Noterët e alibisë
Partia Demokratike duket se ka marrë sot një goditje të re sa i përket pretendimeve të saj për manipulim masiv elektoral më 25 prill 2021. Gjatë një aktiviteti në Përmet, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se zgjedhjet përmbushën standardet dhe se Shqipërisë tashme duhet t’i hapet drita jeshile për konferencën ndërqeveritare.
Ish-këshilltari i Trump: Covid-19, një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet e 2020-s
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn, beson se pandemia e Covid-19 është një fabrikim për të zhvendosur vëmendjen nga zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë të dhënë të premten, Flynn, një nga figurat e njohura të teorisë së konspiracionit QAnon, tha se virusi u krijua para 3 nëntorit "për të fituar kontrollin" e shoqërisë.
Iran, të moderuarit përjashtohen nga gara presidenciale
Zgjedhjet presidenciale në Iran duket se nuk do të sjellin surpriza. Këshilli i Gardianëve ka miratuar emrat që kalojnë në fazën e dytë, mes të cilëve nuk ka kandidatë të fortë nga radhët e të moderuarve. Janë shtatë kandidatët në garë për presidencën iraniane, raportojnë mediat. Zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor.
Të bëhemi pak budallenj të dobishëm e ta besojmë SHBA
Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën më në fund informacione të besueshme për aktet korruptive të Sali Berishës. Dhe sapo një gjë e tillë ndodhi, SHBA vepruan duke e shpallur atë non grata, një akt analog p.sh me heqjen e qytetarisë romake dikur.
Por nga erdhën këto informacione në një shtet që thuhet se ka 17 agjenci për shërbimet inteligjente? Këtë çështje duket se e ka zgjidhur Vizion Plus që i është drejtuar ambasadës amerikanë në Tiranë me dy pyetje:
Supergalaktika që po rishkruan historinë e universit
Ndërsa materia e errët mblidhej në grumbuj, ajo tërhoqi gaz dhe formoi yjet dhe në këtë mënyrë edhe galaktikat. Ky formacion yjesh dhe galaktikash u rrit gjatë disa miliardë viteve, duke arritur kulmin e tij 10 miliardë vjet më parë. Por detaje të reja nga një galaktikë e largët zbulojnë se ajo ishte disa miliarda vjet më parë në këtë proces.
Braho: Metën ta sjellim me forcë në komision
Refuzimi i presidentit për t’u paraqitur në komisionin hetimor është pasuar nga një kërkesë e deputetit Spartak Braho për shoqërimin e tij me forcë. Braho solli në vëmendje raste të ngjashme përgjatë viteve të kaluara, kur protagonist ka qenë vetë Meta dhe Berisha.
Kush do të paguajë për të ardhmen pa karbon, debat në BE
Liderët e Bashkimit Evropian takohen të martën (25 maj) për të diskutuar mbi hapat drejt strategjisë për një të ardhme me karbon të ulët. Samiti do ta vërë theksin te riorganizimi i ardhshëm i politikave të BE për ndryshimin e klimës.
Komisioni ekzekutiv i BE do të publikojë propozimet mbi politikat klimatike në korrik, duke përfshirë reformat në tregun e karbonit dhe standarde më të ashpra të dioksidit të karbonit për makinat. Për miratimin e tyre duhet unanimiteti i 27 vendeve anëtare.
Një libër për rehabilitimin e Michael Goleniewskit - dezertorit kryesor të Luftës së Ftohtë
Gazeta britanike “The Guardian” raporton për publikimin e afërt të një libri të ri me autor Tim Tate, nën titullin: Spiuni që u injorua. Libri në fjalë trajton historinë e jashtëzakonshme të Michael Goleniewski, një operativ dhe zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete polake, që punoi për sovjetikët, mandej për Perëndimin derisa në fund dezertoi. Sipas të dhënave, Goleniewski ekspo
Tre kërkues në Vuhan u sëmurën në nëntor 2019. Raporti që rihap debatin për origjinën e CoVid-19
Mediat amerikane referojnë një raport të shërbimeve inteligjente të SHBA sipas të cilave hidhet dyshimi se CoVid-19 ka shpëtuar nga laboratori i Virologjisë në Vuhan të Kinës. Mediat sjellin në vëmendje faktin se në fillim të nëntorit 2019, tre kërkues në laboratorin në fjalë u sëmurën dhe kërkuan ndihmë mjekësore. Po kështu, i njëjti dokument i miratuar në ditët e fundit të administratës Trump, citon se simptomat e të prekurve përputhen me ato të të sëmurëve nga CoVid-19, por edhe të sëmundjeve sezonale.
Youtube do të fitojë edhe nga krijuesit e vegjël
Përditësimi i fundit i rregullave të fitimit nga përmbajtja e YouTube mund të prekë krijuesit e vegjël. Atyre që shikojnë videot në kanalet me pak abonentë do t’u ofrohen reklama dhe kompania do t’i marrë të gjitha të ardhurat për vete.
