lagunor tropikal në kohën kur peshkaqeni ishte në habitatin e vet.
Joshja e ngjyrës blu
Bluja hyn në listën e ngjyrave të preferuara për shumicën e njerëzve. Por ajo për të cilën shumë mund të mos e kenë pyetur veten është se pse kjo ngjyrë është kaq e rrallë në natyrë, pra në botën e bimëve dhe kafshëve. Në fakt, pigmenti blu është i rrallë, sepse shpesh bimët e kanë të vështirë ta prodhojnë. Ato mund të kenë evoluar për ta bërë këtë kur u sjell atyre një përfitim të vërtetë: specifikisht, tërheqjen e bletëve ose insekteve të tjera polenizuese. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye. Mungesa e luleve blu vjen pjesërisht edhe për shkak të kufijve të syve tanë.
Mitet mbi “të majtët” dhe “të djathtët” në Kosovë