Jeruzalemi, Palestina letër vendeve islamike: Shkëpusni marrëdhëniet me Kosovën!

Postuar në 20 Prill, 2021 21:43

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se Palestina ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që t’u japë fund marrëdhënieve me Kosovën për shkak të qëndrimit të kësaj të fundit për Jeruzalemin. 

Gazeta në fjalë flet për një letër që ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës, e cila përfshin një kërkesë për dhënien fund të marrëdhënieve me Kosovën. 

Putin humbet në Çeki, dëbohen 18 diplomatë dhe refuzohet një kontratë miliarda euro në sektorin bërthamor

Postuar në 20 Prill, 2021 17:38

Rusia dhe Republika Çeke janë përfshirë së fundmi në një krizë diplomatike për shkak të zbulimit nga Praga të një njësie spiunazhi rus që akuzohet se ka kryer disa operacione, mes të cilave edhe hedhja në erë në vitin 2014 e një fabrike municioni. Pas kësaj akuze, Kremlini mori vendimin e paprecedentë të dëbimit të të paktën 20 diplomatëve çekë, ndërkohë që Praga largoi 18 diplomatë. Hetimet nga pala çeke kanë zgjatur për 7 vjet dhe sipas “Reuters” është arritur të provohet lidhja me agjencinë ruse të zbulimit, GRU me disa akte të kryera në vite, jo vetëm në Çeki. 

Raporti/ Serbia publikon konkluzionet mbi 3 muajt e parë të vaksinimit

Postuar në 20 Prill, 2021 16:08

Më shumë se tre muaj pasi nisi procesin e vaksinimit, Serbia ka një raport mbi rezultatet e tij. Sipas raportit, detaje të të cilit janë publikuar nga “Blic”, të vaksinuarit janë 50 herë më pak të rrezikuar nga infektimi se ata që presin për t’u vaksinuar. Asnjë prej të vaksinuarve me Pfizer dhe AstraZeneca nuk ka kërkuar asistencë spitalore.

Xi Jinping: Rendi botëror ka nevojë për drejtësi, jo hegjemoni!

Postuar në 20 Prill, 2021 13:36

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje sot për rishikimin e rendit botëror sidomos në kontrollin hegjemonik të strukturave të qeverisjes globale. Duke folur në forumin vjetor Boao Forum për Azinë, Xi ka folur për vende që përpiqen të krijojnë barriera dhe ndasi të cilat sipas tij sjellin vetëm dëme.

Bota do drejtësi, jo hegjemoni. Një vend i madh duhet të duket si i tillë duke dëshmuar se po merr më shumë përgjegjësi

Zbulohet rasti i parë i transferimit të gjeneve nga bima te një insekt

Postuar në 20 Prill, 2021 13:30

Te njerëzit është i pamundur ndërrimi horizontal i gjeneve, por disa organizma arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. I njohur si "transferimi horizontal i gjeneve", ky proces është i zakonshëm te bakteret, të cilat në këtë mënyrë fitojnë mbrojtje kundër antibiotikëve.

Edhe bimët dhe kafshët, herë pas here marrin gjene nga mikrobet (veçanërisht viruset). Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar prova të përdorimit të gjeneve të një bime nga një insekt.

BE: Moska ka përgjegjësi për gjendjen e Navalnit

Postuar në 20 Prill, 2021 11:22

BE bën përgjegjëse Moskën për gjendjen e liderit të opozitës, Aleksei Navalni. Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell, në një videokonferencë me ministrat e Jashtëm të BE-së ka kërkuar që Navalni të asistohet nga mjekët e tij.

Video/NASA ngre një helikopter mbi sipërfaqen e Marsit

Postuar në 20 Prill, 2021 00:50

Video/Kryeministri largohet në mes të intervistës

Postuar në 19 Prill, 2021 23:18

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën në studion e Ilir Babaramos, pas disa pyetjeve që i ka konsideruar si të papështatshme për statusin e tij. Më poshtë video:

Lotari për të reduktuar anijet në kanalet e Amsterdamit  

Postuar në 19 Prill, 2021 22:08

Në kanalet e Amsterdamit, anijet e vogla në të cilat turistët shijojnë një vakt ndërsa sodisin peizazhin, do të reduktohen në numër. Licencat tani po kalojnë në një sistem lotarie, që lë në fuqi vetëm disa prej tyre. Ndërkohë, 20 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kundërshton rregullat lokale të transportit, të cilat sipas tyre mund t’i vrasin bizneset familjare. Me vendim të këshillit të qytetit, lotaria për 155 licenca u hodh vitin e kaluar.

Borrell: Rusia ka përqendruar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën

Postuar në 19 Prill, 2021 19:47

Bashkimi Europian ka njoftuar përmes diplomatit të vet kryesor, Josep Borrell, se Rusia ka përqendruar në kufi me Ukrainën dhe Krime, mbi 150 000 trupa ushtarake.

Janë më shumë se 150 000 trupa të mbledhur në kufijtë ukrainas dhe në Krime. Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është evident

ka thënë Borrell.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS